Connect with us

Ferizaj

Shpërndahen ndihma për 200 familje nevojtare

Published

on

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale së bashku Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë shpërndarë 200 pako ushqimore për familjet skamnore të Ferizajt.

Mërgim Sojeva nga Qendra për Punë Sociale në Ferizaj, tha se për shkak të gjendjes së rëndë sociale në të cilën ndodhen këto familje, nuk kanë munguar as vështirësitë për përzgjedhjen e familjeve përfituese.

 “Këtë shpërndarje e ka bërë donatori Emiratet e Bashkuara Arabe me seli në Podgoricë, kanë bërë marrëveshje me Ministrinë e Mirëqenies Sociale, 1400 pako janë në total dhe një ndër qendrat është përzgjedhë edhe Ferizaj me 200 pak ushqimore vlera e secilës pako është 20 euro, ne falënderojmë donatorin që në këtë muaj e zbut gjendjen e rasteve sociale dhe shpresoj që ta kemi bërë zgjedhjen e drejtë”, tha Sojeva.

Familjet përfituese u shprehen falënderuese ndaj donatorëve për këto ndihma.

“Qysh po muj po jetoj, kush po mundet po më ndihmon, gjenden e kam mjaftë të vështirë, faleminderit shumë për këto ndihma”, tha Shafije Sahiti.

“Mirë na ndihmojnë sado pak bile na e zbutin këtë gjendje, unë vetëm me social jam, problem shumë me ia dalë”, tha një tjetër përfitues.

“Faleminderit shumë nga këta donatorë, gjendjen nuk e kam edhe shumë të mirë e këto ndihma pak e zbutin gjendjen në të cilën jemi”, tha Ibrahim Misini.

Sipas të dhënave të Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, në Ferizaj janë rreth  980 familje që marrin asistencë sociale.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

“Ecim me policinë tonë” – Aktivitet në shënim të Ditës së Çlirimit të Ferizajt

Published

on

Në shënim të Ditës së Çlirimit,  Stacioni policor në Ferizaj, organizon më 12 Qershor ecjen e përbashkët me Forcën e Sigurisë, institucionet lokale, shoqërinë civile, klubet sportive dhe organizatat e ndryshme.

Në njoftim bëhet e ditur se aktiviteti do të nisë nga Palestra e Sporteve “Bill Clinton”, fiks nga ora 08:30 dhe do të përmbyllet në Parkun e Lirisë, ku do të organizohet një koktej rasti, si dhe do të zhvillohen rrëfime historike nga pjesëmarrësit dhe diskutime të hapura mbi rëndësinë e kësaj dite dhe vlerat e saj.

Bashkohuni me ne në Ecjen për Lirinë – në rrugëtimin e përbashkët në nderim të Ditës së Çlirimit”, thuhet mes tjerash në ftesën e Stacionit policor të Ferizajt.

Continue Reading

Ferizaj

Raportohet zhdukja e një djali në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se një djalë është raportuar i zhdukur në Ferizaj.

Zhdukja e të riut është raportuar të martën mbrëma, rreth orës 18:00.

“Më 10.06.2026 një femër kosovare ka raportuar se djali i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet i dyshuari për shkaktim të zjarrit në një shtëpi në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar si zjarrvënës pasi një shtëpi është përfshirë nga zjarri në Ferizaj.

Sipas raportit 24 orësh të policisë rasti ka ndodhur të martën, në ora 12:00.

Ferizaj / 02.06.2026 – 12:00

” Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se shtëpia e tij është përfshirë nga zjarri. Sipas dëshmitarëve dyshohet se një person i dyshuar mashkull kosovar e ka shkaktuar zjarrin, i cili është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Continue Reading

Trending