Connect with us

Ferizaj

Gjendja e 13 të lënduarve nga shpërthimi në Ferizaj vazhdon të mbetet e njëjtë

Published

on

13 persona të lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit në restorantin ”Steak House” në Ferizaj, po vazhdojnë të trajtohen nëpër institucione shëndetësore brenda dhe jashtë vendit.

6 prej tyre janë duke marrë trajtim jashtë shtetit pasi kanë pësuar 30-50% djegie, ndërsa 7 të tjerë po mjekohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

 Afërdita Hoxha, e cila në vazhdimësi është në kontakt me familjarë të personave të lënduar, tha se gjendja shëndetësore e 6 personave të dërguar jashtë shtetit vazhdon të mbetet e njëjtë, pa ndonjë ndryshim.

 “Bazuar në bisedat që kemi me familjarët gjendja e tyre nuk ka ndonjë ndryshim, nuk ka as përkeqësime e as përmirësime, është një gjendje që pritet brenda 20 dite të shikohet nga mjekët në Turqi, për 4 persona në këtë rast, se si do të jetë situata e tyre shëndetësore, ndërsa edhe për në Austri familjarët kanë thënë se kanë një gjendje stabile, por spitalet  edhe në Turqi edhe në Austri janë shumë strikt dhe nuk japin shumë informacione, ndërsa 7 persona që janë në QKUK janë më mirë, kanë përmirësime dhe janë më pak të lënduar”, tha Hoxha.

Hoxha është duke vazhduar grumbullimin e fondeve për t’i ndihmuar financiarisht të lënduarit, të cilat thotë se do t’ua ndaj në mënyrë proporcionale  të gjithë të lënduarve.

“Ne që në fillim u mobilizuam pasi dëshironim të kemi fonde të gatshme në çdo rast dhe ne jemi ende duke i grumbulluar dhe do ta bëjmë shpërndarjen tek i gjithë grupi i të lënduarve, pasi periudha e tyre e shërimit është shumë e gjatë dhe natyrisht mjetet financiare janë shumë të nevojshe për ta”, tha Hoxha.

Nga shpërthimi i bombolës së gazit në restorantin “Steak House” në Ferizaj, përveç shumë të lënduarve u shënuan edhe dëme të mëdha materiale në vendin ku ndodhi shpërthimi dhe në lokalet përreth.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending