Connect with us

Kosovë

Në ceremoninë komemorative vlerësohet lartë figura e Demaçit

Published

on

Për të nderuar jetën dhe veprën e Adem Demaçit, në Prishtinë u mbajt një ceremoni komemorative, ku morën pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve nga Kosova, Shqipëria, Maqedoni e vendet e tjera, vepra dhe puna e Demaçit është vlerësuar shumë lartë. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha para të pranishmëve se Damaçi ishte një kolos që u flijua gjithë jetën për shqiptarët. Ai tha se Demaçi ideal jetësor e kishe bashkimin e shqiptarëve.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, tha se veprimtari Adem Demaçi, qëndroi, luftoi dhe fitoi, duke u bërë shembull për të gjithë shqiptarët.

Pas kësaj ceremonie, kortezhi u nis drejt Varrezat të Dëshmorëve, ku do të  varroset Demaçi.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Mbrojta paralajmëron apelim të vendimit dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Published

on

Avokatët mbrojtës të ish-drejtuesve të UÇK-së kanë paralajmëruar se do të apelojnë menjëherë vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ata u shprehën thellësisht të befasuar dhe të indinjuar me dënimet e dhëna, pasi sipas tyre, trupi gjykues nuk i morri parasysh të dhënat, faktet dhe dëshmitarët e ekipeve mbrojtëse.

Avokati i Hashim Thaçit, Pierre-Richard Prosper, e ka cilësuar aktgjykimin ndaj klientit të tij si një “tallje me drejtësinë” dhe ka paralajmëruar se mbrojtja do ta apelojë vendimin.

Prosper pretendoi se rezultati i procesit ishte i paracaktuar dhe akuzoi Dhomat e Specializuara se po “rishkruajnë historinë”, duke e paraqitur UÇK-në si një strukturë të organizuar dhe duke ia atribuar, sipas tij, përgjegjësinë Thaçit.

“Kjo është një ditë e errët për drejtësinë ndërkombëtare dhe fundi i tribunaleve”, tha Prosper pas shpalljes së aktgjykimit duke bërë thirrje që Kuvendi i Kosovës ta shqyrtojë raportin me Dhomat e Specializuara, duke thënë se Kosova duhet të marrë “një vendim sovran që është në interesin më të mirë të vendit”.

Dënimet e shqiptuara sot nga specialja me të madhe u kundërshtuan nga qytetarët e Kosovës, përfaqësuesit ligjor të të akuzuarve, krerët e institucioneve dhe të partive politike, duke e vlerësuar vendimin dënues si goditje të rëndë për Kosovën dhe luftën e saj çlirimtare.

Continue Reading

Kosovë

Policia paralajmëron qytetarët për qarkullimin e mesazheve të rrejshme

Published

on

Policia e Kosovës njofton qytetarët se janë duke qarkulluar mesazhe mashtruese dhe dokumente të falsifikuara, të cilat në mënyrë të paautorizuar përdorin emrin, logot, vulat dhe nënshkrimin fals të institucioneve të Kosovës.

Një mesazh i tillë i rremë, kinse për konfiskim të pajisjeve kompjuterike dhe hetim lidhur me krimet për pornografi të fëmijëve me kërkesë për paraqitje para organeve të drejtësisë është hasur në qarkullim nga zyrtarët e policisë.  

Policia e Kosovës sqaron se dokumenti i publikuar nuk është njoftim zyrtar i Policisë së Kosovës dhe qytetarët nuk duhet t’iu përgjigjen kërkesave të tilla.

“Ftojmë qytetarët që të mos ndajnë të dhëna personale, të mos dërgojnë dokumente apo informacione përmes adresave të dyshimta dhe të mos ndërmarrin veprime bazuar në mesazhe të tilla.

Policia e Kosovës është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për trajtimin e rastit dhe identifikimin e personave përgjegjës. Për çdo informacion zyrtar, qytetarët duhet t’iu referohen vetëm kanaleve zyrtare të institucioneve”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Policisë së Kosovës.

#

Continue Reading

Kosovë

Ndërroi jetë humanistja Flora Brovina

Published

on

Ka  ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare humanistja Flora Brovina.

E ndjera ishte aktiviste për të drejtat e njeriut, kryetare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, ish e burgosur politike, veterane e luftës së UÇK-së, deputete e Kuvendit të Kosovës në radhët e Partisë Demokratike si dhe ishte nënshkruese e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.

Flora Brovina  u lind më 30 shtator 1949 në Skenderaj derisa  shkollimin e kreu në Prishtinë. Studimet për mjekësi i kreu në Beograd dhe Prishtinë ndërsa specializimin për pediatri e kreu në Zagreb.

Pas kthimit në Kosovë, ajo punoi si gazetare për gazetën “Rilindja”, përpara se të shërbente për shumë vite në Repartin e Pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm të Prishtinës.

Në vitin 1992 ajo themeloi Lidhjen e Grave Shqiptare të Kosovës.

Si aktiviste, më 20 prill 1999,  Brovina Brovina u rrëmbye me forcë nga shtëpia e saj prej policisë civile serbe. Në dhjetor të po këtij viti, u transferua në një burg në Serbi dhe më pas u dënua me 12 vjet burg, por pas presionit ndërkombëtar u lirua në nëntor të vitit 2000.

Përveç mjekësisë dhe politikës, Flora Brovina ishte një poete e njohur dhe anëtare e komunitetit letrar. Poezia e saj shquhet për ndjeshmërinë lirike dhe temat e lidhura me fatin e gruas, amësinë, lirinë dhe vuajtjet e luftës. Veprat e saj “Verma emrin tim” (1973), “Bimë e zë” (1979) dhe “Mat e çmat” (1995), janë përkthyer në disa gjuhë të huaja, përfshirë botimet në anglisht, frëngjisht, italisht dhe spanjisht.

Për qëndresën dhe guximin e saj, asaj iu nda çmimi prestigjioz për lirinë e të shkruarit nga PEN/Barbara Goldsmith Freedom to Write Award në vitin 2000.

Flora Brovina ka shërbyer si deputete e Kuvendit të Kosovës për gjashtë mandate ndërmjet viteve 2001 dhe 2019.

Continue Reading

Trending