Connect with us

Ferizaj

Të shtunën ndërprerje të rrymës në Ferizaj

Published

on

KEDS njofton se në Ferizaj gjatë ditës së të shtunës, me datë 30 korrik do të ketë ndërprerje të rrymës, transmeton TV TEMA.

Sipas njoftimit, ndërprerje e rrymës do të ketë nga ora 11:00 deri në ora 15:00.

Arsyeja e kësaj ndërprerje thuhet të jetë mirëmbajtja preventive dhe mirëmbajtje totale e nënstacionit.

Raporti i KEDS:

Ferizaj

1.

Nga TS 110/35/10 kV Ferizaj 1 (Bibaj) do të ndërprehet TR1 dhe TR 2:

NS 35/10kV Ferizaj III, NS 35/10kV Ferizaj II, NS 35/10kV Kaçaniku, NS 35/10kV Shtërpce, NS 35/10kV Silkapori nga ora 11:00 deri në ora 15:00.

Vendet: rrugët: 2 Korriku (një pjesë), Afrim Zhitija, Ahmet Delija (një pjesë), Ahmet Kaçiku, Aleksandër Mojsiu (një pjesë), Ali Pashë Tepelena (një pjesë), Astrit Bytyqi, Azem Shkreli (një pjesë), Besim Fazliu, Besim Qarri (një pjesë), Daut Dauti, Dëshmorët e Kombit, Dimitrije Tucoviq, Emin Duraku, Esat Mekuli (një pjesë), Faton Vehbiu (një pjesë), Fazli Sojeva, Ganimete Tërbeshi, Gëzim Sahiti, Gjon Sereqi, Halil Alidemaj, Isa Boletini, Kemajl Hetemi, Kuvendi i Arbërit, Marije Shllaku, Mic Sokoli (një pjesë), Naim Frashëri, Nazmi Uksmajli, Mustaf Goga (një pjesë), Sander Prosi, Tahir Meha (një pjesë), Tahir Sinani, Tomorri (një pjesë), Vllezërit Gërvalla, Vllezërit Frashëri (një pjesë) dhe Xhon Sereqi (një pjesë), Afrim Abazi (një pjesë), Ajet Gërguri (një pjesë), Atë Pren Doqi (një pjesë), Drenica (një pjesë), e Dukagjinit (një pjesë), e Dardanisë, e Kaçanikut (një pjesë), e Lubetenit, e Shkumbinit (një pjesë), Epopeja e Jezercit, Eqrem Qabej (një pjesë), Gjergj Kastrioti (një pjesë), Gucia (një pjesë), Hasan Çerkini, Idriz Seferi (një pjesë), Lekë Dukagjini (një pjesë), Mbretëresha Tetutë (një pjesë), Migjeni (një pjesë), Musine Kokollari (një pjesë), Naim Beka, Nazim Bakiu (një pjesë), Njazi Bajraktari, Pjetër Budi (një pjesë), Çamëria (një pjesë), Ramadan Salihu, Ramush Satrolli (një pjesë), Sadik Bega (një pjesë), Sejdi Sejdiu, Shtjefan Gjeçovi (një pjesë), Tefta Tashko (një pjesë), Ulpiana (një pjesë) dhe Xhemë Gostivari (një pjesë), 12 Qershori (një pjesë), Ahmet Kaçiku (një pjesë), Ali Kelmendi, Dëshmorët e Kombit, e Dardanisë, Epopeja e Jezercit (një pjesë), Hoxhë Kadri Prishtina, Isa Boletini, Mustafë Goga, Ramadan Rexhepi, Sanije Rexhepi, Sejdi Sejdiu, Smajl Gorani, Tahir Sinani dhe Uran Tinova (një pjesë), Ahmet Hoxha, Bekim Osmani, Beteja e Kosharës, Dëshmorët e Kombit, Drenica (një pjesë), e Adriatikut (një pjesë), e Dibrës (një pjesë), e Lubjanës (një pjesë), Hamëz Jashari, Latif Hasani (një pjesë), Lepenci (një pjesë), Lulzim Guta, Metush Krasniqi, Rifat Berisha, Riza Goga, Sadik Bega (një pjesë), Sadik Trafashiku, Sali Baliu, Sharrit, Skënderbeu, Toni Bler, Vjosa (një pjesë), William Walker (një pjesë), Xhimi Shea (një pjesë) dhe Zenel Hajdini, 1 Tetori (një pjesë), 28 Nëntori (një pjesë), Arsim Rexhepi, Bajram Kelmendi (një pjesë), Bilall Shala, Cen Dugolli, Driton Islami, e Reçakut, Ganimete Tërbeshi, Hasan Berisha (një pjesë), Magjistralja Ferizaj-Prishtinë (një pjesë), Metush Krasniqi (një pjesë), Ndre Mjeda (një pjesë), Nora Kelmendi (një pjesë), gim Prodani (një pjesë), Ali Hadri, Beq Heta (një pjesë), Besim Rexhepi (një pjesë), Dëshmorët e Kombit, Elhami Hasani (një pjesë), Enver Maloku (një pjesë), Faik Rexha (një pjesë), Gramozi (një pjesë), Gursel e Bajram Sylejmani, Hajdin Matoshi (një pjesë), Imri Halili, Lagja e Qiraxhive, Liman Reka, Luigj Gurakuqi (një pjesë), Mujo Ulqinaku (një pjesë), Nekadin (një pjesë), Rexhë Berisha (një pjesë), Riza Matoshi (një pjesë), Rrezak Shala, Sylejman Pitarka (një pjesë), Vezir Jashari, Viktor Hygo (një pjesë), Xhyli Semaja (një pjesë) dhe një pjesë e fshatit Voskopojë; fshatrat: Papaz, Pojatë, Rahovicë, Sazli, Softaj, Talinoc, (një pjesë), Talinoc i Jerlive (një pjesë) dhe Talinoc i Muhaxherëve (një pjesë), Bajnicë, Burnik, Gaçkë, Gaçkë e Epërme, Gërlicë, Gërlicë e Epërme, Gjelbin, Greme (një pjesë), Izhancë, Koshtane, Semajë dhe Varosh (një pjesë), Doganaj, Dubravë, Pleshinë, Pleshinë e Eperme dhe e Poshtëme, Zaskok, Elezaj (një pjesë), Gërlicë (një pjesë), Greme, Qardak-Kaçaniku i Vjetër (një pjesë), Magjistralja Ferizaj-Kaçanik (një pjesë), Rakaj dhe Varosh, Bob, Gajre, Ivajë, Kotlinë, Lumbardh (Kotlinë), Laq (një pjesë), Puset e Nikës (një pjesë), Strazhë dhe rruga Vëllezërit Çaka (një pjesë), Bajnicë (një pjesë), Begrancë, Doganaj, Duraj, Elezaj, Fusha e Pajtimit (një pjesë), Gabricë, Kaçanik i Vjetër, Koxhaj (një pjesë), Magj.Ferizaj-Kaçanik (një pjesë), Stagovë dhe Qardak-Kaçaniku i Vjetër, Shtërpce një pjesë dhe një pjesë e fshatit Berevce, Brezovica, Jazhince, Sevce, Vrbeshtica dhe Vikendicat, Biti e Epërme, Biti e Poshtme, Brod, Drajkovce (një pjesë), Firajë, Gotovushë, Shushice dhe Viqë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, mirëmbajtje totale e nënstacionit (ana 35kV).

