Connect with us

Ferizaj

Mbledhja komemorative për Ekrem Jashari  mbahet nga ora 15:00 në teatrin “Adriana” në Ferizaj

Published

on

Organizata e Veteranëve  të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj, ka njoftuar se ceremonia mortore për  atdhetarin e ndjerë, Ekrem Jashari, do të mbahet të martën, më 24 qershor 2025.

13:00 – 14:30 | Homazhe pranë arkivolit – Galeria e Arteve, Ferizaj

15:00 | Mbledhje Komemorative  – Teatri “Adriana”, Ferizaj

17:00 | Varrimi – Varrezat e Veteranëve në varrezat e qytetit, Ferizaj.

E pamja do të mbahet më 25, 26 dhe 27 qershor 2025 në Restaurant “Nesi” – Sojevë, Ferizaj.

Ekrem Jashari  ndërroi jetë më 22 qershor 2025, në Gjenevë të Zvicrës. I ndjeri ishte një ndër figurat më të hershme të rezistencës në Ferizaj dhe ndër të parët që në vitin 1993 themeloi celulat e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në qytet.

#

Ferizaj

“Ecim me policinë tonë” – Aktivitet në shënim të Ditës së Çlirimit të Ferizajt

Published

on

Në shënim të Ditës së Çlirimit,  Stacioni policor në Ferizaj, organizon më 12 Qershor ecjen e përbashkët me Forcën e Sigurisë, institucionet lokale, shoqërinë civile, klubet sportive dhe organizatat e ndryshme.

Në njoftim bëhet e ditur se aktiviteti do të nisë nga Palestra e Sporteve “Bill Clinton”, fiks nga ora 08:30 dhe do të përmbyllet në Parkun e Lirisë, ku do të organizohet një koktej rasti, si dhe do të zhvillohen rrëfime historike nga pjesëmarrësit dhe diskutime të hapura mbi rëndësinë e kësaj dite dhe vlerat e saj.

Bashkohuni me ne në Ecjen për Lirinë – në rrugëtimin e përbashkët në nderim të Ditës së Çlirimit”, thuhet mes tjerash në ftesën e Stacionit policor të Ferizajt.

Continue Reading

Ferizaj

Raportohet zhdukja e një djali në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se një djalë është raportuar i zhdukur në Ferizaj.

Zhdukja e të riut është raportuar të martën mbrëma, rreth orës 18:00.

“Më 10.06.2026 një femër kosovare ka raportuar se djali i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet i dyshuari për shkaktim të zjarrit në një shtëpi në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar si zjarrvënës pasi një shtëpi është përfshirë nga zjarri në Ferizaj.

Sipas raportit 24 orësh të policisë rasti ka ndodhur të martën, në ora 12:00.

Ferizaj / 02.06.2026 – 12:00

” Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se shtëpia e tij është përfshirë nga zjarri. Sipas dëshmitarëve dyshohet se një person i dyshuar mashkull kosovar e ka shkaktuar zjarrin, i cili është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Continue Reading

Trending