Connect with us

Kosovë

Në Merdarë sekuestrohen mbi 119 mijë euro të padeklaruara

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se në dalje të pikës kufitare në Merdarë ka sekuestruar mbi 119 mijë euro të padeklaruara në një veturë me targa të Serbisë dhe me drejtues e pasagjer me shtetësi serbe .

“Me datën 03.07.2025 rreth orës 21:30, në dalje të pikës kufitare Merdare, zyrtarët policorë kufitarë kanë përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë të kontrollit, automjetin me targa të Serbisë me drejtues si dhe pasagjer meshkuj me shtetësi të Serbisë, pasi që fillimisht pasagjeri kishte deklaruar se posedonte 18 000 euro me vete.

Gjatë kontrollit të detajuar nga ana e policëve kufitarë dhe zyrtarëve doganorë, në vende të ndryshme: në trupin e drejtuesit të automjetit, në një çantë në ulësen e prapme, poshtë ulëses së pasagjerit dhe në kulmin e automjetit/panoramën lëvizëse janë gjetur gjithsej 119,180 (njëqind e nëntëmbëdhjetë mijë e njëqind e tetëdhjetë) euro, kartëmonedha (10, 20, 50, 100 dhe 200-she) të padeklaruara”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të gjitha mjetet monetare të padeklaruara janë sekuestruar përkohësisht dhe u janë dorëzuar zyrtarëve doganorë për trajtim dhe procedim të mëtutjeshëm.

Kosovë

Igor Popoviq arrestohet për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar ndihmësdrejtorin e të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Igor Popoviq, pas një fjalimi që ka mbajtur kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hoçë të Madhe të Rahovecit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, pas intervistimit ai është dërgua në mbajtje, ndërkaq në cilësinë e provave materiale i janë sekuestruar përkohësisht dy telefona celularë.

Popoviq po dyshohet për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”, pasi gjatë fjalimit të tij në Hoçë të Madhe, e ka cilësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si organizatë terroriste, duke i krahasuar veprimet e saj me ato çka po ndodhin në Gazë.

Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla  tha se zyrtari i Qeverisë së Serbisë është ndaluar në pikën kufitare të Bërnjakut dhe më pas është dërguar në stacionin policor në Mitrovicën e Veriut. Ndaj tij pritet të merren masa sipas ligjeve në fuqi në vendin tonë.

Kosova, si shtet demokratik dhe sovran, nuk do të tolerojë fyerje dhe përdhosje të historisë e çka më pak të luftës së udhëhequr nga UÇK-ja, ka shthënë Sveçla.

Continue Reading

Kosovë

Një muaj paraburgim togerit Bojan Jevtiq, i dyshuar për spiunazh

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar një muaj paraburgim policit Bojan Jevtiq, të dyshuar për veprën penale të spiunazhit.

Në vendim, gjykata ka vlerësuar se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate sepse nëse i pandehuri lihet në liri, ekziston rreziku i ikjes, mund t’i shmanget procedurës penale dhe se i njëjti do të jetë i pakapshëm për organet e drejtësisë, duke qenë se ai dyshohet për vepër penale të një rrezikshmërie shumë të lartë.

Gjykata po ashtu vlerësoj se nëse i pandehuri lihet në liri, i njëjti mund të ndikojë në prova dhe në dëshmitarë si dhe mund të përsëris veprën e njëjtë penale ose mund të kryejë sërish vepra tjera penale në rrethana të njëjta ose më të rënda.

Gjykata konsideron se pesha e veprës penale është e natyrës së rëndë, andaj caktimi i masës së paraburgimit është masë e domosdoshme në këtë rast penal dhe se cdo masë tjetër do të ishte e pamajftueshme për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale, pengimin e rrjedhës normale të kësaj procedure penale si dhe pengimin e përsëritjes së veprave penale.

Togeri  Bojan Jevtiq, i cili mbante pozitën e shefit të operativës në policinë kufitare në pikën kufitare Dheu i Bardhë, është arrestuar më  17 korrik, dhe është ndaluar për 48 orë. Në Prokurorinë Speciale kanë bërë të ditur se pas aksionit të bastisjes nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë dhe Inspektorati Policor në shtëpinë e policit janë gjetur dokumente të klasifikuara.

#

Continue Reading

Kosovë

Shoqatat e dala nga lufta: Vendimi i sotëm ngre shqetësime serioze për paanshmërinë e Speciales

Published

on

Organizata e Veteranëve, Shoqata e Invalidëve dhe Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së kanë shprehur shqetësim për rrëzimin e mocionit të paraqitur nga mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së pranë Dhomave të Specializuara në Hagë.

Në një njoftimin për media thuhet se  ky vendim është zhgënjyes dhe ngjall shqetësime serioze për drejtësinë dhe paanshmërinë që kjo gjykatë pretendon ta përfaqësojë.

“Rrëzimi i mocionit është mesazh negativ për drejtësinë. Kur përballë fakteve, dëshmive dhe shkeljeve procedurale mohohet edhe një shqyrtim i drejtë i mocioneve mbrojtëse, krijohet përshtypja e një procesi të njëanshëm dhe të orientuar politikisht. Qëndresa jonë nuk do të ndalet.

UÇK-ja dhe drejtuesit e saj nuk kanë nevojë për mëshirë, por për një gjykim të drejtë, të barabartë dhe të bazuar në të vërtetën historike të luftës për liri. Gjykata nuk mund të mbyllë sytë para realitetit që e njeh bota se UÇK-ja ishte forcë çlirimtare”, thuhet në njoftim.

Ndër tjera, këto organizata i bëjnë thirrje opinionit publik dhe komunitetit ndërkombëtar që të mos bien pre e “një narrative të shtrembëruar” pasi sipas veteranëve, kjo gjykatë po rrezikon të shndërrohet në mjet për rishkrim të historisë, e jo në garanci të drejtësisë.

Continue Reading

Trending