Connect with us

Kosovë

10 zotimet e Albinit dhe Vjosës

Published

on

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kanë nënshkruar “Marrëveshje për Zotimet dhe Parimet” e bashkëqeverisjes së tyre, pas “referendumit” të 14 shkurtit, siç u shprehën ata sot në hollin e Kuvendit të Kosovës, duke iu referuar datës së zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë.

Në vazhdim po e sjellim përmbajtjen e këtij dokumenti:

Të vendosur për luftimin e pakompromis të korrupsionit dhe krimit të organizuar si parakusht thelbësor për konsolidimin e demokracisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm në vend;

Të bindur se e ardhmja do të jetë më e mirë dhe më premtuese për të gjithë kur qytetarëve u garantohen të drejta të barabarta, investohet në arsim e shëndetësi, si dhe kur interesat e qytetarëve janë në qendër të politikbërjes në vend;

Të zotuar që Kosova të jetë vend ku të rinjtë e shohin të ardhmen e tyre dhe qytetarët të gëzojnë mirëqenie të mirëfilltë dhe jetë me dinjitet;

Të fokusuar në luftimin e pandemisë dhe të përkushtuar për adresimin e pasojave ekonomike me qëllim të rimëkëmbjes;

Të përkushtuar për zgjerimin e bashkëpunimit politik afatgjatë në nivel qendror dhe lokal;

                                                 PALËT ZOTOHEN PËR:

1. Prioritizim të rishikimit funksional të sistemit të drejtësisë me vettingun si pjesë integrale të këtij procesi, si dhe vendosmëri të plotë drejtë luftimit të pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend.

2. Prioritizim të rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë, duke i orientuar investimet dhe planifikimin buxhetor kah sektori i shëndetësisë, mbrojtja e mjedisit, digjitalizimi, investimi në kapital njerëzor, nxitja e prodhimit vendor me qëllim të përqafimit të një koncepti zhvillimor ekonomik të qëndrueshëm inovativ.

3. Përkushtim të plotë që personat që do të udhëheqin dikasteret qeveritare të jenë të kualifikuar, kompetent dhe me integritet dhe se do të ketë pajtim në mes të palëve lidhur me emrat që do t’i udhëheqin këto dikastere bazuar në kriteret e mësipërme.

4. Rishikim dhe miratim të legjislacionit vendor si dhe zbatim me përgjegjësi të reformave të nevojshme në përputhje me standardet evropiane me qëllim të integrimit të Republikës së Kosovës së Kosovës në Bashkimin Evropian, si dhe për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

5. Angazhim për përfaqësim të unifikuar dhe gjithëpërfshirës në vendimmarrje në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

6. Respektim të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe mos mbështetje të asnjë nisme që cenon rregullimin kushtetues, integritetin territorial, parimin e unitaritetit të shtetit dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.

7. Rishikim të përfaqësimit dhe organizimit të shërbimit diplomatik me qëllim të përfaqësimit të dinjitetshëm të vendit në nivel ndërkombëtar;

8. Ruajtje dhe kultivim të aleancave me partnerët ndërkombëtarë dhe investim në zgjerimin dhe avancimin e aleancave të tashme dhe të ardhshme;

9. Synim të arritjes së përfaqësimit të barabartë gjinor në qeveri dhe në institucionet e tjera;

10. Vendimmarrje me konsensus dhe marrëveshje paraprake për proceset strategjike në vend.”

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Gruaja e vrarë sot në Pejë, punonte si asistente stomatologjike

Published

on

Një grua dyshohet se është vrarë me armë zjarri nga bashkëshorti i saj në banesën e tyre në Pejë.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 8:15 në rrugën Bill Clinton në Pejë.

 I dyshuari, Edmond Lajqi, që është  bashkëshorti i viktimës, është arrestuar dhe i është sekuestruar arma.

Raportohet se viktima, Gjyljeta Ukella punonte si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë, ka njoftuar Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies sociale në këtë qytet.  

Kjo është vrasja e dytë brenda pak ditëve në Kosovë ku dorasit dyshohen të jenë bashkëshortët e grave të vrara, pasi të premten, më  12 prill në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, është vrarë me armë zjarri 21 vjeçarja Erona Cokli.  

Continue Reading

Kosovë

Aktakuzë ndaj 16 personave për ryshfet, mashtrim e keqpërdorim detyre në rastin “Subvencionet 6”

Published

on

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj 16 personave për keqpërdorimet me subvencionet në bujqësi , në rastin e njohur si “Subvencionet 6”.

Sipas Prokurorisë, shtatë të pandehur janë zyrtarë nga të cilët pesë janë nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, një nga Komuna e Ferizajt dhe një nga Komuna e Vitisë.

Në këtë rast, 16 të pandehurit janë:, L.S, E.I, F.O, B.N, A.E, B.M, M.B,  A.A, S.S, L.F, I.K, F.SH, H.B, S.Q ,S.I, dhe H.K.

Të gjithë atta dyshohen për disa vepra penale, si “Marrje ryshfeti”, “Dhënie ryshfeti”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Mashtrim në detyrë”, Falsifikimi i dokumentit zyrtar”, “Pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare” dhe “Mashtrimi me subvencione”.

Continue Reading

Kosovë

Manifestimi qendror i Fitër Bajramit mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Published

on

Bashkësisë Islame të Kosovës ka dalë me një njoftim në të cilin bën të ditur se muaji i Ramazanit përfundon ditën e martë, më 9 prill 2024.

Në njoftim thuhet se dita e parë e festës së Fitër Bajramit është ditën e mërkurë, më 10 prill 2024.

Manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Manifestimi fillon në orën 5:21, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga profesori i Medresesë, Shkelzen Hoxha.

Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:41, të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti.  Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste.

“Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ditën e parë, më 10 prill 2024, Kryesia e BIK-ut, tradicionalisht organizon pritje në selinë e saj, nga ora 9:00-12:00”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Continue Reading

Trending