Connect with us

Lajme

Milan Radoiçiq pranon pjesëmarrjen në sulmin në Banjskë më 24 shtator

Published

on

Nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq e ka pranuar se ka qenë në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator dhe se i ka bërë të gjitha përgatitjet logjistike për ngjarjet e asaj dite.

Ai e ka bërë këtë deklaratë përmes një letre të lexuar nga avokati i tij Goran Petronijeviq për publikun nga Beogradi.

Si pasojë e përleshjeve të Policisë me një grup të armatosur në këtë pjesë në veri të Kosovës kanë vdekur një zyrtar policor dhe tre sulmues.

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme, ka bastisur 5 lokacione në veri të Kosovës përfshirë edhe vilën e Radoiçiqit në liqenin e Ujmanit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sveçla ka publikuar edhe një video nga brenda kësaj vile.

“Edhe nga pamjet që po shihen, dëshmohet se nuk bëhet fjalë për asnjë “luftëtar lirie” por për një Pablo Escobar të rajonit. Nën maskën e mbrojtësit të qytetarëve ai dhe bashkëpunëtorët e tij u bënë multi milionerë në kurriz të ligjit, shtetit dhe qytetarëve të tjerë”, ka shkruar Sveçla.

Kosovë

Pal Lekaj dënohet me tri vjet e tetë muaj burgim në rigjykim për rastin e 53 milionëshit

Published

on

Gjykata në Prishtinë e ka dënuar në rigjykim ish-ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, me tri vjet e tetë muaj burgim për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe dëmtimit të buxhetit të Kosovës.

Lekaj, së bashku me tre të akuzuarit e tjerë në rastin e 53 milionëshit, Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahir, u shpallën fajtor të mërkurën për keqpërdorim të detyrës lidhur me autostradën “Arbën Xhaferi”.

Tahiri, ish-drejtor i Prokurimit Publik, dhe Shatri, ish-sekretar i Përgjithshëm i kësaj ministrie, u dënuan me nga një vit e tetë muaj burgim, ndërsa Berisha, ish-këshilltar i lartë politik i Lekajt, u dënua me tri vjet e tre muaj burgim.

Gjykata shqiptoi edhe dënim plotësues për ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Lekaj, duke ia ndaluar për një periudhë prej tri vjet e gjashtë muaj ushtrimin e funksionit në administratën publike.

Rigjykimi ndaj tyre u mbajt pasi në shkurt të vitit 2025 Gjykata e Apelit e kishte kthyer rastin në pikën zero duke e rrëzuar aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë. Edhe në gjykimin e parë, që të katër të akuzuarit kishin marrë dënime sikurse në rigjykim.

Në vitin 2018, Qeveria e Kosovës kishte ndarë 53 milionë euro shtesë për kompaninë në fjalë për punimet e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit, për shkak të, siç kishte thënë Qeveria, dështimit të ekzekutivit të mëhershëm që t’i paguajë me rregull faturat.

Ndërkohë, Prokuroria Speciale e Kosovës tha se e mirëpret aktgjykimin fajësues të Gjykatës Themelore në Prishtinë në rigjykimin ndaj tyre.

“Ky vendim paraqet një hap të rëndësishëm në forcimin e sundimit të ligjit garantimin e ndëshkueshmërisë në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë, duke dëshmuar se keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe i parasë publike duhet të ketë përgjegjësi ligjore”, tha Prokuroria në një reagim.

Hetimet lidhur me ndarjen e 53 milionë eurove për konsorciumin Bechtel-Enka kishin nisur pas debateve të nxitura dhe dyshimeve të ngritura nga partitë opozitare autoritetet në Kosovë.

Më 2020, Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, shfuqizoi vendimin e ekzekutivit paraprak për zgjatje të afatit të kontratës për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”, që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut.

Me këtë vendim, Qeveria Kurti ndërpreu negociatat me konsorciumin turko-amerikan, Bechtel-Enka për ndërtimin e lidhjeve të reja dhe të një mbikalimi në autostradë. Ekzekutivi kërkoi po ashtu, që dikasteret përkatëse të bënin vlerësimin e dëmit të shkaktuar në buxhet nga vendimi i shfuqizuar.

Ndryshe, autostrada Prishtinë-Shkup e quajtur “Arbën Xhaferi” ka një gjatësi prej 55 kilometrash dhe ndërtimi i saj i ka kushtuar buxhetit të Kosovës 600 milionë euro.

Kjo autostradë ishte inauguruar më 2019.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Kosovë

Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

Published

on

Me 62 vota për, 16 kundër dhe 13 abstenime, Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Ajo ishte edhe kryetare e legjislaturës së kaluar e cila u shpërnda më 1 korrik 2026.

Nԯ vazhdim të seancës konstituive, për pesë nënkryetarët e Kuvendit janë propozuar Ardian Gola nga LVV, Vlora Çitaku nga PDK, Kujtim Shala nga LDK, Emilia Rexhepi nga komunitetet jo serbe kurse Lista Serbe propozoi Sllavko Simiqin.

Pasi për mënyrën e votimit të nënkryetarëve pati mospajtime dhe propozime të ndryshme, kryeparlamentarja Haxhiu dha 30 minuta pauzë për konsultim me grupet parlamentare.

Continue Reading

Ferizaj

Gjendet në Tiranë 80 vjeçari nga Ferizaj i raportuar i zhdukur që nga 17 gushti

Published

on

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njoftoi se 80-vjeçari Hamëz Ismali nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga 17 gushti, është gjetur në Tiranë.

Ismaili aktualisht është në trajtim mjekësor në spitalin e Tiranës.

Gjetja e tij u bë e mundur falë kërkimeve intensive dhe bashkëpunimit të Shoqatës për Kërkim Shpëtim me policinë e Kosovës, atë të Shqipërisë, qytetarëve dhe ekipeve të angazhuara në këtë operacion.

Familjarët e Ismailit kishin bërë thirrje publike qytetarëve për informacion për vendndodhjen e tij, pasi për herë të fundit ishte parë më 18 gusht në Stacionin e Autobusëve në Tiranë, ku kishte mbërritur me një kompani transportuese nga Kosova.  

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njofton se, pas kërkimeve intensive së bashku me Policinë e Kosovës dhe angazhimit të ekipeve, është bërë e mundur gjetja e z. Hamëz Ismali, 80 vjeç, nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i humbur që nga data 17 gusht.

Z. Hamëz është gjetur në Tiranë, ku aktualisht po merr trajtim në spital.

Shpresojmë që gjendja e tij të përmirësohet sa më shpejt dhe që së shpejti të rikthehet pranë familjes dhe në shtëpinë e tij. Falënderojmë Policinë e Kosovës, Policinë e Shqipërisë, si dhe të gjithë qytetarët, institucionet dhe personat e tjerë që kontribuuan dhe ndihmuan në gjetjen e z. Hamëz”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtim.

#

Continue Reading

Trending