TEMA

Shqiptarët e Çikagos me paradë në Ditën e Flamurit

 

Komuniteti shqiptar i Çikagos (SHBA), i organizuar në disa shoqata që veprojnë brenda të shtetit të Illinos, edhe këtë vit ka organizuar paradën tradicionale me rastin e 28 Nëntorit, ditës së Flamurit në shënim të 108 vjetorit të Pavarësisë së shtetit Shqiptar.

Qindra vetura të shqiptaro-amerikanëve të stolisur me shqiponjën dykrerëshe parakaluan përgjatë avenysë Michigan Ave, e cila në këtë ditë kumbonte shqip. Tradicionalisht, edhe këtë vit qyteti i Çikagos i dha përkrahje komunitetit shqiptar gjatë festave kombëtare, duke ngritur flamurin e Shqipërisë në sheshin Daley Plaza, që atë ditë të valojë përkrah flamurit Amerikan dhe atij të shtetit Illionis.

Shqiptarët e Amerikës në Paradën e Ditës së Pavarësisë – Çikago, 28 Nëntor 2020

Exit mobile version