Connect with us

Kosovë

Policia shpall në kërkim xhudistin kosovar Akil Gjakova

Published

on

Policia e Kosovës më autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë, ka shpallur në kërkim Akil (Luan) Gjakovën, i lindur më 04.01.1996 në Pejë,  i pandehur për veprën penale “Dhunë në familje.”

Përndryshe, Akil Gjakova është xhudist i mirënjohur dhe njëkohësisht pjesëtar i përfaqësueses së Kosovës në këtë sport.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Njoftimi i policisë:

Kosovë

Distria shpallet kampione e Evropës në Tbilisi

Published

on

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Distria e fitoi titullin katërt e më të mirës në Evropë, pasi në finalen e kategorisë deri në 52 kilogramë mundi francezen Amandine Buchard me një “Yuko”.

Distria ishte bartëse e parë e kategorisë deri 52 kilogramë dhe deri në finale arrit pasi mundi xhudisten çeke Tereza Bodnarova, polaken Aleksandra Kaleta dhe në gjysmëfinale mposhti në kohën shtesë, po ashtu me “Yuko”, italianen Odette Giuffrida.

Nga përfaqësueset kosovare sot garuan edhe Fatjona Kasapi e cila në kategorinë deri në 52 kg u eliminua në xhiron e dytë dhe Erza Muminoviq e cila në kategorinë deri në 48 kg, humbi që në raundin e parë.  

Të premten, rrugëtimin e tyre për medalje evropiane, do ta nisin edhe Akil Gjakova, Laura Fazliu dhe Dardan Cena.

Continue Reading

Kosovë

Nga zjarri në një banesë në Malishevë vdiqën dy fëmijë dhe babai i tyre

Published

on

Një burrë dhe dy fëmijë kanë vdekur në lagjen “Mirdita”, në Malishevë, pas një zjarri që kaploi një banesë.

Policia bëri të ditur se fëmijët janë të moshës 9 dhe 12 vjeç kurse e babai i tyre është 35 vjeç.

“Sot, rreth orës 12:55, jemi njoftuar për një incident zjarri në një banesë në lagjen “Mirëdita”, në Malishevë.  Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente policore, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente.

Në këtë banesë janë gjetur tre persona (një i rritur dhe dy fëmijë një vajzë dhe një djalë), të cilët janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë ku është konstatuar se të njëjtit ishin pa shenja jete.

Zjarri është lokalizuar dhe nuk është raportuar për pasoja të tjera”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Continue Reading

Kosovë

Arrestohen dy të dyshuar për përfshirje në vrasje të rëndë në Lipjan

Published

on

Policia në Lipjan ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në një vrasje të rëndë që ka ndodhur më 5 gusht të vitit 2022.

Në raportin 24 orësh, policia bëri të ditur se të arrestuarit dyshohen edhe për vepra tjera penale si “Dhënia e ndihmës kryesit pas kryerjes së veprës penale”, “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve” si dhe “Falsifikim i dokumenteve”.

“Gjatë bastisjes në banesën ku kanë qenë të dyshuarit janë gjetur dhe janë konfiskuar dy pistoleta dhe fishekë të kalibrave të ndryshëm, dokumente të ndryshme që dyshohet të jenë të falsifikuar që i kanë përdorur të dyshuarit për fshehjen e identitetit dhe mashtrime të qytetarëve, si dhe një sasi e substancave narkotike për të cilat është hapur rast i veçantë nga njësia policore për hetimin e narkotikëve. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Trending