Connect with us

Kosovë

Policia zbulon 18 emigrantë ilegal në autobusin e linjës Mitrovicë – Beograd

Published

on

Policia e Kosovës ka ndaluar në tentim kontrabandimi me emigrantë te paligjshëm, afër pikës kufitare Kosovë – Serbi në Jarinjë.

Sipas policisë, të dielën, gjatë kontrollit në autobusin e linjës Mitrovicë–Beograd, është konstatuar se në katin e parë të autobusit ndodheshin tetë udhëtarë të rregullt të regjistruar në listën zyrtare, ndërsa në katin e dytë u gjetën 18 shtetas të huaj, të paregjistruar dhe pa të drejtë hyrjeje apo kalimi në territorin e Republikës së Kosovës.

Hetimet e para dhe intervistat me personat përgjegjës tregojnë një përpjekje të qëllimshme për kontrabandim të migrantëve. Pronari i kompanisë, G. A., dhe shoferi B. D., kanë tentuar të shmangin përgjegjësinë, por provat dhe verifikimet tregojnë përfshirje direkte në organizimin e transportit të migrantëve në mënyrë të paligjshme.

Nga verifikimi i dokumenteve rezulton se:

– Pesë shtetas palestinez kishin hyrë në Kosovë me pasaporta jordaneze përmes Aeroportit të Prishtinës më 23.08.2025.

-Gjashtë shtetas nga Bangladeshi posedonin viza pune, por ishin subjekt i vendimeve për largim nga Kosova.

-Shtatë shtetas egjiptian kishin hyrë në Kosovë përmes Shqipërisë dhe synonin kalimin në Serbi dhe më tej drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Viktimat janë trajtuar sipas procedurave ligjore nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj e Policisë së Kosovës, kurse të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës dhe janë dërguar në mbajtje, njoftoi policia.

Kosovë

Ilir e Rrahim Abdullahu dënohen me nga 18 vjet burgim për vrasjen e Triumf Rizës

Published

on

Ilir dhe Rrahim Abdullahu janë dënuar me nga 18 vjet burgim për vrasjen e zyrtarit policor Triumf Riza.

Aktgjykimi është shpallur sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Gjatë shpalljes së vendimit, kryetari i trupit gjykues, Avni Syla, bëri të ditur se Ilir Abdullahut i vazhdohet masa e paraburgimit, ndërsa Rrahim Abdullahut i caktohet paraburgimi. Të dyja masat do të jenë në fuqi deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Në shpalljen e aktgjykimit, Rrahim Abdullahu nuk ishte prezent në sallë, ndërsa i pranishëm ishte i bashkëakuzuari i tij, Ilir Abdullahu.

Polici Triumf Riza ishte vrarë më 30 gusht 2007, në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Për këtë rast, më herët është dënuar edhe Arben Berisha me 35 vjet burgim për kryerje të vrasjes, ndërsa Enver Sekiraqa, për nxitje të vrasjes, është dënuar me 25 vjet burgim.

Sekiraqa ndodhet në arrati që nga 17 maji 2024, kur ishte liruar nga paraburgimi pas ndryshimit të masës së sigurisë.

Continue Reading

Kosovë

Një shtetas i Kosovës ekstradohet në SHBA për krime kibernetike

Published

on

Një shtetas i Kosovës është ekstraduar  për në SHBA, pasi që i njëjti kërkohej nga autoritetet amerikane për përfshirje në veprat penale që ndërlidhen me krimet kibernetike.

I dyshuari iu dorëzua mëngjesin e sotëm njësisë U. S. Marshall të SHBA-së, në ANP “Adem Jashari”, bëri të ditur Policia.

Në njoftim nuk u dhanë informacione për identitetin, moshën apo hollësi tjera për personin e ekstraduar.

Por, Policia e Kosovës tha se do të vazhdojë shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë, me qëllim të parandalimit dhe hetimit të krimit, si dhe gjurmimit dhe arrestimit të personave të kërkuar brenda dhe jashtë vendit

Continue Reading

Kosovë

Çitaku e quan vendimin e speciales të turpshëm dhe të papranueshëm

Published

on

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, e ka quajtur të turpshëm e të papranueshëm vendimin e Dhomave të Specializuara për dënimet ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit në rastin për pengim të drejtësisë.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku tha se vendimi i sotëm vetëm sa e ka thelluar mosbesimin në drejtësinë e administruar nga kjo gjykatë. Sipas saj, drejtësia nuk mund të ketë standarde të ndryshme për ata që gjykohen dhe një tjetër për ata që gjykojnë.

“Shpreh zhgënjimin dhe shqetësimin tim të thellë për vendimin e sotëm të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, në procesin për pengim të drejtësisë. Kontestimet procedurale, proceset e njëpasnjëshme dhe zvarritjet shumëvjeçare i kanë thelluar pikëpyetjet tona serioze për administrimin e drejtësisë të kësaj Gjykate”, ka thënë ajo duke shtuar se padrejtësisë do t’i përgjigjemi me qëndresë, mobilizim dhe përkushtim të palëkundur shtetëror e mbarëkombëtar.

“Me veprime konkrete politike, juridike e diplomatike. Me vendosmëri, deri në fund”, ka shkruar Çitaku.

#

Continue Reading

Trending