Connect with us

Ferizaj

Salihaj: Rezultati i LDK-së nevojë për ndryshime edhe në degën e Ferizajt

Published

on

Njëri ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj Adem Salihaj, rezultatin e LDK-së në zgjedhjet e mbajtura të dielën e quan shkatërrim për LDK-në. Për këtë Salihaj fajëson Isa Mustafën, dorëheqjen e të cilit thotë se e ka kërkuar që sa kohë.

“Ishte një shembje e rëndë e LDK-së që u përjetua rëndë nga të  gjithë. Ndonëse deri diku ishte e pritshme pasi për një kohë të gjatë elektorati ynë ka qenë i pakënaqur me mënyrën e udhëheqjes dhe ka qenë e pritshme, por jo deri në këtë masë. Fajtori kryesor është i pari i partisë sepse ai i ka krijuar  politikat e koalicionet  e LDK-së, pra  e gjithë kjo ka bërë që të ndodhë kjo që LDK-ja të përgjysmohet. Unë e kam thënë edhe më herët që fajtori është kryetari i LDK-së dhe ai duhet të jap dorëheqje menjëherë, këtë ia kam thënë vazhdimisht“, tha Salihaj.

Salihaj thotë se ndryshimet janë të domosdoshme edhe në degën e Ferizajt, sepse në këtë mënyrë nuk mund t’i futen garës për zgjedhjet komunale.

“Ne do ta shqyrtojmë situatën në mënyrë zingjirore, fokusin tani e kemi tek kreu i LDK-së, sepse pa ndryshim atje nuk bëhet askund tjetër, ne tani do të shohim atje, por gjithsesi do të reflektojmë edhe këtu sepse rezultati na detyron me reflektu, sepse nuk mund të hymë në këtë formë në zgjedhjet lokale”, tha Salihaj.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit LDK-ja mori vetëm 13.08% të votave në nivel vendi, ndërsa në Ferizaj 9.14%.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending