Connect with us

Kosovë

Vdekja e regjisorit Bekim Lumi konsiderohet humbje e madhe për teatrin

Published

on

Pas një sëmundjeje të rëndë, në moshën 51-vjeçare, ka ndërruar jetë regjisori Bekim Lumi. Regjisori Lumi ishte profesor në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, ndërkohë që në skenat e teatrove ka ngritur një numër shfaqjesh të suksesshme.

Drejtori i teatrit “Adriana” në Ferizaj, Fatmir Hyseni, tha se vdekja e regjisorit Lumi është humbje e madhe jo vetëm për artin kosovar, por edhe atë të rajonit.

“Sot ishte një lajm shumë i hidhur për komunitetin artistik në përgjithësi, Bekim Lumi ka qenë i veçantë dhe unik në trajtimin e  artit dhe për këtë është një humbje shumë e madhe jo vetëm në Kosovë, por përgjithësi në trojet shqiptare, për arsye se ai e ka mishëruar teatrin, krejt idetë e tij janë realizu nëpërmjet artit dhe sot ishte një humbje jashtëzakonisht e madhe, por mendoj se arti i tij do të jetoj pasi ka ngritur një standard të caktuar për regjisorët tjerë e artistët tjerë në Kosovë”, tha Hyseni.

Hyseni thotë se përkundër dëshirës së madhe, teatri i Ferizajt nuk ka pasur asnjë shfaqje të regjisorit Lumi, meqë ai punonte gjatë në një shfaqje në mënyrë që ajo të mbetej unike.

“Kemi pas shkëmbime idesh të ndryshme, por jo të punoj ai në teatrin “Adriana” edhe pse dëshira jonë ka qenë shumë e madhe  ta kemi një shfaqje të Bekimit, por Bekimi jo që ka punuar aq shumë nëpër teatro përpos në Teatrin Kombëtar dhe ka punuar shumë gjatë në një vepër mandej ajo vepër e tij ka mbet unike”, tha Hyseni.

Regjisori Bekim Lumi njihej për shfaqjet e tij me karakter minimalist e eksperimental. Ai e ka përfaqësuar Kosovën në disa festivale teatrore ndërkombëtare, në të cilat është nderuar me çmime të ndryshme.

Bekim Lumi numëron dhjetëra shfaqje të realizuara, të cilat kanë rezultuar të suksesshme. Shfaqja e fundit e tij ishte “Arturo Ui”, më 14 qershor, në premierën e së cilës nuk mundi të ishte i pranishëm.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Gazmend Hoxha jep dorëheqje si Drejtor i Policisë

Published

on

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka dhënë dorëheqje pesë ditë pas rastit të vrasjes së Arlinda Zemajt.

Dorëheqja e Hoxhës vjen një ditë pasi Policia e Kosovës pezulloi nga puna 11 zyrtarë të saj derisa ka filluar hetimin për trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt.

Në njoftimin e kryeministrit Albin Kurti bëhet e ditur se ka pranuar kërkesën e Gazmend Hoxhës për lirimin nga detyra , derisa me propozim të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për ushtrues detyre të Drejtorit të Policisë është caktuar Fehmi Hoti.

Gazmend Hoxha ishte emëruar drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës më 8 mars 2023, kurse policisë iu bashkua në vitin 2000 prej kur edhe ushtroi disa pozita të rëndësishme drejtuese.

Continue Reading

Kosovë

Suspendohen 11 zyrtarë policorë, kryeprokurorja e Pejës dhe prokurorja e rastit të Zekajt

Published

on

Një kryeprokurore, një prokurore dhe 11 zyrtarë policorë janë pezulluar lidhur me mënyrën se si ishin marrë me rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra nga kunati i saj, më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.

Kështu, Këshilli Prokurorial i ka suspenduar sot nga detyra kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj si dhe prokuroren e rastit të Zekajt,  Arlinda Nallbani Gacaferrin.

Ndaj tyre, Këshilli Prokurorial ka vendosur të iniciohen procedura disiplinore. Gjithashtu, Këshilli Prokurorial mori vendim që të caktojë Valbona Disha-Haxhosaj për Ushtruese të Detyrës së Kryeprokurorit në Prokurorinë Themelore në Pejë .

Kurse, Policia e Kosovës njoftoi se janë pezulluar 11 zyrtarë policorë lidhur me trajtimin e rastit të Zekajt. Ndaj tyre është duke u zhvilluar një hetim paraprak nga Inspektorati Policor i Kosovës me rekomandimin e të cilit, nga detyra u pezulluan ushtruesi i detyrës së drejtorit Rajonal në Pejë, Agron Hasanaj, komandanti i Stacionit Policor në Pejë, Faik Jahmurataj, zëvendëskomandanti, shefi i Sektorit të Hetimeve, ushtruesi i detyrës së shefit të sektorit të operativës, komandanti i nënstacionit në Vitomiricë dhe katër hetues policorë.

“Suspendimet janë bërë në interes të hetimeve të pavarura, llogaridhënies institucionale dhe përgjegjësive individuale, në trajtimin e rastit. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ruajtjen e vlerave, integritetit dhe shërbimit në mënyrë të drejtë e të paanshme, si dhe do të bashkëpunojë ngushtë me të gjitha institucionet relevante”, thuhet në njoftim të Policisë.

Continue Reading

Kosovë

Me kërkesa për dorëheqje dhe përgjegjësi penale mbahet protesta për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë ka filluar protesta e organizuar Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, nga ish-kunati i saj.

Me pankartat dhe thirrjet ““Gjumi s’ka me iu marrë, flaka ka me iu dalë” protestuesit, të cilëve iu bashkuan edhe familjarët e të ndjerës, marshuan drejt Ministrisë së Drejtësisë, Policisë dhe Qeverisë së Kosovës me kërkesë për përgjegjësi dhe llogaridhënie për të gjithë zinxhirin institucional që nuk trajtuan si duhet rastin e Arlinda Zekajt.

Para Ministrisë së Drejtësisë ata kanë kërkuar dorëheqjen e ministrave Donika Gërvalla dhe Xhelal Sveçla.

Ndërkohë, policia e Kosovës ka publikuar një video të arrestimit të Albert Sylës, të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt. Ai u arrestua mbrëmjen e 27 tetorit.

Continue Reading

Trending