Connect with us

Lajme

Qeveria propozon shtesat e rrezikshmërisë për policinë

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka propozuar shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës.

Në takimin e sotëm të qeverisë, Kurti  ka thënë se kjo zgjidhje merr parasysh situatën e tensionuar në veri të Kosovës dhe do të vazhdoj për sa kohë të jetë e nevojshme.

 “Përfshihen shtatë kategori te pozitave në Policinë e Kosovës të cilat janë subjekt i shtesave të rrezikshmërisë, shtesat për njësitet elitare, njësia speciale intervenuese, njësia për ndërhyrje të  shpejt dhe njësia për mbrojtje të afërt, janë 150 euro shtesë të pagës bazë, 120 euro shtesë për njësinë speciale operative, K9 dhe njësia për eksploziv dhe deminim.

“Pjesëtarët e patrullës kufitare do të përfitojnë nga 100 euro në muaj ndërsa pjesëtarët e hetuesisë nga 75 euro shtesë në muaj”.

“Ekipet reaguese dhe patrullat që njëherazi përbëjnë numrin më të madhe t policisë së Kosovës do të marrin nga 60 euro shtesë në muaj, kurse policëve që angazhohen për sigurinë e objekteve dhe menaxhim të operacioneve do të ndahen nga 50 euro dhe 45 euro shtesë të rrezikshmërisë”.

Kosovë

Një shtetas i Kosovës ekstradohet në SHBA për krime kibernetike

Published

on

Një shtetas i Kosovës është ekstraduar  për në SHBA, pasi që i njëjti kërkohej nga autoritetet amerikane për përfshirje në veprat penale që ndërlidhen me krimet kibernetike.

I dyshuari iu dorëzua mëngjesin e sotëm njësisë U. S. Marshall të SHBA-së, në ANP “Adem Jashari”, bëri të ditur Policia.

Në njoftim nuk u dhanë informacione për identitetin, moshën apo hollësi tjera për personin e ekstraduar.

Por, Policia e Kosovës tha se do të vazhdojë shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë, me qëllim të parandalimit dhe hetimit të krimit, si dhe gjurmimit dhe arrestimit të personave të kërkuar brenda dhe jashtë vendit

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një zyrtar policor në Ferizaj nën dyshimin për organizim të bixhozit të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Published

on

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar të hënën një zyrtar policor nga Stacioni Policor në Ferizaj, nën dyshimin për organizim të bixhozit të paligjshëm, skema piramidale dhe armëmbajtje pa leje si dhe përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm.

Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Gjatë ditës së djeshme hetuesit e IPK-së kanë bastisur 7 (shtatë) lokacione ku janë sekuestruar dy armë të shkurtra, një armë e gjatë e gjuetisë, dy armë të ftohta (thika), si dhe municion i llojeve të ndryshme.

Sipas dyshimeve fillestare, polici dyshohet se gjatë vitit 2026 ishte përfshirë në organizimin e bixhozit të paligjshëm online, si dhe kishte poseduar një armë të gjatë të tipit Kallashnikov, të cilën dyshohet se ia kishte shitur një personi tjetër.

Lidhur me këtë hetim  janë intervistuar edhe gjashtë persona të tjerë, të dyshuar për veprën penale “Shitblerja e armëve”. Hetimet ndaj tyre do të vazhdojnë në procedurë të rregullt.

IPK-ja i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e zyrtarit, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.

#

Continue Reading

Kosovë

Çitaku e quan vendimin e speciales të turpshëm dhe të papranueshëm

Published

on

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, e ka quajtur të turpshëm e të papranueshëm vendimin e Dhomave të Specializuara për dënimet ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit në rastin për pengim të drejtësisë.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku tha se vendimi i sotëm vetëm sa e ka thelluar mosbesimin në drejtësinë e administruar nga kjo gjykatë. Sipas saj, drejtësia nuk mund të ketë standarde të ndryshme për ata që gjykohen dhe një tjetër për ata që gjykojnë.

“Shpreh zhgënjimin dhe shqetësimin tim të thellë për vendimin e sotëm të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, në procesin për pengim të drejtësisë. Kontestimet procedurale, proceset e njëpasnjëshme dhe zvarritjet shumëvjeçare i kanë thelluar pikëpyetjet tona serioze për administrimin e drejtësisë të kësaj Gjykate”, ka thënë ajo duke shtuar se padrejtësisë do t’i përgjigjemi me qëndresë, mobilizim dhe përkushtim të palëkundur shtetëror e mbarëkombëtar.

“Me veprime konkrete politike, juridike e diplomatike. Me vendosmëri, deri në fund”, ka shkruar Çitaku.

#

Continue Reading

Trending