Connect with us

Kosovë

Rufki Suma certifikohet si kandidat i pavarur për kryetar të Hanit të Elezit

Published

on

Ish-kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, do të hyjë në garë për të parin e kësaj komune në zgjedhjet lokale të tetorit.

Ai, sot është certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si kandidat i pavarur për kryetar të Hanit të Elezit.

Këtë vendim, Suma thotë se e mori pas pranimit të mbi 1200 nënshkrimeve nga qytetarët e kësaj komune.

“Të nderuar qytetarë të Hanit të Elezit, pas pranimit nga ana e juaj të listës me mbi 1200 nënshkrime për kandidimin tim për kryetar të komunës së Hanit të Elezit si Kandidat i Pavarur dhe pas certifikimit nga ana e KQZ-së, nën moton ‘Gjithnjë në shërbim të popullit’, unë kam vendosur t’i hyj garës për kryetar të komunës së Hanit të Elezit në zgjedhjet që do të mbahen me 12 tetor të këtij viti”, tha Suma në një postim në Facebook.

Rufki Suma ka qenë kryetar i komunës së Hanit të Elezit për tre mandate radhazi, nga viti 2009 deri në vitin 2021 .

Kosovë

Janë ekzekutuar shtesat prej 100 eurosh për fëmijë

Published

on

Ministri nё detyrё për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, njoftoi se sot janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro pёr pensionistёt dhe fёmijёt.

Ditë më parë, qeveria nё detyrё e Kosovёs vendosi pёr ekzekutimin e pakos pёr pёrballje me inflacionin 2.0 e cila parasheh mbёshtjetje pёr pensionistë, fёmijё, lehona, student aktiv, punёtorё privat dhe për familjet nё nevojё.

Continue Reading

Kosovë

Shtesat prej 100 € për pensionistët dhe fëmijët ekzekutohen para festës së Bajramit

Published

on

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se ekzekutimi i shtesave prej 100 € për pensionistët dhe fëmijët, do të bëhet me fillim të javës së ardhshme, mundësisht para festës së Bajramit.

Përmes një video-postimi, Murati tha se javën tjetër do të hapet aplikimi për masën e mbështetjes për studentët dhe punëtorët jashtë sektorit publik, ndërsa ekzekutimi do të bëhet pasi të përfundojë verifikimi i të dhënave.

Ai shtoi se të drejtën për të përfituar mbështetjen kanë studentët aktiv dhe të rregullt në vitin akademik 2025-2026, të gjithë të punësuarit në sektorin privat por dhe ata të ndërmarrjeve publike që nuk paguhen nga buxheti i shtetit e që fitojnë më pak se 1 mijë euro pagë mujore.

Continue Reading

Art & Showbiz

Ambasada e Francës uron regjisoren Blerta Basholli dhe ekipin e filmit “DUA”, për çmimin e fituar në Festivalin e Kanës

Published

on

Ambasada e Francës në Kosovë përmes një postimi, ka uruar regjisoren Blerta Basholli dhe ekipin e filmit “DUA”, për fitimin e çmimit SACD  në Festivalin e Kanës.

“Urime Blerta Basholli, regjisore dhe skenariste, & Nicole Borgeat, bashkë-skenariste, për suksesin e filmit DUA, i vlerësuar me SACD Award në edicionin e 65 të Semaine de la Critique – Cannes në Festivalin e Kanës .

Një sukses i madh për kinematografinë kosovare. Ju lumtë!” thuhet mes tjerash në postim.

Continue Reading

Trending