Connect with us

Lajme

Sveçla publikon një video ku pretendon se shihet Millan Radoiçiq  

Published

on

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, e ka publikuar një video në rrjetet sociale, në të cilën, sipas tij, shihet nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiqi, gjatë sulmit kundër Policisë së Kosovës në veri të vendit më 24 shtator.

“Ky në pamjet më poshtë është Millan Radoiçiq, nënkryetar i Listës Serbe, po ashtu pjesë edhe e listës së zezë të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar”, shkroi Sveçla në përshkrimin e videos në Facebook.

Radoiçiq – nënkryetar i partisë më të madhe të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit – kërkohet nga autoritetet e Kosovës dhe është gjithashtu në listën e zezë të SHBA-së për “përfshirje në krimin e organizuar ndërkombëtar”.

Ai përmendet në një aktakuzë edhe si udhëheqës i grupit kriminal, i cili planifikoi vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Megjithatë, urdhërarresti për Milan Radoiçiqin u tërhoq në mars të vitit 2021 pa asnjë shpjegim.

Ferizaj

Humb jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Published

on

Një punëtor 54 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë punës të jetë rrëzuar në një objekt në ndërtim në Ferizaj.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli”.  

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Sipas policisë dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore viktima është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

Në vendngjarje kanë dalë edhe hetimet rajonale dhe inspektorët e punës derisa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Continue Reading

Kosovë

Aktakuzë për krime lufte në Zveçan, i dyshuari akuzohet për vrasje civilësh

Published

on

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet M.Gj., nën dyshimet për kryerje të krimeve të luftës kundër popullsisë civile gjatë viteve 1998-1999 në komunën e Zveçanit.

Sipas aktakuzës, i pandehuri – që ndodhet në paraburgim – në cilësinë e komandantit të Repartit Policor rezervë në Zveçan, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore serbe, dyshohet se ka kryer vrasje, trajtim çnjerëzor, frikësim, shkatërrim të pronës, dëbim masiv dhe spastrim etnik të popullsisë civile.

Prokuroria pretendon se më 29 prill 1999, M.Gj., së bashku me persona të tjerë të paidentifikuar, pjesëtarë të Ushtrisë Jugosllave dhe të policisë serbe, mori pjesë në një operacion për rrethimin e një fshati në komunën e Zveçanit.

Gjatë këtij operacioni, sipas aktakuzës, u vranë tre civilë, ndërsa shtatë persona u rrëmbyen. Trupat e gjashtë prej tyre u gjetën në varrezat e fshatit Suhodoll, kurse trupi i viktimës së shtatë ende nuk është gjetur. Gjatë operacionit, po ashtu, u dogjën shtëpi dhe u shkatërrua pasuri materiale.

Në vitet e fundit, autoritetet e Kosovës kanë intensifikuar hetimet dhe ndjekjen penale të rasteve të krimeve të luftës të viteve 1998-1999.Disa raste janë në gjykim dhe disa kanë marrë edhe epilog gjyqësor.

Më 27 shtator, nëntë persona u arrestuan në Zubin Potok në kuadër të hetimeve për rastin e njohur si “Grupi i Intelektualëve”. Prokuroria Speciale tha se të dyshuarit u ndaluan për 48 orë. Operacioni nxiti reagime nga Serbia dhe Lista Serbe.

Më herët, më 14 qershor, pesë persona u arrestuan në kuadër të hetimeve për rastin “Reçaku II”. Ata dyshohen se ishin pjesë e njësive speciale të policisë serbe që morën pjesë në operacionin e 15 janarit 1999 në Reçak, ku u vranë 42 civilë shqiptarë..

Ndërkaq, më 6 gusht, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë në mungesë ndaj 20 personave, përfshirë Milan Radoiçiqin, nën dyshimin për krime lufte në Gjakovë. Të akuzuarit dyshohet se kanë marrë pjesë në vrasjen e 107 civilëve gjatë luftës.

Më 4 shtator, Prokuroria Speciale dorëzoi gjithashtu aktakuzë në mungesë ndaj 35 ish-zyrtarëve dhe komandantëve të lartë serbë, të dyshuar për vrasjen e 26 civilëve në lagjen Jasharaj të Prekazit të Poshtëm në mars të vitit 1998.

Aktakuzat në mungesë janë mundësuar në Kosovë pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale të vitit 2022. Ato mund të procedohen vetëm pasi prokuroria dhe gjykata t’i kenë shteruar përpjekjet për të siguruar praninë e të akuzuarve. Sipas ligjit, personat e dënuar në mungesë kanë të drejtë për rigjykim pa kushte nëse arrestohen.

Sipas Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, janë dokumentuar gjithsej 12.230 viktima të luftës së viteve 1998-’99.

Ndërsa, 1.577 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur nga kjo luftë.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj ka arrestuar një person për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia rajonale në Ferizaj ka arrestuar një burrë pasi gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse, i janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 21.1 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

I dyshuari është arrestuar rreth orës 14:45 të së enjtes (08.10.2026), në rrugën Lekë Dukagjini në Ferizaj.

Në raportin ditor të policisë bëhet e ditur se në cilësi të provave materiale nga i dyshuari janë sekuestruar edhe 963.80 euro dhe 700 lekë para të gatshme, tre telefona celularë, një USB dhe një thikë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Trending