Connect with us

Kosovë

Përhapja e zjarrit në Prevallë aktualisht nuk rrezikon zonat e banimit

Published

on

Gjatë natës së mbrëmshme është përkeqësuar situata me zjarret në Prevallë, pasi flakët janë afruar edhe tek zonat e banimit.

Përhapja e zjarrit në kurrizoren e Oshlakut ka përfshirë edhe pemët dhe pishat mbi lagjen e fshatit turistik duke alarmuar banorët dhe vizitorët.

Forcat e zjarrfikësve dhe vullnetarët lokalë janë duke punuar për të frenuar flakët, por terreni i vështirë malor dhe mungesa e mjeteve të specializuara e kanë bërë të pamundur vënien nën kontroll të zjarrit.

Sipas një njoftimi në uebfaqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në operacionet për fikjen e zjarrit nga toka, pos zjarrfikësve dhe shpëtuesve nga Prizreni, janë përfshirë edhe ata nga Gjakova, Prishtina e Ferizaj.

“Gjithashtu MPB/AME ju njofton se rrezik për jetë dhe pasuri të banorëve në Prevallë nuk ka, deri sa përpjekjet për ta mbajtur nën kontroll dhe të lokalizuar zjarrin vazhdojnë nga kapacitetet e komunës së Prizrenit me Komunat në ndihmë”, thuhet në njoftimin e Agjencisë për Menaxhimin Emergjent .

Ndryshe, zjarr i madh është përhapur në pyjet e Oshlakut më 5 gusht, ndërsa tre ditë më pas zyrtarët nga Parku Kombëtar “Sharri” kanë bërë thirrje publike që institucionet të reagojnë sa më parë.

Në pamundësi të intervenimit nga toka, ndihmë për intervenim nga ajri i është kërkuar edhe forcës së NATO-s në Kosovë (KFOR).

Kosovë

Numërohen rreth 20% të votave të kandidatëve për deputetë

Published

on

Me procesimin e  19.78% të votave (09.06.2026 ora 10:05), Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë ka përfunduar në Junik, Shtërpcë, Han të Elezit dhe Mamushë.

Nga rezultatet e deritanishme, në 10-shën e parë të deputetëve më të votuar tek lista e Vetëvendosjes renditen Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika Gërvalla, Xhelal Sveçla, Avni Dehari, Mimoza Kusari-Lila, Hajrulla Çeku dhe Ejup Maqedonci.

Sipas rezultateve preliminare, në të cilat nuk janë përfshirë votat nga vendvotimet me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe ato të votimit jashtë Kosovës, Vetëvendosje pritet t’i marrë 48 ulëse në Kuvend.

Në listën e PDK-së, e cila pritet t’i ketë 24 ulëse, i prijnë Bedri Hamza, Përparim Gruda, Arian Tahiri, Uran Ismaili, Sala Jashari, Vlora Çitaku, Ganimete Musliu, Arben Mustafa, Mërgim Lushtaku dhe Enver Hoxhaj.

Listës së kandidatëve më të votuar të LDK-së i prijnë Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica-Xhelili, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Ukë Rugova, Kujtim Shala, Anton Quni, Lutfi Haziri dhe Armend Zemaj. LDK pritet t’i ketë 20 deputetë.

Listës së më të votuarve të AAK-së, i prijnë  Ardian Gjini, Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha, Burim Ramadani, Time Kadrijaj, Agim Çeku, Arbër Tolaj dhe Albana Bytyqi. Sipas rezultateve preliminare, Aleanca pritet t’i ketë 8 deputetë.

Continue Reading

Kosovë

Sot nis numërimi i votave të kandidatëve për deputetë

Published

on

Në Qendrat Komunale të Numërimit sot pritet të nisë procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, ka thënë se paraprakisht do të bëhet verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime.

Elezi gjithashtu bëri të ditur se sot në ora 16:30, do të mbajnë konferencë për media ku edhe do të njoftojnë për fillimin e verifikimit /numërimit në të gjitha komunat si dhe për të gjitha aktivitetet e KQZ-së në ditët e ardhshme.

Nga publikimi i fundit i rezultateve preliminare  të zgjedhjeve të 7 qershorit, nga 99.44% të votave të përpunuara, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë në 42.91 %  të votave pasuar nga Partia  Demokratike e Kosovës me 21.08% dhe Lidhja Demokratike të Kosovës me 17.60% të votave. Ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës fitoi 7.17 % të votave.

Kjo përqindje nuk përfshin votat nga vendvotimet me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe ato të votimit jashtë Kosovës.

Continue Reading

Kosovë

Mbeten edhe 14 kuti votimi të pa numëruara  

Published

on

Nga publikimi i fundit i rezultateve preliminare  të zgjedhjeve të 7 qershorit, vërehet se nga 2498 kuti kanë mbetur të numërohen edhe 14 sosh.

Sipas faqes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga 99.44% të votave të përpunuara, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë në 42.91 % ose 297.363 vota. E dyta renditet Partia  Demokratike e Kosovës me 21.08% apo me 146.108 vota. Lidhja Demokratike të Kosovës ka marrë 17.60 % apo 121.987 vota, ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.17 % apo 49.712 vota.

Kjo përqindje nuk përfshin votat nga vendvotimet me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe ato të votimit jashtë Kosovës.

Continue Reading

Trending