Connect with us

Diasporë

Shoqata e Policëve Shqiptarë në SHBA dhuroi 60 mijë dollarë, për familjen e policit Afrim Bunjaku

Published

on

Policët shqiptaro-amerikan të inkuadruar në Shoqatën Amerikane Shqiptare të zbatimit të Ligjit në SHBA, në mjediset e Konsullatës së Republikës së Kosovës në New York dorzuan çekun e kontributit të tyre në shumë 60 mijë dollarë.

Ky çek dedikuar familjes së heroit Afrim Bunjaku në mënyrë simbolike iu dorëzua Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha nga disa pjesëtarë të policisë në New Jersey dhe New York, si dhe nga themeluesi i Shoqatës, Elton Shametaj.

Policët shqiptaro-amerikanë me këtë akt edhe njëherë dëshmuan qartë atdhedashurinë e tyre.

“Ky akt i tyre e bënë krenare edhe gjithë diasporën dhe mburremi nga fakti se edhe pse me mijëra kilometra larg ata bashkëndiejnë në rrënjët e origjinës dhe se ritmi i jetës se tyre është i lidhur ngushtë me fatet e atdheu”, thuhet në njoftim të shoqatës së tyre.

/ RTKlive/

Diasporë

Diaspora voton në përfaqësitë diplomatike

Published

on

Prej orës 7:00 të mëngjesit e deri në orën 19:00 të mbrëmjes, sipas kohës lokale në përfaqësitë e ndryshme diplomatike, diaspora po voton për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Votimi në përfaqësi diplomatike ishte mundësuar për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të këtij viti, ndërsa më herët kishte qenë i mundur vetëm votimi përmes postës.

Procesi i votimit po zhvillohet në 40 vendvotime, që u përkasin 16 ambasadave dhe 13 konsullatave të Kosovës në 18 shtete të huaja.

Këtu bëjnë pjesë gjashtë vendvotime në Gjermani, tri në Zvicër, dy në SHBA, dy në Kanada, dy në Itali, dy në Francë, dhe nga një në Mbretërinë e Bashkuar, Belgjikë, Suedi, Austri, Norvegji, Slloveni, Danimarkë, Turqi, Kroaci, Holandë, Hungari dhe Çeki.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, tha se deri në orën 9:00 të mëngjesit kanë votuar rreth një mijë persona, apo 8.64 për qind e atyre që janë regjistruar.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) doli dukshëm e para nga votat në përfaqësi diplomatike.

Votat nga përfaqësitë diplomatike në zgjedhjet e fundit

Në 30 qendrat e votimit në përfaqësitë diplomatike të Kosovës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje kishte fituar mbi 80 për qind të këtyre votave.

Por, gjithsej 42 për qind e votave të fituara nga LVV-ja në ato zgjedhje ishin të pamjaftueshme që kjo parti, e cila ka qenë në pushtet e vetme që nga viti 2021, të qeverisë sërish vetë.

Dhe, pas shumë muajve me Kuvend të bllokuar e dështimit të dy mandatarëve për kryeministër për të siguruar vota të mjaftueshme për formimin e një qeverie të re, 28 dhjetori u vendos si data e zgjedhjeve të parakohshme.

Për të votuar në përfaqësi diplomatike janë regjistruar gjithsej 19.187 votues, nga gjithsej mbi dy milionë qytetarët me të drejtë vote në këto zgjedhje.

Gjithsej numri i diasporës që është regjistruar për të votuar në këto zgjedhje, përfshirë përmes votimit me postë është pak mbi 77 mijë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se për votim do të vlejnë dokumentet identifikuese me afat të skaduar.

Por, askush që është regjistruar për të votuar nga diaspora nuk do të mund të votojë fizikisht në Kosovë të nesërmen, më 28 dhjetor, pasi që emrat e tyre janë tërhequr nga listat votuese në vend.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Diasporë

Berisha: Votimi i sotëm antikushtetues dhe kundërligjor

Published

on

Në reagimin e tij pas votimit në Kuvend, Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, tha se me këtë vendim ku 75 deputetët socialistë i hoqën imunitetin njëkohësisht, siç u shpreh, i dhanë edhe fund këtij parlamenti jodemokratik.  

Votimin në Kuvend me të cilin i hapet rruga për arrestimit të tij nga Prokuroria e Posaçme, Berisha e cilësoi si antikushtetues dhe premtoi një qëndresë historike përballë atij që ai e konsideron një plan të shumicës së majtë për të shuar Partinë Demokratike dhe opozitën në vend.

“Kuvendi antidemokratik votoi në kundërshtim me çdo procedurë kushtetuese dhe ligjore për heqjen e imunitetit dhe arrestimin tim. Ky vendim jo që nuk do ta shkatërrojë opozitën, por do ta mobilizojë atë në shkallën më të lartë dhe me moton: ‘o sot o kurrë’, do t’i japë përgjigjen më të merituar këtij regjimi”, tha Berisha.

Continue Reading

Diasporë

Kuvendi i Shqipërisë hap rrugën për arrestimin e ish-kryeministrit Berisha

Published

on

Kuvendi i Shqipërisë votoi të enjten në favor të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme të Shqipërisë (SPAK) për t’ia hequr imunitetin e deputetit ish-kryeministrit Sali Berisha, duke i hapur rrugën arrestimit të tij nën dyshimin për korrupsion.

Prokurorët u kërkuan ligjvënësve javën e kaluar t’ia heqin Berishës imunitetin parlamentar, sepse ai nuk i ishte përmbajtur urdhrit për të raportuar në SPAK çdo dy javë dhe për të mos u larguar nga vendi, derisa po hetohej nën dyshimet për korrupsion.

Me 75 vota në favor, Kuvendi e miratoi kërkesën për t’ia hequr Berishës imunitetin parlamentar të enjten.

Në tetor, SPAK-u njoftoi se Berisha akuzohet për korrupsion në një rast bashkë me dhëndrin e vet, Jamarbër Malltezi, për privatizimin e paligjshëm të kompleksit sportiv Partizani.

Opozita u përpoq ta pengojë votimin duke hedhur flakadanë në seancën foltorja e të cilës u sigurua nga një numër i madh i rojeve të sigurisë, ndërkohë që pranë ndërtesës së Kuvendit protestuesit e kundërshtuan vendimin.

Të hënën, Këshilli i Mandateve i Kuvendit të Shqipërisë e çoi në votim heqjen e imunitetit për Berishën me kërkesë të prokurorëve.

/REL/

Continue Reading

Trending