Connect with us

Kosovë

Aksion kundër fajdexhinjve në Gjilan

Published

on

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, të premten ka zhvilluar një aksion kundër fajdexhinjve në tri lokacione të ndryshme në rajonin e Gjilanit.

Sipas Policisë ky operacion policor u realizua pas ndërmarrjes së veprimeve operative hetimore në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar të përfshirë në

Në këtë aksion. nën dyshimin për veprat penale “fajde” dhe “detyrim”, janë arrestuar dy persona derisa një tjetër është në kërkim policor. Ata dyshohen se i kanë shkaktuar dëm material në vlerë 600 mijë euro një personi.

“Gjatë hetimit të këtij rasti janë arrestuar dy persona të dyshuar, një mbetet në kërkim policorë, si dhe janë gjetur prova se të dyshuarit dyshohet se kanë kryer veprat penale të fajdes dhe detyrimit për të cilat janë hetuar. Personat e arrestuar dyshohet se në këtë rast  kanë ushtruar presion dhe kërcënime ndaj viktimës me qellim të marrjes së interesit nga veprimtaria e fajdes dhe si rezultat i veprimeve të kundërligjshme personat e dyshuar i kanë shkaktuar dëme materiale viktimës në vlerën mbi 600.000 euro”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kosovë

Aksion 15-ditor për sigurinë në vendet e punës në Kosovë

Published

on

Ministria e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, së bashku me Inspektoratin e Punës kanë nisur një aksion inspektimesh në vendet e punës, në nivel vendi, që synon rritjen e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Nisja e këtij aksioni vjen një ditë pasi një punëtor vdiq në vendin e punës. Ai ishte personi i tetë që humbi jetën gjatë punës këtë vit.

Aksioni do të zhvillohet për 15 ditë dhe ka në fokus sektorët me rrezikshmëri të lartë, sikurse ndërtimtaria.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Inspektoratit Qendror të Punës, Kastriot Jashari, tha për mediat se një aksion i tillë, me shtrirje të tillë në mbarë territorin e Kosovës, me gjasë po zhvillohet për herë të parë në kuadër të këtij institucioni.

“Duhet kuptuar që bizneset, subjektet afariste, për ne janë partnerë. Por, partneriteti ka detyrime dhe obligime. Ka edhe respekt të parimeve dhe normave ligjore që duhet t’i bëjmë anasjelltas. Në kuadër të kësaj ne po përpiqemi që të ndryshojmë disa praktika në mënyrë që të dihet rregulli i qartë në respektimin e kushteve të sigurisë së punës për të gjithë qytetarët tanë”, tha ai.

Aksioni fillimisht nis në tre qytete dhe më pas do të zgjerohet në të gjitha qytete të tjera.

Autoritetet njoftuan se në këtë aksion do të marrin pjesë 15 ekipe inspektuese me 30 inspektorë.

I pyetur nga gazetarët nëse aksioni ka për shënjestër vendpunishtet në sektorin e ndërtimtarisë, autoritetet thanë se plani operativ është bërë në atë mënyrë që ka identifikuar sektorët me rrezikshmëri të lartë.

Sa i përket sektorit të ndërtimtarisë, më herët Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka shprehur shqetësim për, siç ka thënë, kushtet e rënda me të cilat përballen punëtorët e ndërtimtarisë në punë.

Në Ligjin për siguri dhe shëndet në punë theksohet se siguria, trajnimi i punëtorëve, udhëzimet e duhura për përdorimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve dhe makinerive janë obligime që duhet t’i zbatojë secili punëdhënës për të punësuarit e tij.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Kosovë

Distria shpallet kampione e Evropës në Tbilisi

Published

on

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Distria e fitoi titullin katërt e më të mirës në Evropë, pasi në finalen e kategorisë deri në 52 kilogramë mundi francezen Amandine Buchard me një “Yuko”.

Distria ishte bartëse e parë e kategorisë deri 52 kilogramë dhe deri në finale arrit pasi mundi xhudisten çeke Tereza Bodnarova, polaken Aleksandra Kaleta dhe në gjysmëfinale mposhti në kohën shtesë, po ashtu me “Yuko”, italianen Odette Giuffrida.

Nga përfaqësueset kosovare sot garuan edhe Fatjona Kasapi e cila në kategorinë deri në 52 kg u eliminua në xhiron e dytë dhe Erza Muminoviq e cila në kategorinë deri në 48 kg, humbi që në raundin e parë.  

Të premten, rrugëtimin e tyre për medalje evropiane, do ta nisin edhe Akil Gjakova, Laura Fazliu dhe Dardan Cena.

Continue Reading

Kosovë

Nga zjarri në një banesë në Malishevë vdiqën dy fëmijë dhe babai i tyre

Published

on

Një burrë dhe dy fëmijë kanë vdekur në lagjen “Mirdita”, në Malishevë, pas një zjarri që kaploi një banesë.

Policia bëri të ditur se fëmijët janë të moshës 9 dhe 12 vjeç kurse e babai i tyre është 35 vjeç.

“Sot, rreth orës 12:55, jemi njoftuar për një incident zjarri në një banesë në lagjen “Mirëdita”, në Malishevë.  Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente policore, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente.

Në këtë banesë janë gjetur tre persona (një i rritur dhe dy fëmijë një vajzë dhe një djalë), të cilët janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë ku është konstatuar se të njëjtit ishin pa shenja jete.

Zjarri është lokalizuar dhe nuk është raportuar për pasoja të tjera”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Continue Reading

Trending