Connect with us

Kosovë

“Drejtësi për Agonin”: Protestë në Lipjan pas vdekjes së 27-vjeçarit

Published

on

Në paraditen e së shtunës është mbajtur një protestë paqësore në qytetin e Lipjanit me thirrjet për drejtësi në rastin e vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahut, më herët gjatë javës, pasi është ndaluar nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Pesë zyrtarëve të Policisë së Kosovës që e kanë ndaluar të ndjerin më 7 korrik u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, meqë dyshohen për kryeje të veprës penale “vrasje nga pakujdesia”.

“Drejtësi për Agonin” dhe “Poshtë brutaliteti policor”, kanë qenë disa prej thirrjeve të dëgjuara në protestën e 12 korrikut.

“Sot nuk jemi mbledhur për urrejtje. Sot jemi këtu për të kërkuar drejtësi. Sot jemi këtu për Agonin, një djalë, një jetë, një zë që nuk mund të heshtet. Jemi këtu, sepse drejtësia nuk është privilegj, por e drejtë. Jemi këtu, sepse dhimbja e familjes së Agonit është dhimbja jonë kolektive”, ka thënë vëllai i Agonit para pjesëmarrësve.

Rasti ka marrë vëmendje të konsiderueshme pasi nga pamjet e shpërndara në mediat sociale, që thuhet se janë nga rasti në Lipjan, viktima duket me duar të lidhura dhe në gjunjë, ndërsa më pas bartet me auto-ambulancë.

Policia ka thënë se Zejnullahu dyshohet se ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe duke sulmuar automjete e kalimtarë, kur është ndaluar nga autoritetet e rendit.

Mbrojtja e të pandehurve ka thënë më 9 korrik, pas seancës dëgjimore se nuk beson që zyrtarët e suspenduar kanë kontribuuar apo shkaktuar rastin e vdekjes.

Më 10 korrik, Argjend Gashi ka dhënë dorëheqje nga pozita e komandantit të Policisë për rajonin e Lipjanit dhe kërkesa i është miratuar.

Zyrtarë të lartë shtetërorë, përfshirë presidenten e vendit, Vjosa Osmani, kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe ministrin e Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, kanë bërë thirrje për hetime dhe zbardhje të rastit.

Pjesëtarë të shoqërisë civile kanë shprehur shqetësim për mënyrën se si policia e ka menaxhuar rastin në Lipjan.

Ata kanë vënë në dyshim nëse policët e përfshirë kanë pasur trajnim të mjaftueshëm, pasi trajnimi i tyre në Kosovë është zvogëluar nga gjashtë në tre muaj.

Ekspertët vlerësojnë se kjo periudhë e shkurtër trajnimi nuk është e mjaftueshme për të përballuar situata komplekse në terren.

\Radio Evropa e Lirë

Kosovë

Janë ekzekutuar shtesat prej 100 eurosh për fëmijë

Published

on

Ministri nё detyrё për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, njoftoi se sot janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro pёr pensionistёt dhe fёmijёt.

Ditë më parë, qeveria nё detyrё e Kosovёs vendosi pёr ekzekutimin e pakos pёr pёrballje me inflacionin 2.0 e cila parasheh mbёshtjetje pёr pensionistë, fёmijё, lehona, student aktiv, punёtorё privat dhe për familjet nё nevojё.

Continue Reading

Kosovë

Shtesat prej 100 € për pensionistët dhe fëmijët ekzekutohen para festës së Bajramit

Published

on

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se ekzekutimi i shtesave prej 100 € për pensionistët dhe fëmijët, do të bëhet me fillim të javës së ardhshme, mundësisht para festës së Bajramit.

Përmes një video-postimi, Murati tha se javën tjetër do të hapet aplikimi për masën e mbështetjes për studentët dhe punëtorët jashtë sektorit publik, ndërsa ekzekutimi do të bëhet pasi të përfundojë verifikimi i të dhënave.

Ai shtoi se të drejtën për të përfituar mbështetjen kanë studentët aktiv dhe të rregullt në vitin akademik 2025-2026, të gjithë të punësuarit në sektorin privat por dhe ata të ndërmarrjeve publike që nuk paguhen nga buxheti i shtetit e që fitojnë më pak se 1 mijë euro pagë mujore.

Continue Reading

Art & Showbiz

Ambasada e Francës uron regjisoren Blerta Basholli dhe ekipin e filmit “DUA”, për çmimin e fituar në Festivalin e Kanës

Published

on

Ambasada e Francës në Kosovë përmes një postimi, ka uruar regjisoren Blerta Basholli dhe ekipin e filmit “DUA”, për fitimin e çmimit SACD  në Festivalin e Kanës.

“Urime Blerta Basholli, regjisore dhe skenariste, & Nicole Borgeat, bashkë-skenariste, për suksesin e filmit DUA, i vlerësuar me SACD Award në edicionin e 65 të Semaine de la Critique – Cannes në Festivalin e Kanës .

Një sukses i madh për kinematografinë kosovare. Ju lumtë!” thuhet mes tjerash në postim.

Continue Reading

Trending