Connect with us

Ferizaj

E konfirmuar: Të lënduarit Xhokli dhe Gashi nesër transferohen në Linc të Austrisë

Published

on

Të lënduarit nga shpërthimi i bombolës së gazit në Ferizaj, Enver Xhokli dhe Fidan Gashi, nesër do të transferohen për në Linc të Austrisë.

Anesteziologu ferizajas, njëherit shef i kolegjiumit të mjekëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, dr. Nehat Baftiu, konfirmoi se pas vizitës që mjekët austriak ua bën sot të lënduarve, u vendos që ata të transferohen në Austri nesër rreth orës 13:40 nga aeroporti i Prishtinës.

Tranferi i dy pacientëve të fundit po bëhet në kuadër të një marrëveshjeje ndërshtetërore mes Kosovës dhe Austrisë.

Sipas njoftimeve që vijnë nga familjet e dy të lënduarve, ata tashmë janë pajisur me viza austriake.

Fondacioni Labinot Tahiri ka njoftuar se aksioni për grumbullimin e mjeteve financiare për shërimin e Enver Xhoklit dhe Fidan Gashit do të ndërprehet në momentin që këta dy pacientë nisen për në Austri, ndërsa mjetet e grumbulluara për shërimin e tyre do t’u dedikohen si ndihmë familjeve të të lënduarve nga shpërthimi në “Steak House” si dhe për raste të tjera që kanë nevojë për shërim.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen tre persona për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj arrestoi të mërkurën mbrëma tre meshkuj kosovarë, tek të cilët janë gjetur substanca narkotike.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë kontrollit të një automjeti me targa vendore ne te cilin ndodheshin tre persona, policia ka gjetur dhe konfiskuar  një qese me narkotikë të llojit kokainë në peshë 1.63 gram, disa paketime  me narkotikë të llojit marihuanë në peshë prej 3.71 gram, një pako me letra  mbështjellëse dhe  një aparat për bluarje.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt  ka arrestuar personin e kërkuar L.Q ( M/K) i moshës 25 vjeç.  

Ai u arrestua, të hënën,  më 15.04.2024 rreth orës 15:00, në një qendër tregtare në afërsi të stacionit policor në Ferizaj, pasi ishte shpallur në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale ‘‘Rrezikim i trafikut publik” dhe “Kalim i paautorizuar i vend kalimeve kufitare ” , për të cilat është dënuar me 72 ditë burgim.

Pas kompletimit të dokumentacionit i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Ferizaj

I dyshuari për vrasjen dhe plagosjen në Ferizaj dërgohet në mbajtje për 48 orë

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se është dërguar në mbajtje për 48 orë i arrestuari V.A., i dyshuar për vrasjen e ish gruas (21 vjeçe) dhe plagosjen e vëllait të mitur (15 vjeç) të viktimës.

Sipas prokurorisë, dorasi dyshohet për veprën penale “vrasja”, ndërsa brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“I dyshuari në këtë rast, me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 14:40, në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, kurse i dyshuari është arrestuar rreth orës 15:15.

Si pasojë e të shtënave, viktima 21 vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse i plagosuri, vëllai i viktimës, i moshës së mitur është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Mjeku kujdestar, Sefedin Fazliu tha se i plagosuri është pranuar me plagë shpuese nga arma e zjarrit në parakrahun e djathtë dhe pas intervenimit kirurgjik i është hequr plumbi .

Më pas, pacienti është transferuar për trajtim në repartin e ortopedisë në spitalin e Ferizajt, tha Fazliu.

Continue Reading

Trending