Connect with us

Kosovë

Akil Gjakova kalon në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike “Parisi 2024”

Published

on

Akil Gjakova bën historinë në garat olimpike të xhudos për meshkuj pasi u kualifikua në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike “Parisi 2024”.

Në çerekfinale të kategorisë deri 73 kilogramë, Akili si bartës i 13-të, mposhti xhudistin italian, Manuel Lombardo, i cili ishte bartës i katërt.

Në dy xhirot paraprake, Akili mposhti me ippon brazilianin Daniel Cagnin dhe austriakun Samuel Gassner.

Akilit i duhet ta mposhtë në gjysmëfinale xhudistin Heydarov Hidayat nga Azerbejxhani për të siguruar medalje olimpike.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Kryegjykatësi Smith III e mbyll çështjen gjyqësore

Published

on

Kryegjykatësi Charles Smith III e ka shpallur të mbyllur çështjen gjyqësore kundër Thaçit dhe të tjerëve pas deklaratave përmbyllëse që ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, i dhanë para trupit gjykues.

Gjykatësi tha se do të jetë në kontakt me palët në muajt në vijim lidhur me datën e shpalljes dhe rishikimit të aktgjykimit në këtë rast.

Gjykatësit kanë tre muaj kohë që të marrin një vendim për çështjen, ose të kërkojnë zgjatjen e afatit për marrjen e vendimit.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Kosovë

Jakup Krasniqi: Më janë mohuar të drejtat e njeriut

Published

on

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, e nisi fjalimin e tij përmbyllëse duke thënë se “tërë jetën time e kam kaluar i udhëhequr nga bindja se qeniet njerëzore meritojnë të jetojnë në liri”.

“Qëndroj para jush jo si një kriminel siç më paraqet aktakuza e Prokurorisë, por si një njeri i lindur dhe i kalitur në luftëra për dinjitet njerëz, në një popull që refuzoi që të zhdukej nga politikat e krimit dhe gjenocidit të Serbisë”, tha Krasniqi.

Krasniqi, 75 vjeç, e akuzoi Gjykatën Speciale se ia ka mohuar të drejtat e tij duke e mbajtur në paraburgim nga viti 2020.

“Për më shumë se pesë vjet, besoj se më janë mohuar të drejtat e njeriut nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ndër to më e rëndësishmja është e drejta për të jetuar në liri, veçanërisht e drejta e një njeriu në fundin e fazës së jetës së tij për të jetuar vitet e mbetura me dinjitet pranë familjes dhe në atdheun e lirë”, tha ai.

“Kjo më është bërë pa i shkaktuar padrejtësi askujt, pa ia rrezikuar jetën asnjë njeriu të vetëm. Përkundrazi, kam rrezikuar jetën time”.

Krasniqi i mohoi akuzat e Prokurorisë lidhur me të, duke thënë se i janë veshur role, autoritet dhe përgjegjësi “që nuk i kam pasur kurrë”.

“Kjo është shpifje. Figura e përshkruar në dokumentin e Prokurorisë nuk është njeriu që qëndron sot para jush”, tha Krasniqi.

“Unë nuk zotëroja pushtetin, komandën apo funksionet që m’u atribuohen në këtë rast. E gjithë bota e di se NATO-ja ndërhyri kundër krimeve të kryera ndaj shqiptarëve në Kosovë. NATO-ja dhe bota demokratike nuk janë rreshtuar kurrë përkrah terroristëve”, nënvizoi ai.

Ai nguli këmbë se veprimet e tij dhe ato të UÇK-së, si gjatë luftës, ashtu edhe pas saj, i “dhanë përparësi paqes dhe kjo është dëshmuar”.

“Ne qëndrojmë sot këtu padrejtësisht”, përfundoi ai.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Kosovë

Rexhep Selimi: Historia e Kosovës nuk rishkruhet, aq më tepër në një sallë gjyqi

Published

on

Ish-udhëheqësi i UÇK-së, Rexhep Selimi, në fjalën e tij përfundimtare tha se historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet në një sallë gjyqi. Ai tha se UÇK-ja nuk është krijuar nga dëshira por nga nevoja dhe se armët për ta ishin mbijetesë sepse përballë masakrave të Serbisë, nuk kishin zgjidhje tjetër përveçse të vetëmbroheshin.

Selimi tha se Serbia asnjëherë nuk e fshehu qëllimin ndaj shqiptarëve pasi siç u shpreh, “kur Serbia dhe Millosheviqi vrisnin bashkëmoshatarët e mi, helmonin nxënës dhe studentë, i largonin prindërit tanë nga puna, mbyllnin shkolla e spitale, na ndiqnin për të na vrarë, dhe zbatonin spastrim etnik e gjenocid, çfarë duhej të bënim ne, të mos reagonim?

Sa i përket personalisht atij dhe tre shokëve të akuzuar, Selimi tha se e sheh si nder që konsiderohen si një prej themeluesve të UÇK-së.

“E cilësoj si nder që jam ndër themeluesit e UÇK-së. Nëse kjo përkthehet në akuza, nuk është faji im, por është faji i tyre që nderin e përgjegjësinë e shohin si faj”, deklaroi Selimi, duke shtuar se është i bindur se drejtësia do t’i kthejë shtëpi.

Selim më tej tha se kjo Prokurori ka krijuar përshtypjen se pavarësinë e Kosovës e trajtoi si qëllim kriminal.

“Prokuroria edhe pse në fillim të paraqitjes së saj, deklaroi se nuk kërkon dënimin e Shtabit të Përgjithshëm, gjatë gjithë Kosovës, shënjestër ishte pikërisht Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së dhe në veçanti qëllimi i saj, pavarësia e Kosovës. Po krijohej një përshtypje sikur vet pavarësia po trajtohej si qëllim i përbashkët kriminal,” tha mes tjerash Rexhep Selimi.

Continue Reading

Trending