Connect with us

Ferizaj

Ferizaj sërish probleme me mbeturina

Published

on

Ditëve të fundit Ferizaj është mbushur me mbeturina. Rreth kontejnerëve janë krijuar grumbuj mbeturinash për shkak se në vendin e destinuar për to më nuk ka vend. E gjithë kjo, sipas kompanisë për menaxhimin e mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj, po ndodhë për shkak të prishjes së makinerive dhe disa kontejnerëve nëntokësor.

”Është e vërtet që ditëve të fundit ka pasur telashe pak më të mëdha, sidomos tek pjesa e kontejnerëve nëntokësor, por mund t’iu them që disa nga kontejnerët nëntokësor nuk janë funksional dhe se kemi vetëm një kamion të vetëm që e posedon pajisjen për zbrazjen e këtyre kontejnerëve nëntokësor dhe të cilin e kemi pasur në defekt. Ne sot veçse jemi duke u marrë intensivisht me riparimin e atij kamioni dhe po besojmë se më së shumti brenda dy-tri ditëve do të jetë funksional dhe nuk do të ketë problem të zbrazjes së kontejnerëve“, tha drejtori i kompanisë “Pastërtia”, Dukagjin Hetemi.

Edhe pse orari për marrjen e mbeturinave shpeshherë nuk respektohet as nga vetë punëtorët e kësaj kompanie që merren me grumbullimin e tyre në qytet dhe fshatra, Hetemi bën thirrje tek qytetarët që ta respektojnë orarin për hedhjen e mbeturinave.

“Apelojmë tek qytetarët  që orarin e hedhjes së mbeturinave ta respektojnë, sepse në çdo cep të qytetit është edhe tabela e orarit të hedhjes së mbeturinave dhe lloji i mbeturinave që hedhet, sidomos në kontejnerët nëntokësor, sepse janë me një peshë 3 metra kub dhe në rast se hedhen siç ndodhë pallka të qeramikës e beton është i pashmangshëm dëmtimi i tyre dhe është gati se e pamundur nxjerrja e atyre mbeturinave. Po ashtu, një çështje tjetër që duhet ta themi  është se kur ndodhë vonesa në marrjen e mbeturinave na shkakton probleme çështja e deponisë, pasi ne detyrohemi që t’i bartim mbeturinat në fshatin Velikincë të Gjilanit ku është deponia atje dhe në momentin që ne e nisim kamionin për në Gjilan atëherë ç’rregullohet orari i marrjes së mbeturinave dhe krijohen vonesat”, tha Hetemi.

Kjo nuk është hera e parë që në Ferizaj krijohen deponi me mbeturina kudo nëpër qytet. Kjo gjendje po përsëritet për të disatën, jo vetëm për shkak të problemeve teknike, por edhe nga bojkoti i punës nga ana e punëtorëve të kësaj kompanie.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen tre persona për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj arrestoi të mërkurën mbrëma tre meshkuj kosovarë, tek të cilët janë gjetur substanca narkotike.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë kontrollit të një automjeti me targa vendore ne te cilin ndodheshin tre persona, policia ka gjetur dhe konfiskuar  një qese me narkotikë të llojit kokainë në peshë 1.63 gram, disa paketime  me narkotikë të llojit marihuanë në peshë prej 3.71 gram, një pako me letra  mbështjellëse dhe  një aparat për bluarje.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt  ka arrestuar personin e kërkuar L.Q ( M/K) i moshës 25 vjeç.  

Ai u arrestua, të hënën,  më 15.04.2024 rreth orës 15:00, në një qendër tregtare në afërsi të stacionit policor në Ferizaj, pasi ishte shpallur në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale ‘‘Rrezikim i trafikut publik” dhe “Kalim i paautorizuar i vend kalimeve kufitare ” , për të cilat është dënuar me 72 ditë burgim.

Pas kompletimit të dokumentacionit i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Ferizaj

I dyshuari për vrasjen dhe plagosjen në Ferizaj dërgohet në mbajtje për 48 orë

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se është dërguar në mbajtje për 48 orë i arrestuari V.A., i dyshuar për vrasjen e ish gruas (21 vjeçe) dhe plagosjen e vëllait të mitur (15 vjeç) të viktimës.

Sipas prokurorisë, dorasi dyshohet për veprën penale “vrasja”, ndërsa brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“I dyshuari në këtë rast, me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 14:40, në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, kurse i dyshuari është arrestuar rreth orës 15:15.

Si pasojë e të shtënave, viktima 21 vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse i plagosuri, vëllai i viktimës, i moshës së mitur është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Mjeku kujdestar, Sefedin Fazliu tha se i plagosuri është pranuar me plagë shpuese nga arma e zjarrit në parakrahun e djathtë dhe pas intervenimit kirurgjik i është hequr plumbi .

Më pas, pacienti është transferuar për trajtim në repartin e ortopedisë në spitalin e Ferizajt, tha Fazliu.

Continue Reading

Trending