Connect with us

Lajme

Kurti sërish takim me Lajçakun

Published

on

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është rikthyer përsëri në hotelin në afërsi të selisë së

BE-së ku kanë mbajtur takimet me Scholz, Macron dhe Meloni.

Kurti po takohet aktualisht me përfaqësuesin e BE-së, Miroslav Lajcak.

Edhe Josep Borell më herët ka deklaruar se mund ta braktisë mbledhjen e Këshillit të BE-së për takime me Kurtin dhe Vuçiqin.

Ferizaj

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasjen në fshatin Balaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, bëri të ditur se i dyshuari për vrasjen  që ndodhi mbrëmë në fshatin “Balaj”është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Sipas njoftimit, Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të paraqesë kërkesë pranë gjykatës kompetente për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

“Prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda, ka dalë në vendin e ngjarjes, nga aty në bashkëpunim të plotë me Policinë e njësitë relevante kanë ndërmarrë veprime hetimore, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të kësaj ngjarje.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari me iniciale B.R., është ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërsa, trupi i pajetë i viktimës (I.R), është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), në Prishtinë, për obduksion.

Aktualisht, Prokuroria Themelore në Ferizaj është duke punuar për të sqaruar tutje të gjitha rrethanat dhe motivin e kësaj çështje penale “, thuhet mes tjerash në njoftim.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarjes e cila ndodhi më 15.09.2025 në fshatin Balaji i parapriu një mosmarrëveshje e më pas një fjalosje mes të dyshuarit e viktimës, që mes vete kanë lidhje familjare.

Continue Reading

Kosovë

Rubin kritikon Specialen për paraburgimin e krerëve të UÇK-së

Published

on

Kritikat e Rubinit për Specialen

James Rubin tregoi arsyet pse ai ka refuzuar të jetë dëshmitar i Prokurorisë në rastin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, duke thënë se kjo ka të bëjë me pikëpamjet e tij për Gjykatën Speciale.

Ai e quajti të padrejtë mbajtjen për pesë vjet në paraburgim të të akuzuarve, të cilët, sipas tij, u dorëzuan vullnetarisht.

“Janë dorëzuar vullnetarisht dhe kanë bashkëpunuar me Prokurorinë, s’e kuptoj pse kanë qëndruar kaq gjatë në burg, kjo më shqetëson”, tha ai.

Sipas Rubinit, kjo s’ka të bëjë me shtetin e së drejtës dhe, sipas tij, Madeleine Albright nuk ka pasur këtë në mendje kur ka formuar Tribunalin e Hagës për ish-Jugosllavinë.

“Kjo ka qenë e gabuar, kjo nuk është drejtësi”, shtoi ai.

“Mua kjo më është dukur si fajësim politik, për shkak se Hashim Thaçi ka qenë udhëheqës i UÇK-së”.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Kosovë

E akuzuara serbe për spiunazh e mohon fajësinë

Published

on

E akuzuara serbe për spiunazh, Jellena Gjukanoviq, deklaroi para trupit gjykues të Gjykatës Themelore në Prishtinë se nuk e pranon fajin që i ngarkohet.

Gjykimi ndaj saj nisi më 16 shtator, ndërsa seanca fillestare zgjati më pak se një orë.

Mbrojtja e Gjukanoviqit kërkoi 30 ditë afat për mbledhjen e provave shtesë, por trupi gjykues, i udhëhequr nga Rrahman Beqiri, vendosi se 15 ditë janë të mjaftueshme.

“Brenda këtij afati do të kërkojmë hedhjen poshtë të aktakuzës dhe do të paraqesim prova kundërshtuese. Pastaj, do të shohim vendimin e gjykatësit”, tha avokati i Gjukanoviqit, Predrag Millkoviq, pas seancës.

Mbrojtja kërkoi gjithashtu që paraburgimi t’i zëvendësohet me arrest shtëpiak – kërkesë kjo që u kundërshtua nga prokurori Bekim Kodraliu.

Millkoviq tha shkurtimisht për Radion Evropa e Lirë se janë të gatshëm të ofrojnë edhe dorëzani prej 15.000 eurosh.

Gjukanoviq, nga Mitrovica e Veriut, punonjëse e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, u arrestua më 28 shkurt në pikën kufitare të Jarinjës, në veri të Kosovës, dhe prej asaj kohe ndodhet në paraburgim.

Gjatë leximit të aktakuzës, prokurori special, Bekim Kodraliu, tha se Jellena Gjukanoviq, me informacionet e transmetuara tek Agjencia Serbe e Sigurisë dhe Inteligjencës (BIA), ka rrezikuar rendin kushtetues dhe sigurinë kombëtare të Kosovës.

Ai tha se Gjukanoviq ka qenë në kontakt me dy zyrtarë të BIA-s: Ratko Gajtanoviq, përgjegjës i agjencisë në rajonin e Novi Pazarit, dhe Lubisha Bukviq, zyrtar tjetër i saj.

“Me këtë të fundit, e pandehura është takuar disa herë në zyrat e BIA-s në Beograd”, theksoi Kodraliu.

Sipas tij, Gjukanoviq ka shfrytëzuar pozitën që mbante në OSBE, duke vepruar nën ndikimin e Aleksandar Vllajiqit, i dënuar tashmë për spiunazh, si dhe zyrtarëve të tjerë të BIA-s.

Përmes këtij roli, tha ai, e akuzuara ka kontribuar në krijimin e një “narrativi armiqësor” ndaj institucioneve të sigurisë, shtetësisë dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës.

Përmes këtyre veprimeve të qëllimshme, sipas Kodraliut, Gjukanoviq ka vënë në rrezik serioz jetën dhe sigurinë personale të zyrtarëve shtetërorë, qytetarëve të vendit dhe personelit ndërkombëtar të OSBE-së në Kosovë.

Në përfundim, Kodraliu tha se me këto veprime, Gjukanoviq “në vazhdimësi ka kryer veprën penale të spiunazhit”.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, spiunazhi është vepër e rëndë penale dhe dënohet me të paktën pesë vjet burg, nëse vërtetohet fajësia.

Muajin e kaluar, edhe një serbe tjetër e Kosovës dhe partneri i saj kroat janë arrestuar në Kroaci, nën dyshimet për spiunazh.

Sipas raportimeve, kroati, i cili ka shërbyer në misionin e NATO-së në Kosovë, KFOR, i ka dhënë informacione konfidenciale partneres së tij nga Kosova, të cilat ajo ua ka përcjellë anëtarëve të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.

Gjatë muajve të fundit, autoritetet kosovare kanë arrestuar dhe akuzuar disa persona, serbë dhe shqiptarë, nën dyshimet për spiunim në shërbim të inteligjencës serbe.

Ekspertët vlerësojnë se këto raste tregojnë se spiunazhi mbetet një kërcënim serioz për sigurinë e Kosovës.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Trending