Connect with us

Kosovë

Qeveria tërheq mbrapa fondet për ndërtimin e Spitalit të Ferizajt

Published

on

Qeveria e Kosovës në mbledhjen online, të 49-tën me radhë të mbajtur sot, ka marrë katër vendime që ndërlidhen me fushën e shëndetësisë, dhe luftës kundër pandemisë COVID-19. Në kuadër të tyre, qeveria ka vendosur që paratë e dedikuara për projektin e ndërtimin e spitalit të ri të Ferizajt në shumën prej mbi 527 mijë euro t’i  ridestinojë për blerje të pajisjeve mikrobiologjike dhe laboratorike, ndërsa një pjesë (50 mijë euro) të investohet në infrastrukturën shëndetësore të burgjeve të Kosovës.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Dërgohet në burg kosovari i ekstraduar nga Gjermania

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se njësia për menaxhimin e urdhëresave dhe arrestimeve, mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ka realizuar me sukses pranim-dorëzimin e shtetasit L.M., mashkull, 27 vjeç, i cili është ekstraduar nga shteti i Gjermanisë.

I kërkuari ishte subjekt i një urdhërese të lëshuar nga organet e drejtësisë së Republikës së Kosovës për veprën penale “Vjedhje e rëndë” , për të cilën ishte dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim.

Pas përfundimit të të gjitha procedurave ligjore, personi është shoqëruar dhe dorëzuar në qendrën e paraburgimit Hajvali, për vuajtje të mëtejme të dënimit.

#

Continue Reading

Kosovë

Inspektorati Sanitar mbyll përkohësisht pishinën e Gërmisë

Published

on

Inspektorati Sanitar i Ministrisë së Shëndetësisë ka njoftuar për mbylljen e përkohshme të pishinës së Gërmisë në Prishtinë, pas një raporti nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike që konstaton se uji i kësaj pishine nuk i plotësoi standardet e sigurisë dhe higjienës.

Siç raporton RTK, vendimi është marrë për të mbrojtur shëndetin publik dhe për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm për qytetarët që frekuentojnë këtë hapësirë rekreative.

IKShPK njoftoi mëngjesin e sotëm se, në bazë të analizave laboratorike të ujit të pishinës së Gërmisë, të marra më 19 korrik, parametrat mikrobiologjikë nuk plotësuan standardet.

 “Ekspertët e Ekologjisë Humane nga IKShPK kanë marrë mostra për analizë laboratorike nga uji i kësaj pishine, të premten më 19 korrik 2025. Rezultatet e këtyre mostrave te lëshuara me 22 korrik 2025, treguan se parametrat mikrobiologjikë nuk plotësuan standardet për ujin e pishinës. Inspektorati Sanitar i Ministrisë së Shëndetësisë ka bërë vizitë në këtë pishinë, në të njëjtën ditë. Më 23 korrik 2025, janë marrë mostra të përsëritura dhe rezultatet përfundimtare pritet të jenë të gatshme ditën e premte, me 25 korrik 2025”, ka thënë IKShPK.

Instituti tha se këto analiza janë bërë në kuadër të mandatit të tij për mbrojtjen e shëndetit publik, dhe bazuar në kontratën që ka me ndërmarrjen publike “Sport Marketing” SH.A, që bën menaxhimin e pishinës së Gërmisë në Prishtinë.

#

Continue Reading

Kosovë

Rasti i Agon Zejnullahut: Gjykata vendos për rikthimin e 5 policëve në paraburgim

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Lipjan, vendosi që t’i kthejë në paraburgim pesë zyrtarët policorë që dyshohen për veprën penale “vrasje nga pakujdesia” të 27-vjeçarit Agon Zejnullahu.

Rasti ishte në rigjykim nga 21 korriku, me kërkesë të mbrojtësve të tyre.

Në aktvendimin e fundit të Gjykatës Themelore thuhet se të dyshuarve u caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji dhe se ajo do të llogaritet prej datës së ndalimit të tyre, më 7 korrik 2025, deri më 6 gusht 2025.

Aty, po ashtu, thuhet se “pas shqyrtimit të kërkesës së prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit dhe pas vlerësimit të kundërshtimeve dhe argumenteve të të pandehurve dhe mbrojtësve të tyre”, ka “arsye të mjaftueshme që të pandehurve t’iu caktohet masa e paraburgimit”.

Zejnullahu ka vdekur në orët e para të 7 korrikut, pasi është arrestuar nga policia në Lipjan.

Vdekjen e tij në vendngjarje e ka konstatuar edhe ekipi mjekësor.

Policia ka thënë se i ndjeri dyshohet se ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe duke sulmuar automjete e kalimtarë, kur është ndaluar nga autoritetet e rendit.

Por, sipas familjarëve dhe avokatit të tyre mbrojtës, policia ka përdorur forcë të tepruar kundër tij.

Ngjashëm kanë thënë edhe disa përfaqësues të shoqërisë civile, pasi kanë parë disa pamje që kanë qarkulluar në internet.

Komandanti i Policisë për rajonin e Lipjanit, Argjend Gashi, ka dhënë dorëheqje pas vdekjes së Zejnullahut.

\Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Trending