Connect with us

Kosovë

Sudani e njeh Republikën e Kosovës

Published

on

Presidenca e Kosovës e bëri të ditur se sot Sudani e ka njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur e sovran. Kjo u bë e ditur nga takimi i presidentit të Sudanit me presidenten Vjosa Osmani në Turqi.

Continue Reading

Kosovë

Basha thotë se kryesia ka kuorum për të vazhduar punët e Kuvendit

Published

on

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë se pavarësisht moszgjedhjes së nënkryetarit të pestë nga radhët e pakicës serbe, Kryesia e Kuvendit është funksionale dhe ka kuorum për të vazhduar punët, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se vendimi i tij për të përmbyllur seancën konstituive është mbështetur në rregulloren e punës së Kuvendit dhe përgjegjësinë që ka ndaj qytetarëve dhe institucioneve.

Basha theksoi se në mbledhjen e sotme të Kryesisë nuk morën pjesë dy nënkryetarë nga subjektet politike, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala, çka e pamundësoi mbajtjen e saj me kuorum të plotë, por sipas tij, mbledhja pati karakter vetëm konsultativ.

Ai shtoi se moszgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb nuk duhet të jetë pengesë për funksionimin e Kuvendit.

“Siç e dini pika katër në seancën konstituive është ezauruar sepse të gjithë deputetë nga komuniteti serb janë votuar tri herë. Si kryetar kam qenë para një pozite ose të ndaloj punimet e Kuvendit ose të vazhdoj me punimet e Kuvendit me një Kryesi funksionale ku i kemi 5 nga 6, për të vazhduar punët.

Unë kam thënë se Kuvendi nuk mund të mbetet jo funksional si shkak i zgjedhjes së një nënkryetari. Kam përgjegjësi para qytetarëve, institucioneve dhe para miqve ndërkombëtar që ta funksionalizoj Kuvendin. Baza ime ka qenë rregullorja e punës së Kuvendit,” theksoi Basha.

“Me rëndësi që baza ime për këtë arsyetim ka qenë rregullorja e punës së Kuvendit. Neni 5 thotë se seanca konstituive mbaron me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, mirëpo Neni 16 pika e 4, thotë se kryetari është përgjegjës për zbatimin e rregullores, dhe bën interpretimin përfundimtar të saj”, thotë ai.

“Për mua ka qenë e rëndësishme që pika 4 e rendit të ditës është ezauruar, dhe ka qenë e rëndësishme që ne mos ta bllokojmë shtetin për shkak të moszgjedhjes së një nënkryetari, por të vazhdojmë me punën e Kuvendit”, u shpreh Basha.

Continue Reading

Kosovë

Kryesia e Kuvendit mblidhet për të diskutuar funksionimin e institucionit

Published

on

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet sot për të diskutuar hapat e mëtejshëm për funksionimin e institucionit ligjvënës, edhe pse ende nuk dihet se kush do të marrë pjesë.

Mbledhja u thirr të shtunën nga kryetari Dimal Basha, i cili e shpalli të përfunduar seancën konstituive, megjithëse nuk ishte zgjedhur nënkryetari nga radhët e komunitetit serb.

Në tri vazhdime të seancës, kandidatët e këtij komuniteti nuk arritën të siguronin 61 votat e nevojshme.

Sipas rregullores së punës së Kuvendit, seanca konstituive përfundon vetëm me zgjedhjen e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve.

Në nenin 67 të Kushtetutës thuhet se Kuvendi duhet të ketë kryetarin dhe pesë nënkryetarë.

Katër nënkryetarë – tre nga komuniteti shqiptar dhe një nga pakicat joserbe – u zgjodhën më 26 gusht, së bashku me kryetarin.

Ndërkohë, të nëntë kandidatët e Listës Serbe dhe kandidati i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë dështuan të marrin votat e mjaftueshme.

Basha deklaroi se të gjitha mundësitë për zgjedhjen e nënkryetarit serb janë shteruar, ndaj seanca konstituive konsiderohet e mbyllur.

Qëndrimin e tij e mbështetën edhe bashkëpartiakët në Lëvizjen Vetëvendosje, të cilët kërkuan që vendi të kalojë tani në fazën e formimit të Qeverisë së re.

Megjithatë, partitë ish-opozitare e kundërshtuan këtë vendim, duke argumentuar se Kuvendi nuk është ende i konstituuar, pasi Kryesia nuk është zgjedhur në përbërjen e saj të plotë kushtetuese.

Disa ekspertë ligjorë paralajmëruan se situata mund ta çojë vendin drejt një krize të re kushtetuese.

Që nga 15 prilli janë bërë dhjetëra përpjekje për konstituimin e Kuvendit, por pa sukses, për shkak të mosmarrëveshjeve politike.

Çështja ka përfunduar edhe në Gjykatën Kushtetuese, e cila ka nxjerrë dy aktgjykime me afate dhe udhëzime për mënyrën e zhvillimit të procesit.

Afati i parë nuk u respektua, ndërsa i dyti përfundon më 18 shtator.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila e ka detyrim ligjor të mandatojë partinë ose koalicionin fitues për formimin e Qeverisë pas konstituimit të Kuvendit, u bëri thirrje forcave politike të gjejnë një zgjidhje në përputhje me Kushtetutën sa më shpejt që të jetë e mundur.

Ajo nuk e komentoi vendimin e Bashës për ta shpallur të mbyllur seancën konstituive.

Radio Evropa e Lirë kontaktoi ekipin e saj për hapat që mund t’i ndërmarrë, por nuk mori ndonjë përgjigje.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Kosovë

Kuvendi nuk konstituohet pasi dështoi zgjedhja e nënkryetarit serb

Published

on

Kuvendi i Kosovës nuk arriti ta zgjedhë nënkryetarin nga komuniteti serb, duke e thelluar krizën legjislative në vend.

Pasi u hodhën në votim përmes shortit, dy deputetë e Listës Serbe, Miljana Nikolliq dhe Igor Simiq nuk morën asnjë votë, kurse deputeti Nenad Rashiq, nuk arriti të zgjidhej nënkryetar, pasi i mori vetëm 56 vota nga 61 sa duheshin për t’u zgjedhur.

Pas përfundimit të të gjitha raundeve të votimit, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, mbylli seancën konstituive të Kuvendit, pasi konstatoi se nuk ka mbetur asnjë opsion tjetër për të vazhduar më tej.

“Kemi ezauruar edhe pikën e katërt të rendit të ditës, dhe konsideroj që kjo seancë konstituive konsiderohet e përmbyllur”, tha ai.

Basha paralajmëroi një takim me nënkryetarët tashmë të zgjedhur, për të hënën në ora 13:00.

Continue Reading

Trending