Ferizaj
Ndërprerje të rrymës në Ferizaj gjatë së shtunës
-
Ferizaj5 days agoNdahet nga jeta veterani i UÇK-së, Avdi H. Ahmeti
-
Kosovë4 days agoArrestohen pesë persona dhe sekuestrohen 37 kilogram heroinë
-
Kosovë1 week agoGazmend Hoxha jep dorëheqje si Drejtor i Policisë
-
Kosovë5 days agoTre të arrestuar në Kosovë në aksionin ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime
-
Botë6 days agoSHBA-ja rikthen Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e bisedimeve
-
Kosovë5 days agoPas 15 vjetësh, ngrihet aktakuzë në mungesë për vrasjen e Diana Kastratit
-
Botë5 days agoDemokratët marrin kontrollin e Kongresit
Ferizaj
Ndërprerje të rrymës në Ferizaj gjatë së shtunës
Ferizaj
Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Avdi H. Ahmeti
Është ndarë nga jeta Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avdi H. Ahmeti nga Ferizaj.
Njoftimi mortor u bë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj.
Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën, më 04.11.2026 ora 14:15 në varrezat e lagjes Karametaj, të fshatit Greme të Ferizajt.
Ferizaj
Ndalohet për 48 orë një person për rastin e vdekjes të punëtorit në Ferizaj
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar për ndalimin e një personi me inicialet B.T. lidhur me rastin që ka ndodhur dje rreth orës 15:50, në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, ku humbi jetën një punëtor derisa po punonte në një objekt ndërtimi. Viktima dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Sipas prokurorisë, i arrestuari B.T. është ndaluar nën dyshimin për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
Njoftimi i Prokurorisë:
Ndalohet një person për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”
Ferizaj, 13 Tetor 2026– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me iniciale B.T., në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”nga neni 358 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, rreth orës 15:50:, ku, një person, i cili po kryente punime në një objekt ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente në Ferizaj, kurse, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Prokurori i shtetit, pas daljes në vendin e ngjarjes, ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethaneve të këtij rasti.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të vazhdoj me procedurat e mëtejme ligjore.
Ferizaj
Humb jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj
Një punëtor 54 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë punës të jetë rrëzuar në një objekt në ndërtim në Ferizaj.
Rasti është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli”.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Sipas policisë dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore viktima është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.
Në vendngjarje kanë dalë edhe hetimet rajonale dhe inspektorët e punës derisa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.
-
Ferizaj5 days agoNdahet nga jeta veterani i UÇK-së, Avdi H. Ahmeti
-
Kosovë4 days agoArrestohen pesë persona dhe sekuestrohen 37 kilogram heroinë
-
Kosovë1 week agoGazmend Hoxha jep dorëheqje si Drejtor i Policisë
-
Kosovë5 days agoTre të arrestuar në Kosovë në aksionin ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime
-
Botë6 days agoSHBA-ja rikthen Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e bisedimeve
-
Kosovë5 days agoPas 15 vjetësh, ngrihet aktakuzë në mungesë për vrasjen e Diana Kastratit
-
Botë5 days agoDemokratët marrin kontrollin e Kongresit

Leave a Reply