Connect with us

Ferizaj

Votohet korniza afatmesme buxhetore e Ferizajt

Published

on

Kuvendi komunal i Ferizajt me shumicë votash miratoi sot kornizën afatmesme buxhetore për vitin 2020-2022. Këtë dokument, që parasheh projektet me financa të planifikuara për këtë periudhë kohore, para asambleisteve e prezentoi kryetari Agim Aliu. Ai tha se rritja buxhtore për këtë periudhe kohore, si dhe planifikimi i këtij dokumenti në bazë të kërkesave te qytetarëve është ajo që e karaketrizon këtë kornizë buxhetore.

“Dokumenti që sot keni para vetes, korniza afatmesme buxhetore 2020 – 2022 është adresa e kërkesave qytetare. Habitati i nevojave të shprehura ndër vite për reformën rrënjësore dhe zhvillimin, ku të gjithë nga ne dalim të fituar dhe masim progresin në ecjen tonë përpara. Fryma e planifikimit strategjik që manifestohet në secilën nga projektet tona, të shkruar e zeza mbi të bardhë në këtë dokument është paraprijëse e një procesi tjetër, profil i lartë i rëndësisë publike hartimi i buxhetit për vitin 2020-2022 për të cilin ne jemi vullnetplotë e këmbëngulës në zbatimin e tërësishëm të objektivave që burojnë nga platforma ime qeverisëse. – tha në fjalimin e tij kryetari Aliu

Por, kështu nuk po mendon opozita.  LDK dhe Vetëvendosje patën reagime dhe kritika të shumëta për këtë kornizë buxhetore. Njëra nga vërejtet qe i pat shefi i grupit të Vetëvendosjes, Enver Haliti është fakti që ky dokument strategjik, parasheh ulje te shpenzimeve për investime kapitale si dhe rritje te buxhetit në kategorinë e mallrave dhe shërbimeve.

“Për çudi, kemi rritje të kategorisë Mallra dhe Shërbime të këtij buxheti me të vetmin qëllim që qytetarët tani më e dinë, që ky ekzekutiv ka rritur numrin e personave me kontrata në vepër në 450 persona dhe ngritja e kësaj kategorie për Mallra dhe Shërbime është me të vetmin qëllim që të paguhen militantët partiakë që është stërngarkuar administrata komunale dhe kompanitë publike me militantë partiakë dhe e vetmja formë dhe nga i vetmi pozicion buxhetor ku mund të paguhen këta persona me kontratë në vepër është kategoria Mallra dhe Shërbime. Për këtë arsye kemi edhe rritjen e kësaj kategorie me 1.175.864€” – tha në diskutimin e tij, Enver Haliti nga Vetëvendosje.

 
Ndërkaq, për Muharrem Sfarqën e LDK-së, ngritja buxhetore per dy vitet e ardhshme nuk është ndonje kontribut i pushtetit lokal, por nje standard i rritjes së shkalles së Bruto Prodhimit Vendor (GDP).

“Te politikat e reja, ju lutem e kemi themelimi i Qendrës për Inovacion dhe Ndërmarrësi, a është themelu kjo qendër, që dy vite flitet që është themelu apo ka me u themelu ose ta dimë a është kjo një frazë që zakonisht frazat janë të karakterizuara në fjalorin demagogjik apo kemi të bëjmë me themelim. Tek zhvillimi ekonomik ju lutem në të gjitha deklaratat publike të zyrtarëve komunal zhvillimi ekonomik është fjalia e cila përbën 90% të fjalorit politik, ndërkaq nëse i analizojmë faktet për shembull kemi në vitin 2019, 300.000€ tek zhvillimi ekonomik ndërkaq në vitin 2020, 188.000€ një zbritje e përgjysmuar, drastike. Unë mendoj së për çfarëdo projekti edhe kur të aplikohet në qeveri, ka një rregull që paraprakisht të jetë i aprovuar këtu në kuvend, se me mujt ne e kemi interesin që të gjitha këto projekte që i aprovojmë këtu të i dërgojmë në qeveri. Nëqoftëse na i merr qeveria e lehtëson punën e investimeve kapitale dhe një pjesë të mjeteve të buxhetit të komunës mund të orientohen tjetërkund. Por projekti i “Bashkimit të Qytetit” nuk ka kaluar asnjëherë në këtë kuvend, është aprovu në buxhetin e Republikës së Kosovës, por ky Kuvend nuk e ka ditë asnjëherë këtë çështje siq nuk e kanë ditë as qytetarët e vetë. Dhe një emërtim kështu  shumë romantik “Bashkimi  Qytetit” rrezikon që të shndërrohet në një strehimore më vonë.” – tha Muharrem Svarqa nga LDK.

E shefi i grupit parlamentar të PDK-së,  Arian Imeri, e ngriti si shqetësim faktin që roli i një asambleisiti nuk mund të bëjë ndryshime apo harmonizimi të projekteve në këtë dokument, pasiqë, sipas tij, shumica e buxhetit te planifikuar do te shkojë si borxh i projekteve te viteve te kaluara.

” Roli jonë si asambleist në bërjen e buxhetit edhepse është i vogël, sipas ligjit na është zvogëluar edhe më shumë, për shkak të obligimeve të bartura të cilat duhet të kryhen patjetër, sepse janë obligime kontraktuale. Nuk ka mjete në dispozicion, që ne si asambleist mund t’i bartim apo t’i destinojmë ku mendojmë ne thjesht duhet të paguajmë. Pra, projektet të cilat me njëfarë forme duhet me i mbulu projektet të cilat janë veç të kontraktuara më herët.”- tha Arian Imeri nga PDK.

