Connect with us

Kosovë

Shaban Gogaj denohet me 7 vjet e 6 muaj burgim për vrasjen e Agonis Tetajt

Published

on

Pejë- Gjykata Themelore në Pejë, e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 7 vite e 6 muaj  burgim të akuzuarin Shaban Gogajn, për vrasjen Agonis Tetaj, në shtator të vitit 2018 në Deçan.

Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Gogaj u shpall të premten, nga kryetarja e trupit gjykues, Violeta Husaj-Rugova, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, vrasja e të riut që kishte ndodhur më 23 të vitit 2018, nga vepra penale “Vrasje e rëndë” është ricilësuar në “Vrasje nga pakujdesia”.

Për këtë shkak, babai i viktimës Agonis Tetaj, Isuf Tetaj, ka akuzuar prokurori i rastit i cili e ka ricilësuar veprën, Agron Uka, se ka manipuluar dhe nuk ka vënë drejtësi në rastin e vrasjes së të riut.

Pas kësaj, kishte reaguar ish-Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i cili kishte vendosur të ndërrohet prokurori i rastit, e po ashtu ka kërkuar të merren masat e duhura ndaj prokurorit Agron Uka./express

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Numërohen rreth 20% të votave të kandidatëve për deputetë

Published

on

Me procesimin e  19.78% të votave (09.06.2026 ora 10:05), Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë ka përfunduar në Junik, Shtërpcë, Han të Elezit dhe Mamushë.

Nga rezultatet e deritanishme, në 10-shën e parë të deputetëve më të votuar tek lista e Vetëvendosjes renditen Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika Gërvalla, Xhelal Sveçla, Avni Dehari, Mimoza Kusari-Lila, Hajrulla Çeku dhe Ejup Maqedonci.

Sipas rezultateve preliminare, në të cilat nuk janë përfshirë votat nga vendvotimet me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe ato të votimit jashtë Kosovës, Vetëvendosje pritet t’i marrë 48 ulëse në Kuvend.

Në listën e PDK-së, e cila pritet t’i ketë 24 ulëse, i prijnë Bedri Hamza, Përparim Gruda, Arian Tahiri, Uran Ismaili, Sala Jashari, Vlora Çitaku, Ganimete Musliu, Arben Mustafa, Mërgim Lushtaku dhe Enver Hoxhaj.

Listës së kandidatëve më të votuar të LDK-së i prijnë Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica-Xhelili, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Ukë Rugova, Kujtim Shala, Anton Quni, Lutfi Haziri dhe Armend Zemaj. LDK pritet t’i ketë 20 deputetë.

Listës së më të votuarve të AAK-së, i prijnë  Ardian Gjini, Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha, Burim Ramadani, Time Kadrijaj, Agim Çeku, Arbër Tolaj dhe Albana Bytyqi. Sipas rezultateve preliminare, Aleanca pritet t’i ketë 8 deputetë.

Continue Reading

Kosovë

Sot nis numërimi i votave të kandidatëve për deputetë

Published

on

Në Qendrat Komunale të Numërimit sot pritet të nisë procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, ka thënë se paraprakisht do të bëhet verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime.

Elezi gjithashtu bëri të ditur se sot në ora 16:30, do të mbajnë konferencë për media ku edhe do të njoftojnë për fillimin e verifikimit /numërimit në të gjitha komunat si dhe për të gjitha aktivitetet e KQZ-së në ditët e ardhshme.

Nga publikimi i fundit i rezultateve preliminare  të zgjedhjeve të 7 qershorit, nga 99.44% të votave të përpunuara, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë në 42.91 %  të votave pasuar nga Partia  Demokratike e Kosovës me 21.08% dhe Lidhja Demokratike të Kosovës me 17.60% të votave. Ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës fitoi 7.17 % të votave.

Kjo përqindje nuk përfshin votat nga vendvotimet me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe ato të votimit jashtë Kosovës.

Continue Reading

Kosovë

Mbeten edhe 14 kuti votimi të pa numëruara  

Published

on

Nga publikimi i fundit i rezultateve preliminare  të zgjedhjeve të 7 qershorit, vërehet se nga 2498 kuti kanë mbetur të numërohen edhe 14 sosh.

Sipas faqes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga 99.44% të votave të përpunuara, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë në 42.91 % ose 297.363 vota. E dyta renditet Partia  Demokratike e Kosovës me 21.08% apo me 146.108 vota. Lidhja Demokratike të Kosovës ka marrë 17.60 % apo 121.987 vota, ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.17 % apo 49.712 vota.

Kjo përqindje nuk përfshin votat nga vendvotimet me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe ato të votimit jashtë Kosovës.

Continue Reading

Trending