Connect with us

Ferizaj

Paratë e gjetura afër Stacionit Policor në Ferizaj i kthehen pronarit

Published

on

Janë të rrallë njerëzit që kur gjejnë para në rrugë i kthejnë ato tek pronarët. Mirëpo ka edhe nga ata që tregohen zemërmirë dhe nuk përfitojnë nga rasti.

Kështu u tregua studenti Blerton Sejdiu nga Nerodimja e Ferizajt, i cili muaj më parë afër Stacionit të Policisë në Ferizaj i kishte gjetur në rrugë rreth 300 euro, të cilat i pati dërguar në polici.

Policia e Ferizajt ishte vënë në kërkim të personit të cilit i kishin humbur paratë, ku përmes mediave pronari  i parave të humbura e kuptoi lajmin dhe sot në prani të zyrtarëve policor dhe të personit që i kishte gjetur ato, i mori paratë e tij.  Të riut që i gjeti paratë dhe i dorëzoi në polici iu nda një mirënjohje nga Policia e Ferizajt për gjestin e mirë.

“Afër Stacionit Policor kam hasur në disa monedha monetare dhe menjëherë kam lajmëruar institucionet përkatëse, por fatmirësisht policia arritën ta gjejnë personin e duhur. Ka qenë kohë me shi, mendova mos i kanë rënë një personi afër meje, por atij jo dhe menjëherë i solla në polici. Bëj apel tek të gjithë që të veprojnë kështu pasi është shembull i mirë”, tha Sejdiu.

 E, paratë  i kishin humbur Arton Muhaxherit nga fshati Dremjak i Ferizajt. Ai tregon se ishte mjaft i shqetësuar kur i kishin humbur paratë, pasi ato nuk ishin të tijat, por të kompanisë ku punon dhe me to do të kryente një pagesë.

“Më datën 29 shtator afër Stacionit Policor rreth orës 20:00 më kanë rënë të hollat, unë  e falënderoj shumë Blertonin dhe Policinë. U shqetësova shumë, kam dalë i kam kërku gjithkah, por më paskan pas rënë tek bankomati dhe fatmirësisht i paska gjetur Blertoni. Lajmin e pashë ne media, paratë kanë qenë të punës dhe me to kam pas me kry një pagesë. Porosia ime është me vepru sikur Blerton Sejdiu, me të vërtet është person i rrallë”, tha Muhaxheri.

Policia thotë se nuk e kishte të lehtë ta gjente pronarin e të hollave, meqë ato janë gjetur pa asnjë dokument.

Ne nuk kemi arritur ta identifikojmë personin, ka qenë e vështirë pasi kamerat e sigurisë nuk e kanë kapur personin që i kanë humbur paratë dhe pas shterrjes së të gjitha mundësive kemi kërkuar asistim edhe nga mediumet lokale dhe pas plasimit të lajmit në mediume ka ardhur deri tek identifikimi i personit dhe është vërtetuar, argumentuar se të hollat kanë qenë të tijat“, tha zëvendëskomandanti i Stacionit Policor në Ferizaj, Ismet Dervishi.

Gjatë takimit, Blertoni dhe Artoni u njoftuan se kishin afërsi familjare.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending