Connect with us

Lajme

Kaçanikasi dërgohet në mbajtje pasi sulmoi fizikisht gjyshen e tij

Published

on

Në Kaçanik policia arrestoi një person të dyshuar për dhunë familjare.  

I arrestuari dyshohet se pas një mosmarrëveshje në familje e ka sulmuar fizikisht gjyshen e tij.

Kaçanik  18.12.2023-15:40

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje e ka sulmuar fizikisht gjyshen e tij. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje.”

Kosovë

Distria shpallet kampione e Evropës në Tbilisi

Published

on

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Distria e fitoi titullin katërt e më të mirës në Evropë, pasi në finalen e kategorisë deri në 52 kilogramë mundi francezen Amandine Buchard me një “Yuko”.

Distria ishte bartëse e parë e kategorisë deri 52 kilogramë dhe deri në finale arrit pasi mundi xhudisten çeke Tereza Bodnarova, polaken Aleksandra Kaleta dhe në gjysmëfinale mposhti në kohën shtesë, po ashtu me “Yuko”, italianen Odette Giuffrida.

Nga përfaqësueset kosovare sot garuan edhe Fatjona Kasapi e cila në kategorinë deri në 52 kg u eliminua në xhiron e dytë dhe Erza Muminoviq e cila në kategorinë deri në 48 kg, humbi që në raundin e parë.  

Të premten, rrugëtimin e tyre për medalje evropiane, do ta nisin edhe Akil Gjakova, Laura Fazliu dhe Dardan Cena.

Continue Reading

Kosovë

Nga zjarri në një banesë në Malishevë vdiqën dy fëmijë dhe babai i tyre

Published

on

Një burrë dhe dy fëmijë kanë vdekur në lagjen “Mirdita”, në Malishevë, pas një zjarri që kaploi një banesë.

Policia bëri të ditur se fëmijët janë të moshës 9 dhe 12 vjeç kurse e babai i tyre është 35 vjeç.

“Sot, rreth orës 12:55, jemi njoftuar për një incident zjarri në një banesë në lagjen “Mirëdita”, në Malishevë.  Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente policore, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente.

Në këtë banesë janë gjetur tre persona (një i rritur dhe dy fëmijë një vajzë dhe një djalë), të cilët janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë ku është konstatuar se të njëjtit ishin pa shenja jete.

Zjarri është lokalizuar dhe nuk është raportuar për pasoja të tjera”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Continue Reading

Ferizaj

Nisin hetimet për vdekjen e 48-vjeçarit në Shtime

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet për vdekjen e një personi në vendin e punës në Shtime.

Rasti që ndodhi pasditen e djeshme në zonën industriale të Shtimes, po hetohet si shkelje e sigurisë në punë.

Viktima, Isuf Bislimi, ishte dërguar menjëherë në Emergjencën e Ferizajt, ku nga ekipi mjekësor ishte konstatuar vdekja e tij.

Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh “viktima mashkull kosovar, ishte dërguar në emergjencën e Ferizajt për trajtim mjekësor pasi që dyshohet se derisa ka qenë duke punuar, kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e tij.”

Lidhur me këtë rast, i cili është duke u hetuar në dyshimin për “Asgjësim, dëmtim ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës” një person është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë, thuhet mes tjerash në njoftimin e Policisë.

Continue Reading

Trending