Connect with us

Kosovë

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranojnë fajësinë dhe dënohen me burgim

Published

on

Dhomat e Specializuara të Kosovës, kanë shpallur fajtorë dhe kanë dënuar Haxhi Shalën me tre vjet burgim kurse Sabit  Januzin dhe Ismet Bahtijarin me dy vjet burgim.  

Dënimet ndaj tyre u shqiptuan pasi në fund të dhjetorit 2024, Shala, Januzi dhe Bahtijari arritën marrëveshje me Prokurorinë e Specializuar për pranimin e fajësisë për frikësim të dëshmitarëve dhe për pengim të drejtësisë.

Secili prej të akuzuarve pranoi se ishte pjesë e një grupi që tentoi të nxiste një person që të mos jepte dëshmi para Dhomave të Specializuara përmes premtimit të një përfitimi.

Bahtijari dhe Januzi u arrestuan në tetor, ndërsa Shala në dhjetor të vitit 2023.

Koha e kaluar në paraburgim në Hagë, atyre do t’iu llogaritet në vuajtjen e dënimit .

Kosovë

Një i moshuar nga Kosova humbi jetën në plazhin e Velipojës

Published

on

Një pushues 82 vjeç nga Kosova ka humbur jetën sot në plazhin e Velipojës.

Policia e Shqipërisë bëri me dije se ngjarja ndodhi sot rreth orës 15:30, në zonën e  “Plazhit të Vogël” në Velipojë, kur E.M., 82 vjeç nga Kosova dyshohet se gjatë kohës që po lahej në det kishte pësuar arrest kardiak.

Për pasojë ai është mbytur.

Njësiti hetimor i policisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Continue Reading

Kosovë

OVL-UÇK thërret protestë gjithë popullore për të premten në Prishtinë

Published

on

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thirrur protestë gjithë popullore për të premten në orën 12:00. Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Në konferencën e sotme për media, Gazmend Syla, tha se zhvillimet e fundit, sipas tij, kanë tentuar ta vendosin në një balancë luftën e UÇK-së me atë që ka ndodhur gjatë viteve 1998-1999.

“UÇK-ja nuk është kurrë ndërmarrje kriminale, kjo ishte rezistenca në kuptimin tonë përballë dëbimit, masakrave dhe e vetmja përgjigje e një kombi që ishte dënuar me zhdukje.

Asnjë vendim nuk mund ta rishkruaj luftën tonë çlirimtare apo t’i njollosë ata që luftuan për liri. Që nga fillimi e kemi quajtur këtë gjykatë politike dhe procesi na dha të drejtë për këtë, gjë që sipas nesh u dëshmua edhe dje”, deklaroi Syla  duke shtuar se krahas protestës, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, synojnë të ndërmarrin edhe hapa të tjerë, përfshirë krijimin e një këshilli koordinues kombëtar dhe një platforme që do të përfshinte edhe shqiptarët jashtë Kosovës.

“Kësaj padrejtësie që iu bë drejtuesve të luftës së UÇK-së do t’i përgjigjemi me një iniciativë për krijimin e një këshilli koordinues kombëtar dhe të një platforme ku do të përfshihen edhe Shqipëria, por edhe shqiptarët e tjerë që jetojnë në viset e tjera, qoftë Maqedonia e Veriut, qoftë Lugina e Preshevës, por edhe nga mërgata jonë.

Po ashtu do të kërkojmë krijimin e një strategjie kundërshtuese ndaj këtij vendimi deri në përfundim të procesit të apelit, ku kërkojmë përfshirjen e institucioneve tona, partive parlamentare, shoqërisë civile, institucioneve të tjera të cilat do të mund të kontribuonin në këtë drejtim,” tha mes tjerash Gazmend Syla.

Continue Reading

Kosovë

SHBA-ja: Respektojmë aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Published

on

Shtetet e Bashkuara thanë se e respektojnë aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit dhe u bënë thirrje të gjitha palëve që ta pranojnë vendimin e gjykatës.

“Ne e respektojmë aktgjykimin e sotëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës”, tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit për Radion Evropa e Lirë.

Departamenti i Shtetit tha se SHBA-ja mbështet drejtësinë për të gjitha viktimat dhe familjet e tyre dhe ritheksoi mbështetjen për llogaridhënien, procesin e rregullt ligjor dhe sundimin e ligjit.

Uashingtoni bëri thirrje, gjithashtu, për shmangien e retorikës nxitëse pas shpalljes së aktgjykimit.

“U bëjmë thirrje të gjitha palëve që ta respektojnë vendimin e gjykatës, të shmangin retorikën nxitëse dhe të vazhdojnë të punojnë drejt një të ardhmeje paqësore dhe demokratike”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Gjykata Speciale në Hagë i shpalli katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës fajtorë për katër akuza për krime lufte, ndërsa i liroi nga akuzat për krime kundër njerëzimit.

Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, ndërsa Kadri Veseli me 18 dhe Rexhep Selimi me 13.

Aktgjykimi është i shkallës së parë dhe avokatët mbrojtës kanë paralajmëruar se do ta apelojnë atë.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Trending