Connect with us

Ferizaj

Thirrje për ndihmë: Togerja Syzana Krasniqi nga Ferizaj ka nevojë për mbështetje për shërim

Published

on

Humanisti ferizajas Agon Zhinipotoku ka bërë sot një thirrje publike për ndihmë financiare në mbështetje të togeres së Policisë së Kosovës, Syzana Krasniqi, e cila po trajtohet për kancer në mushkëri në një spital privat në Shkup.

Togerja Krasniqi, 57 vjeçe, ndodhet në repart intensiv prej një jave, ndërsa Zhinipotoku, njofton se kostoja e një nate trajtimi arrin në 850 euro.

Familja e saj, e cila deri tani ka mbuluar të gjitha shpenzimet, tashmë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të mbuluar mjetet e nevojshme për vazhdimin e trajtimit.

Togerja Syzana Krasniqi ka shërbyer për 25 vite në Policinë e Kosovës në Ferizaj, ku njihet për përkushtimin, ndershmërinë dhe gatishmërinë për t’u shërbyer qytetarëve.

Zhinipotoku u ka bërë thirrje qytetarëve që me mundësitë që kanë të ndihmojnë Syzanën përmes llogarisë bankare të bashkëshortit të saj, në mënyrë që ajo të mund të vazhdojë trajtimin.

Të dhënat e llogarisë bankare:
Banka: Credins Kosove
Emri: Flurim Krasniqi
Llogaria Bankare për transfer nga brenda Kosovës: 2382800001031669
KODI SWIFT: CDISXKPRXXX
Llogaria Bankare për transfer nga jashtë Kosovës: XK052382800001031669

Continue Reading

Ferizaj

Gjobitet me 500 € për ndezje zjarri në Sojevë të Ferizajt

Published

on

Një banor i fshatit Sojevë të Ferizajt është ndëshkuar me 500 €  gjobë nga Policia e Kosovës për ndotje të mjedisit dhe rrezikim nga përhapja e zjarrit.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se rasti është raportuar të dielën mbrëma, më 16.08. 2026.

“Zyrtarët policorë të stacionit në Ferizaj, me datën 16.08. 2026, rreth orës 22:00, kanë pranuar ankesa nga qytetarët për djegie të materialeve të ndryshme në një oborr, në rrugën “Bau Beiden”, në fshatin Sojevë.

Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka identifikuar personin e dyshuar, SH.SH., 55-vjeçar.

Për shkak të ndotjes së mjedisit dhe rrezikut që zjarri paraqiste për pronat përreth, ndaj tij, në bazë të Ligjit Nr. 08/L-071, neni 49, është shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 eurosh” thuhet mes tjerash në njoftim.

Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin veprimet që mund të shkaktojnë zjarre, ndotje të mjedisit apo rrezikim të pronës dhe jetës së qytetarëve, veçanërisht gjatë temperaturave të larta.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen 5 persona në Ferizaj, të dyshuar për “Vrasje në tentativë”

Published

on

Policia në Ferizaj ka njoftuar se 5 persona janë dërguar në mbajtje kurse një tjetër është dërguar për trajtim në QKUK, si pasojë e pjesëmarrjes në rrahje që ndodhi pas një mosmarrëveshjeje në orët e hershme të së martës.

Sipas policisë, në rrahjen e dhunshme ishin përfshirë pesë meshkuj kosovarë dhe një shtetas i huaj derisa në vendngjarje është sekuestruar një kaçavidë.

Tre nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor në Ferizaj, ndërsa njëri nga ta është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

Rasti po hetohet si “Vrasje në tentativë”. Me vendim të prokurorit, pesë të dyshuar janë intervistuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari që gjendet në QKUK nuk është intervistuar për arsye të gjendjes shëndetësore.

Continue Reading

Ferizaj

Bëhet i ditur identiteti i viktimave të aksidentit tragjik në Gjermani

Published

on

Në aksidentin tragjik të komunikacionit, që ndodhi ditë më parë në afërsi të Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari, humbën jetën Tahir Tahiri, 61 vjeç, Gentian Tahiri, 34 vjeç dhe Laurent Aliu, 16 vjeç, që të tre nga lagjja Nuhaj e fshatit Komogllavë të Ferizajt.

Identiteti i të ndjerëve u bë i ditur në njoftimin mortor të publikuar në faqen e fshatit Komogllavë, ku më tej thuhet se data dhe koha e ceremonisë së varrimit  do të bëhet e ditur sapo të merren vendimet përkatëse.

Të ndjerët humbën jetën teksa po ktheheshin nga Kosova drejt vendit ku jetonin në Gjermani.

Continue Reading

Trending