Policia e Kosovës raporton se sot rreth orës 13:00 një veturë Land Rover tentoi të hyjë në Kosovë.
Sipas policisë, vetura e drejtuar nga U.R rezultoi të ishte e vjedhur, transmeton TV TEMA.
Vetura doli të ishte e vjedhur në Itali në vitin 2021, sipas këtij raporti, dyshohet se janë flasifikuar dokumentet e veturës dhe ajo u ri-regjistrua në Shqipëri.
Raporti i plotë i Policisë:
Me datën 28.07.2022 rreth orës 13:00, nga Shqipëria për në Kosovë, ka ardhur vetura Land Rover me targa të Shqipërisë, të cilin e drejtonte shtetasi i Shqipërisë me inicialet U.R., viti i lindjes 1992. Vetura është përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë.
Gjatë kontrollimit të veturë dhe numrit identifikues të veturës, është dyshuar se vetura është raportuar e vjedhur.
Policia e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e FRONTEX, të cilët janë me mision në PKK Vermicë, është bërë verifikimi më i detajuar i automjetit dhe pas një pune hetimore dhe verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ky automjet është raportuar i vjedhur në Itali, në vitin 2021.
Më pas dyshohet se i janë falsifikuar dokumentet e automjetit dhe i njëjti është ri–regjistruar në Shqipëri.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit pranë P.Th Prizren, i cili ka urdhëruar që të iniciohet rasti dhe vetura të sekuestrohet.
Lënda për hetim i dorëzohet njësitit së autokrimeve për hetime dhe procedim të mëtejmë.
Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vendosur që seanca konstituive e Kuvendit të Republikës së Kosovës të mbahet më 6 gusht, me fillim nga ora 10:00.
Afati i fundit për mbajtjen e kësaj seance është data 7 gusht.
Në konferencën për media, Haxhiu tha se vendimi për datën e mbajtjes së seancës është duke pasur parasysh afatet kushtetuese dhe krijimin e hapësirës së nevojshme për dialog dhe për ndërtimin e një konsensusi mes partive politike qoftë për zgjedhjen e qeverisë apo edhe të presidentit të ri të vendit.
“Kushtetuta e Republikës së Kosovës përcakton qartë se Presidenti e thërret seancën konstitutive të Kuvendit brenda afatit prej 30 ditësh. Po ashtu, aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e ka sqaruar qartë se vetëm pas konstituimit të Kuvendit fillojnë të rrjedhin afatet kushtetuese që lidhen me procedurën për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës dhe, siç e dini, ato janë 60 ditë. Pikërisht për shkak të kësaj lidhjeje kushtetuese ndërmjet konstituimit të Kuvendit dhe procedurës së zgjedhjes së Presidentit, kam vlerësuar me kujdes çdo hap që është ndërmarrë gjatë këtyre javëve”, ka thënë Haxhiu.
Bazuar në rezultatet e certifikuara nga zgjedhjet e 7 qershorit, Lëvizja Vetëvendosje fituar 53 ulëse, PDK i ka fituar 22, LDK 18 ulëse dhe Aleanca 7 ulëse.
Partia e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, bashkë me partitë nga komunitetet pakicë joserbe i kanë numrat e nevojshëm për konstituimin e Kuvendit dhe krijimin e Qeverisë, por jo edhe për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, për zgjedhjen e të cilit duhet marrëveshje politike, pasi në dy raundet e para të votimit duhet prania e së paku 80 deputetëve.
Në të kundërtën vendi shkon sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Policia e Kosovës ka njoftuar se në aksidentin që ndodhi sot rreth orës 05:00, në magjistralen Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor që kalon nëpër fshatin Studime të komunës së Vushtrrisë, në vendin e ngjarjes ka humbur jetën një grua rreth 52-vjeçare derisa pesë persona të tjerë mbetën të lënduar.
Sipas njoftimit të Policisë, në aksident ishin përfshirë dy automjete.
“Në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e lëndimeve të marra, në vendin e ngjarjes ka humbur jetën një viktimë femër, rreth 52 vjeçare, ndërsa pesë persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor”, njofton policia.
Me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ku do t’i nënshtrohet obduksionit.”
Policia bëri të ditur se hetuesit e Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor, në koordinim me prokurorin e rastit, po zhvillojnë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit fatal.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) dhe Organizata Evropiane për Parashikimin e Stuhive (ESTOFEX) kanë lëshuar paralajmërime për reshje intensive, stuhi, breshër dhe erëra të forta.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, por gjatë orëve të pasdites pritet ndryshim i kushteve atmosferike me vranësirave konvektive, të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh.
Temperaturat maksimale parashihen të sillen prej 31°C deri në 33°C.
Ndërkaq, Organizata Evropiane për Parashikimin e Stuhive (ESTOFEX), e cila monitoron motin e ashpër në Evropë, ka lëshuar një alarm të nivelit 3 të rrezikut për Kosovën dhe disa vende të rajonit.
Sipas ESTOFEX, përfshirja e Kosovës në zonën me nivelin 3 të rrezikut nënkupton një potencial të lartë për mot ekstrem, me mundësi për breshër shumë të madh dhe erëra të forta me fuqi shkatërruese.