Connect with us

Kosovë

Shembja e dheut bllokon rrugën Gjakovë-Klinë

Published

on

Rruga Gjakovë-Klinë është bllokuar për qarkullim për shkak të shembjes së dheut.

Sipas Policisë, shembja e dheut në fshatin Volljakë  ka paralizuar qarkullimin në rrugën magjistrale Klinë-Gjakovë që nga ora 1:00 pas mesnatës.

Kompania e kontraktuar për punimet në këtë rrugë është duke u përpjekur të largojë masën e madhe të  dheut të shembur .  

Kosovë

Tre të lënduar në aksidentin mes trenit dhe veturës në Klinë

Published

on

Tre persona mbetën të lënduar si pasojë e një aksidenti mes trenit dhe veturës në fshatin Jagodë të Klinës.

Sipas njoftimit, rasti është raportuar mëngjesin e sotëm rreth orës 06:10.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Në vendngjarje hetimin është duke e kryer ekipi nga Autoritetit Kombëtar të Hetimit të Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike, Hekurudhore dhe Detare (KHAIA).

Continue Reading

Arbëri

“Arrest shtëpiak” për drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shqiptar, Vlora Hyseni

Published

on

Prokuroria e posaçme në Shqipëri (SPAK), ka ngritur kallëzim penal ndaj drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit Vlora Hysenin, nëN dyshimin për përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror. Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) i ka caktuar Hysenit masën e  sigurisë “arrest shtëpie” edhe pse ajo aktualisht nuk ndodhet në Shqipëri.

Ndaj saj është vendosur edhe masa e pezullimit nga detyra.

Përndryshe, Vlora Hyseni ka shërbyer për vite me radhë në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), si Drejtoreshë për Marrëdhëniet me Jashtë dhe më pas si Zëvendësdrejtoreshë e Përgjithshme, përpara se të shkarkohej nga Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti në qershor të vitit 2021.

Pas largimit nga Kosova, ajo u zhvendos në Tiranë ku shërbeu si Këshilltare për Sigurinë Kombëtare e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, kurse në mars të vitit 2023 ajo u dekretua nga presidenti Bajram Begaj në pozitën e drejtoreshës së  Shërbimit Informativ të Shtetit.

Ndërkohë, në hetimet në lidhje me dyshimet për vepra të ndryshme penale në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI),  janë duke u zhvilluar edhe ndaj ish-drejtorit të policisë së Shtetit, Ilir Proda, kurse tashmë janë arrestuar edhe një ekspert kriminalistik në Tiranë dhe një pronar biznesi në Durrës.

Ilir Proda ishte Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në Shqipëri, derisa u shkarkua nga detyra në mars të vitit 2026.

Sipas mediave shqiptare, mëngjesin e sotëm zyrtarë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë bastisur disa banesa në Tiranë, përfshirë banesën e Ilir Prodës dhe disa ish-zyrtarëve të tjerë. Lidhur me këtë rast, më herët janë arrestuar edhe Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj ndërsa në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” ndodhet edhe drejtuesja e AKSHI-it, Mirlinda Karçanaj.

Continue Reading

Kosovë

PDK-ja e dërgon në Kuvend nismën për ndryshimin e ligjit për Specialen

Published

on

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka njoftuar se grupi parlamentar i kësaj partie ka proceduar në Kuvend projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Gjykatën Speciale në Hagë.

Hamza tha se nisma synon ndryshimin e ligjit për të përcaktuar më qartë kufijtë e mandatit dhe kompetencave të gjykatës, jo mbylljen e saj apo pengimin e hetimeve. Sipas projektligjit, rastet që nuk hyjnë në juridiksionin e Speciales do të transferoheshin në Kosovë, së bashku me provat dhe dosjet përkatëse.

“Projektligji nuk e mbyll Specialen, por e rikthen në mandatin për të cilin është krijuar.

Çështjet jashtë këtij mandati transferohen te institucionet e drejtësisë së Kosovës, çdo akuzë duhet të arsyetohet veçmas dhe parashihet mbikëqyrje ndërkombëtare për më shumë transparencë, llogaridhënie dhe respektim të standardeve të gjykimit të drejtë”, ka shtuar Kryetari i PDK-së.

Partia Demokratike e Kosovës konsideron se çdo institucion i themeluar me ligjet e Republikës së Kosovës duhet të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën, ligjet e vendit, standardet ndërkombëtare të drejtësisë dhe garancitë për një proces të drejtë gjyqësor.

Projektligji parasheh gjithashtu monitorim ndërkombëtar të proceseve gjyqësore dhe respektimit të të drejtave të të akuzuarve.

PDK-ja u ka bërë thirrje partive të tjera parlamentare ta mbështesin nismën. Me 22 deputetë, partisë i duhen edhe 18 nënshkrime për të siguruar 40 të nevojshmet për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme.

#

Continue Reading

Trending