Connect with us

Ferizaj

Anulohet kontrata në vlerë 750 mijë euro, INPO kërkon hetime

Published

on

Aktorë, gazetarë, kameramanë e kuratorë ishin ndër 53 pozitat e ndryshme të cilat ishin shpallur në tenderin e komunës me emrin “Kryerja  e shërbimeve mbështetëse profesionale për nevojat e komunës së Ferizajt”. Përmes këtij tenderi komuna e Ferizajt planifikonte t’i punësonte 53 persona përmes operatorëve ekonomik, tender ky që buxhetit të Ferizajt  do t’i kushtonte më shumë se gjysmë milioni euro.

Por,  ditë më parë komuna njoftoi se e ka anuluar këtë kontratë që e kishte nënshkruar me operatorin “ECO&CONTO”, pa dhënë ndonjë arsyetim.

Arbenita Topalli nga organizata joqeveritare ”Inciativa për Progres”,  thotë se qysh në fillim kishin dyshime për këtë tender  duke marrë parasysh që komuna po kërkonte zyrtarë të cilët tashmë i ka në komunë, ndërsa shkeljen më të rëndë thotë se e bëri kur tejkaloi vlerën inicuese për më shumë se 250 mijë euro.

“Në brendi të këtij aktiviteti ne kemi vërejtur se ka shkelje ligjore për arsye se në brendi të dosjes së tenderit mungojnë specifikacionet e shërbimeve. Në këtë rast i binte që kompania që do të kontraktohej do të kryente shërbime që nuk kryhen në komunë, por që realisht ato pozita që figurojnë në konkursin e operatorit veçse ekzistojnë në komunë dhe këtë të drejtë e ka vetëm komuna t’i hap këto konkurse. Po ashtu, kemi rastin që ky aktivitet me planin e prokurimit është planifikuar të jetë në vlerë prej 500 mijë euro, ndërsa me inicimin e kësaj procedure është rritur çmimi deri në 750 mijë euro, që do të thotë se automatkisht ka shkelje“, tha Topalli.

Topalli konsideron se nuk është i mjaftueshëm vetëm anulimi i tenderit, por kryetari i komunës duhet të kërkoj llogari nga personat që u morën me këtë tender.

‘Ne e mirëpresim një veprim të tillë të kryetarit, por konsiderojmë që kryetari nuk duhet të mjaftohet me këtë veprim edhe presim që të angazhohet dhe të kërkoj llogari nga zyrtarë apo persona që e kanë bërë këtë aktivitet të kundërligjshëm  dhe të sigurohet që paraja publike është duke u menaxhuar në mënyrë ligjore”, tha Topalli.

Shoqëria civile në Ferizaj dyshon se nga kontrata që veçse ishte nënshkruar me operatorin ekonomik “ECO&CONTO”, ekzekutivi po planifikonte të bënte punësime për të rehatuar militantët partiak pikërisht në vitin zgjedhor që tashmë jemi .

Për këtë tender, Televizioni Tema ka disa javë që po tenton të marrë një përgjigje nga inicuesja e këtij tenderi, Drejtoria e Administratës, por udhëheqësja e kësaj drejtorie Aurora Ramadani ka refuzuar të prononcohet me arsyetimin se ka mungesë të informacioneve për këtë tender.

 Ekipi ynë ka tentuar të marrë përgjigje edhe nga udhëheqës të Zyrës së Prokurimit dhe nga nënshkruesi i këtij tenderi nënkryetari i komunës Arton Gavazi, mirëpo një gjë e tillë ishte e pamundur.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen tre persona për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj arrestoi të mërkurën mbrëma tre meshkuj kosovarë, tek të cilët janë gjetur substanca narkotike.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë kontrollit të një automjeti me targa vendore ne te cilin ndodheshin tre persona, policia ka gjetur dhe konfiskuar  një qese me narkotikë të llojit kokainë në peshë 1.63 gram, disa paketime  me narkotikë të llojit marihuanë në peshë prej 3.71 gram, një pako me letra  mbështjellëse dhe  një aparat për bluarje.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt  ka arrestuar personin e kërkuar L.Q ( M/K) i moshës 25 vjeç.  

Ai u arrestua, të hënën,  më 15.04.2024 rreth orës 15:00, në një qendër tregtare në afërsi të stacionit policor në Ferizaj, pasi ishte shpallur në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale ‘‘Rrezikim i trafikut publik” dhe “Kalim i paautorizuar i vend kalimeve kufitare ” , për të cilat është dënuar me 72 ditë burgim.

Pas kompletimit të dokumentacionit i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Ferizaj

I dyshuari për vrasjen dhe plagosjen në Ferizaj dërgohet në mbajtje për 48 orë

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se është dërguar në mbajtje për 48 orë i arrestuari V.A., i dyshuar për vrasjen e ish gruas (21 vjeçe) dhe plagosjen e vëllait të mitur (15 vjeç) të viktimës.

Sipas prokurorisë, dorasi dyshohet për veprën penale “vrasja”, ndërsa brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“I dyshuari në këtë rast, me iniciale V.A., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 14:40, në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, kurse i dyshuari është arrestuar rreth orës 15:15.

Si pasojë e të shtënave, viktima 21 vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse i plagosuri, vëllai i viktimës, i moshës së mitur është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Mjeku kujdestar, Sefedin Fazliu tha se i plagosuri është pranuar me plagë shpuese nga arma e zjarrit në parakrahun e djathtë dhe pas intervenimit kirurgjik i është hequr plumbi .

Më pas, pacienti është transferuar për trajtim në repartin e ortopedisë në spitalin e Ferizajt, tha Fazliu.

Continue Reading

Trending