Connect with us

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi pagoi me 50€ të falsifikuara

Published

on

Policia e Ferizajt ka arrestuar personin me iniciale A.M, 18 vjeç, pasi të mërkurën mbrëma rreth orës 23:00,  në një lokal në rrugën ‘’Bajram dhe Gursel Sylejmani’’  në Ferizaj, kishte kryer pagesën e shërbimeve me një kartëmonedhë të dyshuar prej 50 euro dhe më pas ishte larguar me një veturë me targa vendore në drejtim të panjohur.

I dyshuari u arrestua pas mesnate dhe tek ai u gjetën edhe 5 kartëmonedha nga 50 euro të dyshuara si të falsifikuara.

Rasti u cilësua si “Falsifikim i parasë” kurse me vendim të prokurorit i dyshuari u dërgua në mbajtje për 48 orë.

Ferizaj

Arrestohen tre zyrtarë të gjykatave në Ferizaj e Gjakovë si dhe një avokat

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar tre zyrtarë të gjykatave në Ferizaj dhe Gjakovë si dhe një avokat nën dyshimet për veprat penale “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”, “Ushtrim ndikimi” dhe “Bashkëkryerja”.

Ata janë arrestuar mëngjesin e sotëm në një aksion të Policisë së Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë kurse gjatë aksionit janë kontrolluar dy lokacione të ndryshme në Ferizaj.

Në njoftimin e Policisë thuhet se pas hetimeve të zhvilluara për një kohe, tre zyrtarët gjyqësor dhe avokati  u arrestuan nën dyshimin se kanë ushtruar ndikim në proces-afatet kohore të shpalljes së vendimeve gjyqësore dhe çështje të punësimit.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar katër telefona celulare, dy shtëpiza PC si dhe dokumentacion relevant për nevoja te hetimeve.

Të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës  dhe me vendim të Prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një zyrtar policor në Ferizaj nën dyshimin për organizim të bixhozit të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Published

on

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar të hënën një zyrtar policor nga Stacioni Policor në Ferizaj, nën dyshimin për organizim të bixhozit të paligjshëm, skema piramidale dhe armëmbajtje pa leje si dhe përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm.

Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Gjatë ditës së djeshme hetuesit e IPK-së kanë bastisur 7 (shtatë) lokacione ku janë sekuestruar dy armë të shkurtra, një armë e gjatë e gjuetisë, dy armë të ftohta (thika), si dhe municion i llojeve të ndryshme.

Sipas dyshimeve fillestare, polici dyshohet se gjatë vitit 2026 ishte përfshirë në organizimin e bixhozit të paligjshëm online, si dhe kishte poseduar një armë të gjatë të tipit Kallashnikov, të cilën dyshohet se ia kishte shitur një personi tjetër.

Lidhur me këtë hetim  janë intervistuar edhe gjashtë persona të tjerë, të dyshuar për veprën penale “Shitblerja e armëve”. Hetimet ndaj tyre do të vazhdojnë në procedurë të rregullt.

IPK-ja i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e zyrtarit, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.

#

Continue Reading

Ferizaj

Gjendet personi i raportuar i zhdukur në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është gjetur ferizajasi i raportuar i zhdukur  më 10 nëntor 2026.

Sipas njoftimit, personi i zhdukur është gjetur në Prishtinë,  në gjendje të mirë shëndetësore.

“Me datën 11.11.2026, në stacionin policor në Ferizaj është raportuar zhdukja e personit M. O.(31 vjeç), i cili, sipas familjarëve, ishte larguar nga shtëpia me datën 10.11.2026 dhe nuk ishte kthyer.

Pas katër ditësh kërkimi, më 15.11.2026, rreth orës 01:30, personi i raportuar i zhdukur është gjetur në Prishtinë, në gjendje të mirë shëndetësore dhe më pas është kthyer në shtëpi.

Për rastin është njoftuar Sektori Rajonal i Hetimeve dhe prokurori i rastit, të cilët po e trajtojnë rastin,”  thuhet mes tjerash në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Trending