Connect with us

Kosovë

Shkaku i zjarreve mbyllet pika kufitare në Glloboqicë me Maqedoninë e Veriut

Published

on

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se është mbyllur përkohësisht pika kufitare në Glloboqicë mes Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas njoftimit zyrtar, pika kufitare u mbyll rreth orës 15:40 se, për shkak të një zjarri të madh që është afruar pranë rrugës së fshatit Jazhincë dhe rrezikut të shtuar për sigurinë.

“Ju njoftojmë se rreth orës 15:40, nga pala maqedonase jemi informuar se për shkak të zjarrit të madh që është afruar afër rrugës së fshatit Jazhincë, dhe rrezikut të krijuar nga përhapja e tij, me urdhër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Shtabit të Krizave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, është mbyllur përkohësisht pika kufitare RKS–RMV në Glloboqicë”, thuhet në njoftimin e Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar.

Kosovë

Janë ekzekutuar shtesat prej 100 eurosh për fëmijë

Published

on

Ministri nё detyrё për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, njoftoi se sot janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro pёr pensionistёt dhe fёmijёt.

Ditë më parë, qeveria nё detyrё e Kosovёs vendosi pёr ekzekutimin e pakos pёr pёrballje me inflacionin 2.0 e cila parasheh mbёshtjetje pёr pensionistë, fёmijё, lehona, student aktiv, punёtorё privat dhe për familjet nё nevojё.

Continue Reading

Kosovë

Shtesat prej 100 € për pensionistët dhe fëmijët ekzekutohen para festës së Bajramit

Published

on

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se ekzekutimi i shtesave prej 100 € për pensionistët dhe fëmijët, do të bëhet me fillim të javës së ardhshme, mundësisht para festës së Bajramit.

Përmes një video-postimi, Murati tha se javën tjetër do të hapet aplikimi për masën e mbështetjes për studentët dhe punëtorët jashtë sektorit publik, ndërsa ekzekutimi do të bëhet pasi të përfundojë verifikimi i të dhënave.

Ai shtoi se të drejtën për të përfituar mbështetjen kanë studentët aktiv dhe të rregullt në vitin akademik 2025-2026, të gjithë të punësuarit në sektorin privat por dhe ata të ndërmarrjeve publike që nuk paguhen nga buxheti i shtetit e që fitojnë më pak se 1 mijë euro pagë mujore.

Continue Reading

Art & Showbiz

Ambasada e Francës uron regjisoren Blerta Basholli dhe ekipin e filmit “DUA”, për çmimin e fituar në Festivalin e Kanës

Published

on

Ambasada e Francës në Kosovë përmes një postimi, ka uruar regjisoren Blerta Basholli dhe ekipin e filmit “DUA”, për fitimin e çmimit SACD  në Festivalin e Kanës.

“Urime Blerta Basholli, regjisore dhe skenariste, & Nicole Borgeat, bashkë-skenariste, për suksesin e filmit DUA, i vlerësuar me SACD Award në edicionin e 65 të Semaine de la Critique – Cannes në Festivalin e Kanës .

Një sukses i madh për kinematografinë kosovare. Ju lumtë!” thuhet mes tjerash në postim.

Continue Reading

Trending