Connect with us

Kosovë

“SHOTA” makina e parë e blinduar ushtarake shqiptare

Published

on

“SHOTA” është emri i makinës së parë të blinduar ushtarake, e prodhuar në Shqipëri nga kompania Timak me seli në Tiranë.

Prototipi i kësaj veture ushtarake ishte paralajmëruar më herët edhe nga ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi.

Kompania “Timak” eksporton makina në 20 shtete të botës derisa aty punojnë një ekip që ka 75% gra.

“SHOTA, automjeti i parë ushtarak shqiptar, lindur nga zemra e kombit tonë dhe krijuar nga forca e grave të jashtëzakonshme. E fortë, sypatrembur, krenare – SHOTA mishëron frymën e inovacionit dhe fuqizimit”, thuhet në postimin e prezantimit të këtij automjeti.

Kosovë

Numërohen rreth 20% të votave të kandidatëve për deputetë

Published

on

Me procesimin e  19.78% të votave (09.06.2026 ora 10:05), Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë ka përfunduar në Junik, Shtërpcë, Han të Elezit dhe Mamushë.

Nga rezultatet e deritanishme, në 10-shën e parë të deputetëve më të votuar tek lista e Vetëvendosjes renditen Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika Gërvalla, Xhelal Sveçla, Avni Dehari, Mimoza Kusari-Lila, Hajrulla Çeku dhe Ejup Maqedonci.

Sipas rezultateve preliminare, në të cilat nuk janë përfshirë votat nga vendvotimet me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe ato të votimit jashtë Kosovës, Vetëvendosje pritet t’i marrë 48 ulëse në Kuvend.

Në listën e PDK-së, e cila pritet t’i ketë 24 ulëse, i prijnë Bedri Hamza, Përparim Gruda, Arian Tahiri, Uran Ismaili, Sala Jashari, Vlora Çitaku, Ganimete Musliu, Arben Mustafa, Mërgim Lushtaku dhe Enver Hoxhaj.

Listës së kandidatëve më të votuar të LDK-së i prijnë Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica-Xhelili, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Ukë Rugova, Kujtim Shala, Anton Quni, Lutfi Haziri dhe Armend Zemaj. LDK pritet t’i ketë 20 deputetë.

Listës së më të votuarve të AAK-së, i prijnë  Ardian Gjini, Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha, Burim Ramadani, Time Kadrijaj, Agim Çeku, Arbër Tolaj dhe Albana Bytyqi. Sipas rezultateve preliminare, Aleanca pritet t’i ketë 8 deputetë.

Continue Reading

Kosovë

Sot nis numërimi i votave të kandidatëve për deputetë

Published

on

Në Qendrat Komunale të Numërimit sot pritet të nisë procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, ka thënë se paraprakisht do të bëhet verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime.

Elezi gjithashtu bëri të ditur se sot në ora 16:30, do të mbajnë konferencë për media ku edhe do të njoftojnë për fillimin e verifikimit /numërimit në të gjitha komunat si dhe për të gjitha aktivitetet e KQZ-së në ditët e ardhshme.

Nga publikimi i fundit i rezultateve preliminare  të zgjedhjeve të 7 qershorit, nga 99.44% të votave të përpunuara, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë në 42.91 %  të votave pasuar nga Partia  Demokratike e Kosovës me 21.08% dhe Lidhja Demokratike të Kosovës me 17.60% të votave. Ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës fitoi 7.17 % të votave.

Kjo përqindje nuk përfshin votat nga vendvotimet me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe ato të votimit jashtë Kosovës.

Continue Reading

Kosovë

Mbeten edhe 14 kuti votimi të pa numëruara  

Published

on

Nga publikimi i fundit i rezultateve preliminare  të zgjedhjeve të 7 qershorit, vërehet se nga 2498 kuti kanë mbetur të numërohen edhe 14 sosh.

Sipas faqes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga 99.44% të votave të përpunuara, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë në 42.91 % ose 297.363 vota. E dyta renditet Partia  Demokratike e Kosovës me 21.08% apo me 146.108 vota. Lidhja Demokratike të Kosovës ka marrë 17.60 % apo 121.987 vota, ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.17 % apo 49.712 vota.

Kjo përqindje nuk përfshin votat nga vendvotimet me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe ato të votimit jashtë Kosovës.

Continue Reading

Trending