Ferizaj
Dy aksidente trafiku me të lënduar brenda 10 minutave në Ferizaj
-
Ferizaj4 days agoPolicia në Ferizaj ka arrestuar një person për posedim të narkotikëve
-
Ferizaj12 hours agoHumb jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj
-
Kosovë6 days agoJustina Shiroka Pula inaugurohet si presidente e shtatë e Kosovës
-
Kosovë1 week agoKuvendi miraton në lexim të parë Projektligjin për Specialen
-
Ferizaj4 days agoSiguria juaj fillon me zgjedhjen e duhur të sigurimit
-
Kosovë12 hours agoAktakuzë për krime lufte në Zveçan, i dyshuari akuzohet për vrasje civilësh
Ferizaj
Dy aksidente trafiku me të lënduar brenda 10 minutave në Ferizaj
Ferizaj
Humb jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj
Një punëtor 54 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë punës të jetë rrëzuar në një objekt në ndërtim në Ferizaj.
Rasti është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli”.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Sipas policisë dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore viktima është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.
Në vendngjarje kanë dalë edhe hetimet rajonale dhe inspektorët e punës derisa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.
Ferizaj
Siguria juaj fillon me zgjedhjen e duhur të sigurimit
Në jetën e përditshme përballemi me situata të papritura – në rrugë, gjatë udhëtimeve, në punë apo edhe në shtëpi. Pikërisht për këtë arsye, sigurimi është një nga investimet më të mençura që mund të bëni për veten, familjen dhe biznesin tuaj.
Selim Shabani B.I., bashkëpunëtori kompanisë së sigurimeve PRISIG, ofron zgjidhje profesionale dhe të besueshme për të gjithë ata që kërkojnë siguri, stabilitet dhe mbrojtje financiare në çdo situatë.
Me një qasje të drejtpërdrejtë dhe këshillim profesional, ai ju ndihmon të zgjidhni paketën e sigurimit që i përshtatet më së miri nevojave tuaja – duke ju kursyer kohë dhe duke ju ofruar mbrojtje të plotë.
Shërbime të plota sigurimi për individë dhe biznese
Nëpërmjet bashkëpunimit me PRISIG, ofrohen një gamë e gjerë sigurimesh:Klientët mund të përfitojnë nga një gamë e gjerë shërbimesh sigurimi, duke përfshirë:
• Sigurim i shëndetit në udhëtim – për udhëtime të sigurta jashtë vendit
• Sigurim shëndetësor – kujdes dhe mbrojtje për shëndetin tuaj
• Sigurim i personave nga aksidentet – mbështetje financiare në rast të aksidenteve të papritura
• Sigurim TPL & TPL+ – sigurim i detyrueshëm dhe i zgjeruar për automjete
• Sigurim Kasko i automjeteve – mbrojtje e plotë për veturën tuaj
• Sigurim i pronës, banesës dhe shtëpisë – siguri për pronën dhe familjen tuaj
• Sigurim i ofertës (tenderit) – për kompani që marrin pjesë në tenderë
• Sigurim i kontratës (ekzekutimit) – garanci për realizimin e kontratave
Qasja profesionale, këshillimi i drejtë dhe shërbimi i shpejtë janë vlerat që e bëjnë Selim Shabanin një partner të besueshëm për çdo klient.
Për informata shtesë ose për të zgjedhur sigurimin që i përshtatet më së miri nevojave tuaja, mund të kontaktoni: Selim Shabani B.I.
Bashkëpunëtor i kompanisë së sigurimeve PRISIG
*Artikull i sponsorizuar
Ferizaj
Policia në Ferizaj ka arrestuar një person për posedim të narkotikëve
Policia rajonale në Ferizaj ka arrestuar një burrë pasi gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse, i janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 21.1 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.
I dyshuari është arrestuar rreth orës 14:45 të së enjtes (08.10.2026), në rrugën Lekë Dukagjini në Ferizaj.
Në raportin ditor të policisë bëhet e ditur se në cilësi të provave materiale nga i dyshuari janë sekuestruar edhe 963.80 euro dhe 700 lekë para të gatshme, tre telefona celularë, një USB dhe një thikë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
-
Ferizaj4 days agoPolicia në Ferizaj ka arrestuar një person për posedim të narkotikëve
-
Ferizaj12 hours agoHumb jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj
-
Kosovë6 days agoJustina Shiroka Pula inaugurohet si presidente e shtatë e Kosovës
-
Kosovë1 week agoKuvendi miraton në lexim të parë Projektligjin për Specialen
-
Ferizaj4 days agoSiguria juaj fillon me zgjedhjen e duhur të sigurimit
-
Kosovë12 hours agoAktakuzë për krime lufte në Zveçan, i dyshuari akuzohet për vrasje civilësh

Leave a Reply