Connect with us

Ferizaj

Kërkohet kujdes nga qytetarët edhe pas lehtësimit të masave

Published

on


Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës gjatë kësaj jave në komunën e Ferizajt ka marrë afër 70 mostra për ritestim për virusin COVID-19.


Drejtoresha e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Ferizaj Sevdije Mehmeti, tha se rezultatet e këtyre mostrave pritet të dalin së shpejti.

“Realisht situatën nuk e kemi keq, jemi duke i bërë ritestimet në familjet me radhë, asnjë nuk do të mbetet pa u ritestuar, rezultate definitive ende nuk kemi, por ne jemi në kontakt me të gjithë dhe shenja nuk kanë asnjë dhe duke e parë kështu presim rezultate negative. Çdo ditë në tendën që është vendosur janë duke u marrë mostra, vetëm sot janë marrë 33 mostra të gjitha ritestime, 3 janë nga Kaçaniku, 30 nga Ferizaj edhe dje kemi marrë 34 ritestime dhe do të vazhdojmë deri në fund, çdo rast që ka dalë pozitiv do ta ritestojmë varësisht nga data që janë, nëse herën e dytë dalin prapë pozitiv ata konsiderohen persona të shëruar, por prapë atyre nuk u jep komoditetin me dalë në rrugë, ata të gjithë duhet të vetizolohen për 14 ditë, por edhe nëse dalin negativ, ne po shpresojmë që të gjithë do të dalin negativ, por gjithsesi gjithmonë duke respektuar masat”, tha Mehmeti.


Mehmeti tha se qytetarët duhet të vazhdojnë të kenë kujdes dhe të mbrohen nga virusi, pavarësisht paralajmërimeve të Ministrisë së Shëndetësisë për lehtësim të masave.


“Gjithherë rreziku ekziston, ne kemi thënë që mund të ketë bartës të shëndosh dhe ai mund të jetë bartës i virusit, prandaj daljet e panevojshme nuk arsyetohen, daljet në grumbuj nuk arsyetohen e poashtu daljet pa maska e rritin rrezikun. Unë u bëj apel inspektorëve të dalin më shumë sepse e vetmja mënyrë është kjo, të mbahet distanca, të shohin personat a janë duke iu përmbajtur masave e veçanërisht kjo vlenë për marketet”, tha Mehmeti.


Që nga përhapja e koronavirusit në nivel vendi, në komunën e Ferizajt kanë rezultuar pozitiv me koronavirus afër 100 persona, ndërsa gjatë kësaj jave në këtë komunë nuk është shënuar asnjë rast.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Avdi H. Ahmeti

Published

on

Është ndarë nga jeta Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avdi H. Ahmeti nga Ferizaj.

Njoftimi mortor u bë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën, më 04.11.2026 ora 14:15 në varrezat e lagjes Karametaj, të fshatit Greme të Ferizajt.

#

Continue Reading

Ferizaj

Ndalohet për 48 orë një person për rastin e vdekjes të punëtorit në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar për ndalimin e një personi me inicialet B.T. lidhur me rastin që ka ndodhur dje rreth orës 15:50, në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, ku humbi jetën një punëtor derisa po punonte në një objekt ndërtimi.  Viktima dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas prokurorisë, i arrestuari B.T. është ndaluar nën dyshimin për veprën penale  “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Ndalohet një person për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”

Ferizaj, 13 Tetor 2026– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me iniciale B.T., në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”nga neni 358 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, rreth orës 15:50:, ku, një person, i cili po kryente punime në një objekt ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente në Ferizaj, kurse, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokurori i shtetit, pas daljes në vendin e ngjarjes, ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethaneve të këtij rasti.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të vazhdoj me procedurat e mëtejme ligjore.

#

Continue Reading

Ferizaj

Humb jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Published

on

Një punëtor 54 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë punës të jetë rrëzuar në një objekt në ndërtim në Ferizaj.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli”.  

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Sipas policisë dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore viktima është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

Në vendngjarje kanë dalë edhe hetimet rajonale dhe inspektorët e punës derisa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Continue Reading

Trending