Connect with us

Ferizaj

Ndërron jetë Genc Sopa, pronari i restorantit “Steak House”

Published

on

Pronari  i “Steak House” Genc Sopa  kishte marr lëndime të rënda nga shpërthimi i bombolës së gazit që ndodhi më 5 janar të këtij viti në këtë restorant ekskluziv, ndërsa për vdekjen e tij sot njoftuan miqtë e tij më të afërt përmes rrjeteve sociale.
Genc Sopa është viktima e dytë e kësaj fatkeqësie, pasi në shkurt të këtij viti pas trajtimit plagëve të marra nuk kishte arritur t’u mbijetonte as 20-vjeçarja Fatime Haxhidema,  e cila ishte dërguar për shërim në Turqi. 
Nga ky shpërthim ishin lënduar 44 persona, 4 prej të cilëve u dërguan për trajtim të mëtutjeshëm në Turqi, ndërsa dy të tjerë u dërguan në Austri.

Me rastin e ndarjes nga jeta të Genc Sopës, familjes së tij telegram ngushëllimi i ka dërguar edhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Grabiten rreth 30 mijë euro në një këmbimore në Ferizaj

Published

on

Pasditen e sotme ka ndodhur një grabitje e armatosur në një këmbimore në rrugën Sali Çeku Ferizaj , ku dyshohet se vjedhur rreth 30 mijë euro.

Sipas Policisë, grabitësi i armatosur pas vjedhjes ka ikur në drejtim të panjohur. Në atë kohë, në këmbimore ishte vetëm një punëtor 30-vjeçar.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

Njoftimi i policisë:

Me datën 27.03.2024 rreth orës 12:20 kemi pranuar një informacion se në një këmbimore, e cila gjendet ne rrugën” Sali Çeku” në Ferizaj, dyshohet se një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit ( pistoletë) arrin të marrë (grabitë)një shumë të caktuar të parave dhe të largohet në drejtim të panjohur.  Menjëherë ekipe të policisë, policë të rendit, hetues të stacionit, si dhe hetuesit dhe krim-teknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë masat e nevojshme të hetimit për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit e kësaj ngjarje. Për ë gjitha këto veprime është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj. Në momentin e grabitjes ka qenë duke punuar një punëtor, i moshës 30 vjeçar dhe nuk raportohet për lëndime. Dyshohet se janë grabitur rreth 30 mijë euro”.

Continue Reading

Ferizaj

Gjobë 150€, 2 pikë negative dhe 3 muaj ndalesë për tejkalim në anën e kundërt

Published

on

Policia në Ferizaj pas pranimit të një video incizimi më 20.03.2024, ka evidentuar shkeljen e rregullave të trafikut, pasi në rrugën magjistrale Ferizaj- Kaçanik ,në afërsi të udhëkryqit përnë fshatin Komogllavë, një shofer me automjetin e tij shihet duke bërë tejkalimin në anën e kundërt ( djathtë ) të një automjeti tjetër para tij.

Policia e Komunikacionit Rrugor e ka identifikuar shoferin K.K, i moshës 50 vjeç dhe atij i kanë shqiptuar një gjobë për kundërvajtje 150 euro, 2 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

Continue Reading

Ferizaj

300 € gjobë ndaj shoferit për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj

Published

on

Policët e stacionit në Ferizaj, të martën mbrëma rreth orës 20:30 , kanë ndaluar shoferin E.B , 24 vjeçar, i cili në rrugën ‘’Rexhep Bislimi’’ në Ferizaj me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, pasi në zonën e kufizimit 40 km/h ka zhvilluar shpejtësi 79 km/h.

Ndaj tij policia i shqiptoi një gjobë prej 300 euro, 3 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

Continue Reading

Trending