Connect with us

Ferizaj

Uji i kanalizimit vërshon bodrumet

Published

on

Reshjet e shumta të shiut të përcjella me breshër dhe erë të fortë, shkaktuan dëme materiale edhe nëpër objekte të ndryshme banimi. Sasia e madhe e ujit që ka depërtuar nëpër bodrume të shtëpive dhe vendpunishteve, ka shkaktuar dëme në mjete amvisërie, por edhe në ato pune. Pasditen e së shtunës probleme me kanalizim patën banorët e rrugës ‘‘Kemajl Hetemi’’ në Ferizaj. Ata ankohen se nga uji i kanalizimit u janë përmbytur bodrumet.

“Uji vike prej kanalizimit, boll e mushum me tepia, po u mshelë kanalizimi prej nalti rrugës  vike, këtu u mush, unë 73 vjet i kam, breshër ka pas, ka zgjatë 10-15 minuta një rraptimë ja ka dhanë, ka pas breshër kokrra të mdhaja po me zgjatë kështu 55 minuta se e kishin shiku do djem të kojshive orën, kështu s’ka ba vaki”, tha Emine Mustafa.

Ndërsa, drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencës Arben Halili, tha se problemet në rrjetin e kanalizimit  janë shkaktuar nga lidhjet private që janë bërë në sistemin e kanalizimit nga disa qytetarë.

“Sa i përket kanalizimit vetëm dje kanë filluar me u zbrazë, pasi reshjet kanë qenë shumë të mëdha edhe kryesisht i kemi identifiku, por edhe më herët kemi pasur identifikim të këtyre problemeve dhe gradualisht në të ardhmen do të vazhdojmë për me mendu se si me bë zgjidhjen e këtyre kanalizimeve, duhet me potencua se nuk është vetëm problemi i komunës që ka shkaktu probleme në kanalizim, kemi problem edhe me lidhje private në sistemin e kanalizimit nga qytetarë të ndryshëm, lagje të ndryshme që janë lidhë drejtpërdrejt dhe nuk janë në paramasat e standardet e caktuara, tash e kemi një fluks më të madh të rritjes së qytetarëve në Ferizaj dhe duhet me mendu për të ardhmen që të rritet diametri i këtyre kanalizimeve” , tha Halili.

Sa i përket kualitetit të ujit të pijes në Ferizaj, pas shiut të rrëmbyeshëm, ushtruesja e detyrës së drejtorit në kompaninë e ujit dhe kanalizimit “Bifurkacioni”  Zylfije  Hyseni, tha se uji në Ferizaj është cilësor dhe i pijshëm.

‘’Furnizimi me ujë, problem kemi pasur në zonat rurale në sistemin e Muhocit dhe Kosinës ku përveç pompave ka pasur problem edhe me rrymë  ku ka ndikuar tek pompat, pjesa e qytetit ka qenë mirë ngase reshjet e furishme nuk kanë qenë në zonën e fabrikës, ka qenë një furnizim i kënaqshëm, por ka qenë një shfrytëzim ekstrem i ujit për pastrim nga ana e qytetarëve, sipas nevojave që janë krijuar tek ta, ndërsa tek cilësia e ujit në zonën urbane që furnizohet nga fabrika nuk ka ndikuar asgjë kjo situatë, te zona rurale nuk kemi pas problem me kualitet përveç që është ndërprerë furnizimi si në Varosh, uji i pijshëm është i sigurt padyshim”,tha Hyseni.

U bë e ditur se probleme me rrjetin e kanalizimit pati edhe nëpër disa fshatra të Ferizajt.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Festim Ramadani dënohet me 16 vjet burgim për vrasjen në Bibaj të Ferizajt

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj, departamenti për Krime të Rënda, e ka shpallur fajtor ish-policin Festim Ramadanin për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Ramadani është dënuar me 16 vjet burgim. Sipas aktgjykimit, në dënim do të llogaritet edhe koha e tij e kaluar në paraburgim, nga 16 gushti 2024. Dënimi do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Sipas akuzës, ngjarja kishte ndodhur më 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në parkingun e oborrit të restorantit “F. Palace”, në fshatin Bibaj të Komunës së Ferizajt, gjatë një ceremonie martesore.

I pandehuri akuzohej se me dashje dhe paramendim, për motive të pretenduara familjare, kishte shtënë me një armë zyrtare automatike të policisë në drejtim të viktimës S.S., duke e privuar atë nga jeta në vendin e ngjarjes.

Gjykata ka vendosur që Festim Ramadanit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më gjatë se kohëzgjatja e dënimit të shqiptuar.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar, thuhet mes tjerash në njoftim.

#

Continue Reading

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Trending