Ferizaj

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Avdi H. Ahmeti

Published

on

Është ndarë nga jeta Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avdi H. Ahmeti nga Ferizaj.

Njoftimi mortor u bë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën, më 04.11.2026 ora 14:15 në varrezat e lagjes Karametaj, të fshatit Greme të Ferizajt.

#

Continue Reading

Ferizaj

Ndalohet për 48 orë një person për rastin e vdekjes të punëtorit në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar për ndalimin e një personi me inicialet B.T. lidhur me rastin që ka ndodhur dje rreth orës 15:50, në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, ku humbi jetën një punëtor derisa po punonte në një objekt ndërtimi.  Viktima dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas prokurorisë, i arrestuari B.T. është ndaluar nën dyshimin për veprën penale  “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Ndalohet një person për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”

Ferizaj, 13 Tetor 2026– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me iniciale B.T., në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”nga neni 358 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, rreth orës 15:50:, ku, një person, i cili po kryente punime në një objekt ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente në Ferizaj, kurse, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokurori i shtetit, pas daljes në vendin e ngjarjes, ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethaneve të këtij rasti.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të vazhdoj me procedurat e mëtejme ligjore.

#

Continue Reading

Ferizaj

Humb jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Published

on

Një punëtor 54 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë punës të jetë rrëzuar në një objekt në ndërtim në Ferizaj.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli”.  

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Sipas policisë dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore viktima është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

Në vendngjarje kanë dalë edhe hetimet rajonale dhe inspektorët e punës derisa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Continue Reading

Trending