E kur rendin e patën përgjigjet ndaj këtyre kritikave e akuzave të opozitës, këta të fundit e lëshuan sallën, me qëllim  që ky dokument mos ti merr votat e mjaftueshme, por këtu opozita sikur deshtoi, pasië ky buxhet u votua edhe nga katër asambleistë të LDK-së, te cilët nuk e panë të arsyeshme largimin nga salla. Pavarësisht mungesës së anëtarëve të tjerë opozitarë, kryetari Aliu serish doli në foltore, por kësaj radhe me një ton me të ashpër.

“Në fakt për ata që kanë shtruar pyetje, ata ikën nga debate, edhe po japin një drejtim të ri qytetit, po i japin një drejtim të ri politikës, që në fakt është zbarkim i Prishtinës në Ferizaj. Kjo nuk ka qenë në traditën e Ferizajt, nuk ka qenë në traditën politike qytetare dhe politikën e Ferizajt. Që të hedhësh vrerin këtu dhe pastaj të mos marrësh as përgjigjet që ti i kërkon. Mirëpo, unë nuk po mundem me kuptu gjithë këtë energji negative që ështe brenda tyre, unë mendoj se duhet të çlirohen nga energjia negative nga ky akumulim kaq i madh i energjisë. Frazat dhe demagogjitë kanë përfunduar me 19 nëntor 2017.” – tha Aliu

Në mbledhjen e sotme të kuvendit komunal të Ferizajt është miratuar edhe hedhja në diskutim publik e rregullores për varreza, ofrimin e shërbimeve te varrimit, rregullimin dhe mirembajtjen e tyre.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ndalohet për 48 orë një person për rastin e vdekjes të punëtorit në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar për ndalimin e një personi me inicialet B.T. lidhur me rastin që ka ndodhur dje rreth orës 15:50, në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, ku humbi jetën një punëtor derisa po punonte në një objekt ndërtimi.  Viktima dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas prokurorisë, i arrestuari B.T. është ndaluar nën dyshimin për veprën penale  “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Ndalohet një person për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”

Ferizaj, 13 Tetor 2026– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me iniciale B.T., në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”nga neni 358 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, rreth orës 15:50:, ku, një person, i cili po kryente punime në një objekt ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente në Ferizaj, kurse, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokurori i shtetit, pas daljes në vendin e ngjarjes, ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethaneve të këtij rasti.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të vazhdoj me procedurat e mëtejme ligjore.

#

Continue Reading

Ferizaj

Humb jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Published

on

Një punëtor 54 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë punës të jetë rrëzuar në një objekt në ndërtim në Ferizaj.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli”.  

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Sipas policisë dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore viktima është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

Në vendngjarje kanë dalë edhe hetimet rajonale dhe inspektorët e punës derisa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Continue Reading

Ferizaj

Siguria juaj fillon me zgjedhjen e duhur të sigurimit

Published

on

Në jetën e përditshme përballemi me situata të papritura – në rrugë, gjatë udhëtimeve, në punë apo edhe në shtëpi. Pikërisht për këtë arsye, sigurimi është një nga investimet më të mençura që mund të bëni për veten, familjen dhe biznesin tuaj.

Selim Shabani B.I., bashkëpunëtori kompanisë së sigurimeve PRISIG, ofron zgjidhje profesionale dhe të besueshme për të gjithë ata që kërkojnë siguri, stabilitet dhe mbrojtje financiare në çdo situatë.

Me një qasje të drejtpërdrejtë dhe këshillim profesional, ai ju ndihmon të zgjidhni paketën e sigurimit që i përshtatet më së miri nevojave tuaja – duke ju kursyer kohë dhe duke ju ofruar mbrojtje të plotë.

Shërbime të plota sigurimi për individë dhe biznese

Nëpërmjet bashkëpunimit me PRISIG, ofrohen një gamë e gjerë sigurimesh:Klientët mund të përfitojnë nga një gamë e gjerë shërbimesh sigurimi, duke përfshirë:

•  Sigurim i shëndetit në udhëtim – për udhëtime të sigurta jashtë vendit

•   Sigurim shëndetësor – kujdes dhe mbrojtje për shëndetin tuaj

•   Sigurim i personave nga aksidentet – mbështetje financiare në rast të aksidenteve të papritura

•   Sigurim TPL & TPL+  – sigurim i detyrueshëm dhe i zgjeruar për automjete

•  Sigurim Kasko i automjeteve – mbrojtje e plotë për veturën tuaj

•  Sigurim i pronës, banesës dhe shtëpisë – siguri për pronën dhe familjen tuaj

•  Sigurim i ofertës (tenderit) – për kompani që marrin pjesë në tenderë

•   Sigurim i kontratës (ekzekutimit) – garanci për realizimin e kontratave

Qasja profesionale, këshillimi i drejtë dhe shërbimi i shpejtë janë vlerat që e bëjnë Selim Shabanin një partner të besueshëm për çdo klient.

Për informata shtesë ose për të zgjedhur sigurimin që i përshtatet më së miri nevojave tuaja, mund të kontaktoni: Selim Shabani B.I.

Bashkëpunëtor i kompanisë së sigurimeve PRISIG

*Artikull i sponsorizuar

Continue Reading

Trending