Connect with us

Kosovë

Mbështeten familjet në nevojë: 120 € për familje plus nga 30€ për secilin familjar

Published

on

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se rreth 21 mijë familje me asistencë sociale që kanë afërsisht 81 mijë anëtarë, do të subvencionohen sipas Masës 1.2 për blerjen e lëndëve djegëse për këtë sezon të dimrit.

Ai sqaroi se për secilën familje do të ndahen nga 120 euro e më pas edhe nga 30 euro për secilin anëtar të familjes.

Përfituesit sipas kësaj mase nuk kanë nevojë për aplikim, pasi përllogaritjet janë bërë nga Departamenti për Punë Sociale.

“Departamenti për Punë Sociale bën përllogaritjen, përllogaritja bëhet në formë që për secilën familje. Si familje, përfitimi është 120 euro që është ekuivalent me dy metër kub, ndërsa po ashtu, për çdo anëtar do të ndahen nga 30 euro shtesë. Që i bie për një familje katër anëtarëshe përfitimi total është 240 euro. Subvencionimi shkon direkt në llogarinë bankare të familjes”, ka thënë Murati gjatë prezantimit të kësaj mase, për të cilën janë ndarë 5 milionë euro nga pakoja mbështetëse e BE-së prej 75 milionë euro për energji.

Kosovë

Numërohen rreth 20% të votave të kandidatëve për deputetë

Published

on

Me procesimin e  19.78% të votave (09.06.2026 ora 10:05), Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë ka përfunduar në Junik, Shtërpcë, Han të Elezit dhe Mamushë.

Nga rezultatet e deritanishme, në 10-shën e parë të deputetëve më të votuar tek lista e Vetëvendosjes renditen Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika Gërvalla, Xhelal Sveçla, Avni Dehari, Mimoza Kusari-Lila, Hajrulla Çeku dhe Ejup Maqedonci.

Sipas rezultateve preliminare, në të cilat nuk janë përfshirë votat nga vendvotimet me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe ato të votimit jashtë Kosovës, Vetëvendosje pritet t’i marrë 48 ulëse në Kuvend.

Në listën e PDK-së, e cila pritet t’i ketë 24 ulëse, i prijnë Bedri Hamza, Përparim Gruda, Arian Tahiri, Uran Ismaili, Sala Jashari, Vlora Çitaku, Ganimete Musliu, Arben Mustafa, Mërgim Lushtaku dhe Enver Hoxhaj.

Listës së kandidatëve më të votuar të LDK-së i prijnë Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica-Xhelili, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Ukë Rugova, Kujtim Shala, Anton Quni, Lutfi Haziri dhe Armend Zemaj. LDK pritet t’i ketë 20 deputetë.

Listës së më të votuarve të AAK-së, i prijnë  Ardian Gjini, Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha, Burim Ramadani, Time Kadrijaj, Agim Çeku, Arbër Tolaj dhe Albana Bytyqi. Sipas rezultateve preliminare, Aleanca pritet t’i ketë 8 deputetë.

Continue Reading

Kosovë

Sot nis numërimi i votave të kandidatëve për deputetë

Published

on

Në Qendrat Komunale të Numërimit sot pritet të nisë procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, ka thënë se paraprakisht do të bëhet verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime.

Elezi gjithashtu bëri të ditur se sot në ora 16:30, do të mbajnë konferencë për media ku edhe do të njoftojnë për fillimin e verifikimit /numërimit në të gjitha komunat si dhe për të gjitha aktivitetet e KQZ-së në ditët e ardhshme.

Nga publikimi i fundit i rezultateve preliminare  të zgjedhjeve të 7 qershorit, nga 99.44% të votave të përpunuara, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë në 42.91 %  të votave pasuar nga Partia  Demokratike e Kosovës me 21.08% dhe Lidhja Demokratike të Kosovës me 17.60% të votave. Ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës fitoi 7.17 % të votave.

Kjo përqindje nuk përfshin votat nga vendvotimet me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe ato të votimit jashtë Kosovës.

Continue Reading

Kosovë

Mbeten edhe 14 kuti votimi të pa numëruara  

Published

on

Nga publikimi i fundit i rezultateve preliminare  të zgjedhjeve të 7 qershorit, vërehet se nga 2498 kuti kanë mbetur të numërohen edhe 14 sosh.

Sipas faqes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga 99.44% të votave të përpunuara, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë në 42.91 % ose 297.363 vota. E dyta renditet Partia  Demokratike e Kosovës me 21.08% apo me 146.108 vota. Lidhja Demokratike të Kosovës ka marrë 17.60 % apo 121.987 vota, ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.17 % apo 49.712 vota.

Kjo përqindje nuk përfshin votat nga vendvotimet me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe ato të votimit jashtë Kosovës.

Continue Reading

Trending