Connect with us

Ferizaj

Mbeturinat përfshihen nga flakët në rrugën Gëzim Sahiti në Ferizaj

Published

on

Një grumbull mbeturinash është djegur të martën në rrugën Gëzim Sahiti në Ferizaj.

Në pamjet që disa qytetarë i kanë dërguar TV TEMA-s shihet se aty u desh të intervenonin edhe zjarrfikësit në mënyrë që të ndalet zjarri.

Në fotografitë dhe videot që i kanë dërguar qytetarët vërehet zjarr i madh që ka kapluar këtë grumbull të bërllokut.

Sipas qytetarëve nuk dihet se si ka filluar zjarri.

TV TEMA kontaktoi me Zjarrfiksat e Ferizajt për të kërkuar një raport rreth rastit nga ta por të njejtit thanë se raporti do të shkruhet nesër pasi që tani është ndërrimi i pasdites dhe nuk ka kush ta shkruaj raportin.

Foto dhe Video:

https://www.youtube.com/shorts/lxnatwfv7s4

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Ferizaj

Gjendet në Tiranë 80 vjeçari nga Ferizaj i raportuar i zhdukur që nga 17 gushti

Published

on

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njoftoi se 80-vjeçari Hamëz Ismali nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga 17 gushti, është gjetur në Tiranë.

Ismaili aktualisht është në trajtim mjekësor në spitalin e Tiranës.

Gjetja e tij u bë e mundur falë kërkimeve intensive dhe bashkëpunimit të Shoqatës për Kërkim Shpëtim me policinë e Kosovës, atë të Shqipërisë, qytetarëve dhe ekipeve të angazhuara në këtë operacion.

Familjarët e Ismailit kishin bërë thirrje publike qytetarëve për informacion për vendndodhjen e tij, pasi për herë të fundit ishte parë më 18 gusht në Stacionin e Autobusëve në Tiranë, ku kishte mbërritur me një kompani transportuese nga Kosova.  

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njofton se, pas kërkimeve intensive së bashku me Policinë e Kosovës dhe angazhimit të ekipeve, është bërë e mundur gjetja e z. Hamëz Ismali, 80 vjeç, nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i humbur që nga data 17 gusht.

Z. Hamëz është gjetur në Tiranë, ku aktualisht po merr trajtim në spital.

Shpresojmë që gjendja e tij të përmirësohet sa më shpejt dhe që së shpejti të rikthehet pranë familjes dhe në shtëpinë e tij. Falënderojmë Policinë e Kosovës, Policinë e Shqipërisë, si dhe të gjithë qytetarët, institucionet dhe personat e tjerë që kontribuuan dhe ndihmuan në gjetjen e z. Hamëz”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtim.

#

Continue Reading

Ferizaj

Në Ferizaj raportohen katër bankënota të dyshuara nga 500 €

Published

on

Policia në Ferizaj ka njoftuar se në një bankë janë dorëzuar katër bankënota në vlerë nga 500 €, të cilat dyshohet se janë falsifikuara.

Në raportin 24 orës, Policia ka njoftuar se kartëmonedhat e dyshuara janë sekuestruar për ekzaminim të mëtutjeshëm.

“Rr. Dëshmorët e Kombit, Ferizaj –  Raportohet nga banka se kanë pranuar katër bankënota në vlerë nga 500 €, të cilat dyshohet se janë falsifikuara. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar kartëmonedhat e dyshuara për ekzaminime të mëtutjeshëm. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori.”

Continue Reading

Trending