Connect with us

COVID19

Kaçaniku, komuna që po e mban nën kontrollë situatën me pandeminë

Published

on

Derisa në Kosovë që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit janë shënuar shifra rekorde të të infektuarve me Covid-19, brenda këtij shteti është një komunë e cila e ka mbajtur nën kontrollë situatën me pandeminë.

Është kjo komuna e Kaçanikut e cila në 33 mijë e 454 banorë sa ka, të  infektuar me këtë virus ka pasur vetëm 280 qytetarë, duke u renditur kështu ndër komunat me më së paku raste.

“Sa i përket menaxhimit të kësaj sëmundjeje e dimë që nuk ka mundur askush nga shtetet  e forta të jenë më imune në këtë drejtim, por megjithatë edhe Kosova është përballuar, e në veçanti sot kur po flasim për komunën e Kaçanikut ka qenë një sfidim i llojit të veçantë, por megjithatë mund të themi se në krahasim me komunat e tjera kemi pasur një numër më të vogël të të infektuarve dhe kjo ka qenë ndoshta vetëdijësim i qytetarëve. Që nga fillimi i pandemisë në komunën e Kaçanikut kemi pasur të infektuar 280 qytetarë, nga këta sot i kemi 225 të shëruar dhe 44 raste janë aktive dhe nga gjithë ky numër kemi 11 me fatalitet, ky është një numër që në krahasim me komunat e tjera qëndrojmë më mirë“, tha kryetari i Kaçanikut Besim Ilazi. 

Kryetari i kësaj komune Besim Ilazi, thotë se janë qytetarët ata të cilët kanë ndikuar në menaxhimin e situatës, pasi kanë zbatuar në përpikëri çdo masë të vendosur nga niveli qendror.

“Jemi ndër shtabet e para që kemi krijuar në nivel komune dhe ndoshta bashkëpunimi i qytetarëve dhe afërsia me ta, por më së shumti vetëdijësimi  i tyre ka ndikur që të jenë këto shifra, ata kanë pas shumë mirëkuptim ndaj masave që janë marrë nga Qeveria dhe në mënyrë absolute i kanë respektuar dhe kjo ndoshta është efekti i asaj që qytetarët e Kaçanikut kanë qenë më pak të infektuar”, theksoi Ilazi.

E, gjatë përballjes më këtë situatë, Ilazi thotë se janë munduar t’iu dalin në ndihmë raste sociale dhe bizneseve në këtë komunë. 

“Komuna e Kaçanikut është një komunë shumë pak e zhvilluar ekonomikisht, megjithatë edhe në këtë situatë ne si Kuvend Komunal kemi marrë disa vendime që kemi menduar që së paku t’iu dalim në ndihmë qytetarëve. Me përkrahjen e bizneseve të komunës dhe jashtë saj që kanë ndihmuar në forma të ndryshme, por edhe komuna e Kaçanikut ka ndarë një fond prej 100 mijë eurosh për të ndihmuar familjet skamnore, kështu që kemi arritë që deri diku ta zbusim gjendjen me mjetet që kemi pasur në dispozicion. Pjesën tjetër që kemi mundur ta bëjmë është që së paku disa biznese për këtë vit i kemi liruar nga taksa komunale, por edhe nga qiratë që ato biznese të cilat kanë qira nga komuna e Kaçanikut i kemi liruar për një vit, po ashtu edhe taksën që ka qenë 1 euro në QKMF në komunën e Kaçanikut e kemi hequr, i kemi liruar qytetarët nga kjo pagesë”, u shpreh Ilazi.

Kryetari i Kaçanikut uroi që viti i ardhshëm të jetë shumë më i mirë se ky vit që po e përmbyllim.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

COVID19

Covid-19 ende prezent në Ferizaj – Një rasti i ri me koronavirus

Published

on

Në komunën e Ferizajt në 24 orët e fundit u regjistrua një rast i ri me koronavirus dhe një pacient është shëruar nga sëmundja.


Rasti i fundit pozitiv është një qytetar i moshës mbi 50 vjeç, përcjell TV TEMA.


Deri tani, nga covid 19 janë prekur 14 mijë e 277 ferizajas kurse 184 prej tyre humbën jetën.


Në gjithë komunën e Ferizajt aktualisht janë 19 raste aktive me koronavirus.

Continue Reading

COVID19

Ndërrojnë jetë dy persona si pasojë e Covid-19

Published

on

Ministria e shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit kanë vdekur 2 persona dhe janë regjistruar 191  raste të reja të infektimeve me koronavirus të cilat rezultuan pas testimit të 926 mostrave.

Në këtë hark kohor nga sëmundja janë shëruar 255 pacientë ndërkaq në  gjithë vendin  janë 1 mijë e 325 raste aktive.

Deri tani, në Kosovë janë konfirmuar mbi 271 mijë raste të infektimit kurse 3 mijë e 196 qytetarë kanë humbur jetën. 

Në 24 orët e fundit janë dhënë 30 doza të vaksinës anti-covid derisa nga fillimi i vaksinimit mbi 824 mijë persona janë vaksinuar me dy doza. 

Continue Reading

COVID19

58 raste aktive me Covid-19 në Ferizaj

Published

on

Në komunën e Ferizajt në 24 orët e fundit u regjistrua 1 rast i ri me koronavirus derisa nga sëmundja janë shëruar 4 pacientë.

Sipas raportit të përditësuar të Ministrisë së Shëndetësisë, rasti i fundit pozitiv i përket grup moshës prej 20 deri në 29 vjeç.

Deri tani, nga covid 19 janë prekur 14 mijë e 246 ferizajas kurse 184 prej tyre humbën jetën.

Në gjithë komunën e Ferizajt aktualisht janë 58 raste aktive me koronavirus. 

Continue Reading

Trending