Connect with us

Njoftime

Siguria juaj fillon me zgjedhjen e duhur të sigurimit

Published

on

Në jetën e përditshme përballemi me situata të papritura – në rrugë, gjatë udhëtimeve, në punë apo edhe në shtëpi. Pikërisht për këtë arsye, sigurimi është një nga investimet më të mençura që mund të bëni për veten, familjen dhe biznesin tuaj.

Selim Shabani B.I., bashkëpunëtori kompanisë së sigurimeve PRISIG, ofron zgjidhje profesionale dhe të besueshme për të gjithë ata që kërkojnë siguri, stabilitet dhe mbrojtje financiare në çdo situatë.

Me një qasje të drejtpërdrejtë dhe këshillim profesional, ai ju ndihmon të zgjidhni paketën e sigurimit që i përshtatet më së miri nevojave tuaja – duke ju kursyer kohë dhe duke ju ofruar mbrojtje të plotë.

Shërbime të plota sigurimi për individë dhe biznese

Nëpërmjet bashkëpunimit me PRISIG, ofrohen një gamë e gjerë sigurimesh:Klientët mund të përfitojnë nga një gamë e gjerë shërbimesh sigurimi, duke përfshirë:

•  Sigurim i shëndetit në udhëtim – për udhëtime të sigurta jashtë vendit

•   Sigurim shëndetësor – kujdes dhe mbrojtje për shëndetin tuaj

•   Sigurim i personave nga aksidentet – mbështetje financiare në rast të aksidenteve të papritura

•   Sigurim TPL & TPL+  – sigurim i detyrueshëm dhe i zgjeruar për automjete

•  Sigurim Kasko i automjeteve – mbrojtje e plotë për veturën tuaj

•  Sigurim i pronës, banesës dhe shtëpisë – siguri për pronën dhe familjen tuaj

•  Sigurim i ofertës (tenderit) – për kompani që marrin pjesë në tenderë

•   Sigurim i kontratës (ekzekutimit) – garanci për realizimin e kontratave

Qasja profesionale, këshillimi i drejtë dhe shërbimi i shpejtë janë vlerat që e bëjnë Selim Shabanin një partner të besueshëm për çdo klient.

Për informata shtesë ose për të zgjedhur sigurimin që i përshtatet më së miri nevojave tuaja, mund të kontaktoni:

Selim Shabani B.I.

Bashkëpunëtor i kompanisë së sigurimeve PRISIG

Tel: +383 49 172 170

E-mail: selimshabani@prisig-ks.com

Adresa: Rr. “Tahir Sinani” 89, Ferizaj

* Artikull i sponsorizuar

Njoftime

NJOFTIM PËR SHUARJE TË BIZNESIT “TRIDENT BJD L.L.C.”

Published

on

Përfaqësuesi i autorizuar i shoqërisë tregtare TRIDENT BJD L.L.C., me numër unik identifikues NUI 812106921, dhe adresë në rr.” Bajram Kelmendi” në Prishtinë, më datë 19.05.2026 e njofton opinionin publik se ka shuar veprimtarinë e vet, konform nenit 107.1 të Ligjit për Shoqëritë Tregtare. Të gjitha palët e interesuara, që kanë ndonjë kërkesë ose ankesë ndaj kësaj shoqërie, të paraqesin atë në afatin 30 ditor nga dita e publikimit të kësaj shpalljeje në faqen e RTV TEMA, pranë përfaqësuesit të autorizuar apo pronarit të shoqërisë tregtare. 

ANNOUNCEMENT FOR CLOSURE OF BUSINESS “”TRIDENT BJD L.L.C.”

The authorized representative of the trading company TRIDENT BJD L.L.C., with the unique identification number NUI 812106921, with its seat at rr. “Bajram Kelmendi” in Prishtinë, on 19.05.2026, publicly announces the closure of the business, in accordance with Article 107.1 of the Law for Commercial Companies. All interested parties, who have any request or complaint against this company, must submit it within 30 days of the publication of this announcement on the website of RTV TEMA, to the authorized representative or the owner of the company.

OBAVEŠTENJE O ZATVARANJU POSLOVANJA „TRIDENT BJD L.L.C.“

Ovlašćeni predstavnik trgovačkog preduzeća TRIDENT BJD L.L.C., sa jedinstvenim identifikacionim brojem NUI 812106921, sa sedištem na adresi ul. „Bajram Kelmendi“ u Prištini, dana 19.05.2026. godine, javno objavljuje zatvaranje poslovanja, u skladu sa članom 107.1 Zakona o trgovinskim preduzećima. Sva zainteresovana lica, koja imaju bilo kakav zahtev ili žalbu protiv ovog preduzeća, u roku od 30 dana od objavljivanja ovog obaveštenja na veb stranici RTV TEMA, moraju ga podneti ovlašćenom predstavniku ili vlasniku preduzeća.

Continue Reading

Njoftime

Policia bën thirrje për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në mot me mjegull

Published

on

Policia rajonale në Ferizaj ka apeluar te shoferët e automjeteve që të bëjnë kujdes gjatë drejtimit në mot me mjegull.

Përmes një komunikate për media, Policia ka thënë se ka filluar shfaqja e mjegullës në vendet ku pozita gjeografike është më e ulët.

Polica ka rekomanduar ndër të tjera të mbahet nën vëzhgim rruga për ndryshimet e papritura të dukshmërisë, duke potencuar se mjegulla më e dendur mund të jetë më afër lumenjve.

Gjithashtu rekomandohet  të mbahen ndezur dritat e shkurta dhe të mjegullës, të mbahet nën kontroll shpejtësia e lëvizjes gjithashtu të mbahet krahu i djathtë i rrugës gjatë lëvizjes.

Njoftimi i plotë:

Continue Reading

Njoftime

Publikohet lista e studentëve të pranuar në konvikte dhe mensë

Published

on

Qendra e Studentëve në Prishtinë ka publikuar listën e plotë të studentëve të pranuar për banim në konvikte dhe për ushqim në mensën e studentëve.

Kjo listë u publikua në faqen zyrtare të Qendrës së Studentëve në Facebook.

Continue Reading

Trending