Connect with us

Ferizaj

LVV e Ferizajt kërkon të ndahen nga 100 euro për të porsalindurit

Published

on

Meqë Kosova është i vetmi vend në rajon i cili nuk aplikon shtesa për fëmijë, Kuvendi Komunal i Ferizajt në shtator të vitit 2020  kur e kishte miratuar buxhetin për vitin 2021, kishte ndarë edhe një kod buxhetor përmes së cilit do t’iu ndaheshin nga 100 euro fëmijëve të porsalindur.

Ishte ky propozim i asamblistëve të  Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët  tani po kërkojnë llogari nga ekzekutivi se për çfarë arsye ka ngecur zbatimi i këtij propozimi, por edhe i disa të tjerëve që ata kishin kërkuar të përfshiheshin në buxhet.

 “Në seancën e muajit shtator kur kishim projekt-buxhetin për vitin 2021, ne si grup i kuvendarëve duke pasur parasysh edhe kërkesat e qytetarëve siç është sigurimi i transportit për personat me nevoja të veçanta dhe atyre me sindromën Doën kemi kërkuar që të sigurohet nga një shumë simbolike prej 100 eurosh për fëmijët e sapolindur, kërkesa të cilat do të duhej të zbatoheshin që nga muaji janar, por që ende nuk kanë filluar të zbatohen. Ne do të kërkojmë në seancën e ardhshme nga drejtorët e drejtorive për të shikuar se çfarë ka ndodhur me këto kërkesa”, tha Evetare Azemi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Nga ekzekutivi i Ferizajt thonë se shuma prej 100 eurosh për të posalindurit është duke u ndarë nga komuna, por vetëm për ata prindër të cilët bëjnë kërkesë për to, duke mos sqaruar asnjë detaj se si apo ku duhet të bëhet kërkesa për tërheqjen e këtyre mjeteve.

“Çështje të tilla që përfshihen në buxhetin e komunës së Ferizajt nuk i takojnë forcave politike që të bëjnë komente dhe t’i privatizojnë si çështje, këto janë linja buxhetore të miratuara nga Kuvendi i Ferizajt ku përfaqësim kanë të gjitha forcat politike, pra është një linjë buxhetore e miratuar dhe e propozuar dhe e hyrë në fuqi edhe nga ana e qeverisjes sonë lokale që ka të bëj me pagesën për të porsalindurit. Kjo linjë buxhetore është valide dhe funksionon në bazë të kërkesave që parashtrojnë prindërit për realizimin e pagesave“, tha Albion Sherifi, zëdhënës i komunës.

 Në Spitalin e Ferizajt brenda një muaji lindin mbi 200 fëmijë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending