Connect with us

Ferizaj

Kolegët i japin lamtumirën e fundit dr.Afrim Tashollit

Published

on

Punëtorët shëndetësor të Ferizajt u rreshtuan sot në të dyja anët e rrugës përballë Spitalit të Ferizajt, ku me buqeta lulesh në duar i dhanë lamtumirën e fundit kolegut të tyre anesteziolog Afrim Tasholli, i cili ndërroi jetë dje si pasojë e infektimit me COVID-19.

Drejtori i Spitalit të Ferizajt Jeton Zeqiri, tha se ky spital e humbi  punëtorin më të vyeshëm e më të dashur.

“Dje morëm lajmin më të hidhur, kolegu ynë Afrim Tasholli ndërroi jetë, kështu që për shkak të pandemisë nuk kemi mundur me organizu mbledhje komemorative. Afrimi dha kontribut të madh këtu si shef i anestezionit duke marrë pjesë në mijëra operacione, duke shpëtuar shumë jetë, i pakursyer në angazhimin e tij, pa orar, duke dhënë kontributin e tij edhe tani në pandemi duke u bërë dëshmori i parë shëndetësor në regjionin tonë që nuk ka mundur ta triumfoj betejën me COVID”, tha Zeqiri.

Lajmi për vdekjen e doktor Afrim Tashollit, i ka tronditur edhe kolegët e tij me të cilët punoi shumë vite.

 “Lajm i trishtuar, mbi 20 vite bashkë sot po ndahemi me të, la keq institucionin, familjen, shoqërinë, ai ishte i tillë që nuk diti kurrë kënd ta hidhëroj, ta zemëroj, ishte i shkëlqyshëm por më se kemi“, u shpreh dr. Sylejman Metushi.

“Është humbje e madhe për mjekësinë ferizajase, neve na ka prekur në shpirt humbja e kolegut”, tha dr. Njazi Vishi.

Doktor Afrim Tasholli i cili vdiq në moshën 54 vjeçare, u varros në varrezat e Ferizajt.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Shtyhet nisja e gjykimit ndaj dy ish-drejtorëve dhe tre zyrtarëve të urbanizmit

Published

on

Siç raporton “Betimi për Drejtësi”, Gjykata Themelore e Ferizajt dje ka shtyer nisjen e gjykimit ndaj dy ish-drejtorëve të urbanizimit të Ferizajt dhe tre zyrtarëve të tjerë të Komunës së Ferizajt, ndaj të cilëve Prokuroria e Shtetit më 12.02.2024 ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Në Aktakuzën e ngritur nga prokurori Rasim Maloku, ish-drejtorët e Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mjedis të Ferizajt, Faik Grainca dhe Lulzim Aliu, si dhe zyrtarët komunalë Selvije Ramadani, Xhemajl Tahiri dhe Ramiz Musliu po akuzohen për ”keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” nga Neni 422.1 i Kodit Penal të Kosovës.
Aktakuza ka të bëjë me lëshimin e kundërligjshëm të lejes ndërtimore për objektin banesor të kompanisë “Hit Imperial” në afërsi të Arkivit Historik të Ferizajt, si dhe për mosekzekutimin e urdhërit për rrënim të mbindërtimit të kundërligjshëm në këtë lokacion.
Sipas “Betimit Për Drejtësi”, Gjykatësi i çështjes, Hebib Zeqiri, e ka shtyer seancës fillestare për muajin maj, për shkak të mungesës së njërës palë të akuzuar në gjykatore.

Shënim:

Sipas Ligjit, personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse gjykata e vërteton se janë fajtorë me aktgjykim të formës së prerë.

Continue Reading

Trending