Connect with us

Ferizaj

Policia shpërndanë maska për qytetarët e Ferizajt

Published

on

Për dallim prej herave të tjera kur qytetarët që nuk mbanin maskë dënoheshin nga Policia, sot pikërisht ata që përkujdesen për respektimin e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, morën iniciativë që t’iu shpërndajnë maska qytetarëve në sheshin e Ferizajt.

Ky aksion i policisë u realizua nga Shoqata e Grave Police e cila funksionon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës. Maskat që sot u dhuruan nga Policia, janë donacion i Ambasadës Amerikane.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, tha se qytetarët tashmë janë vetëdijësuar për mbajtjen e maskës, mirëpo ka edhe të  atillë që nuk po i respektojnë vendimet e qeverisë lidhur me  masat anti-covid.

“Në bashkëpunim me Shoqatën e Grave Police dhe Ambasadën Amerikane jemi duke shpërndarë maska për qytetarë për të treguar se edhe ne  dëshirojmë të kontribuojmë në këtë situatë të krijuar. Është  e kënaqëshme bartja e maskave nga ana e qytetarëve, janë vetëdijësuar mjaft shumë, por ka edhe persona që nuk i përfillin këto vendime, kështu në 24 orëshin e fundit kemi pasur të shqiptuara 63 fletëparaqitje për kundërvajtje, pra për mosmbajtje të maskave si dhe kemi dhënë 43 vërejtje”, tha Gashi.

Qytetarëve ferizajas iu pëlqeu ky aksion i Policisë.

“Mirë është shumë, është aksion shumë i mirë”, tha një qytetar.

“Aksion i mirë e i vlefshëm, meqë është obligative mbajtja e maskave qytetarët duhet t’i respektojnë këto vendime, aksioni është me vend, duhet respektuar uniforma”, tha Ramadan Miftari, qytetar.

“Është shumë i mirë ky aksion sepse jo të gjithë kanë mundësi të blejnë maska“, tha një tjetër qytetar.

Ky aksion i Policisë që është mbështetur nga Ambasada Amerikane, do të vazhdoj në të gjitha qytetet e Kosovës.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet i dyshuari që sulmoi dhe lëndoi rëndë një person tjetër

Published

on

Policia e Ferizajt ka arrestuar një person, të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se rasti ndodhi të hënën mbrëma, 09.02.2026, rreth orës 22:30

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj, i sekuestrohen drogë, para dhe armë

Published

on

Një person është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin për veprat penale “Posedim i narkotikëve” dhe “Posedim i paautorizuar i armës”.

Në raportin 24 orësh, policia tha se gjatë kontrollit të të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar dy qese me peshë 1.75 gram kokainë, një epruvetë me kokainë me peshë rreth 10.68 gram si dhe 6155 euro para të gatshme.

“Në konsultim me prokurorin është bërë kontrolli ne zyrën si dhe në shtëpinë e tij ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë rreth 19.10 gram,  një revole me një karikator dhe katër fishekë, një veturë, gjashtë telefona celular, para në prerje letre rreth 7535 euro dhe 20 durham, një sprej si dhe dy fletore me shënime”, thuhet mes tjerash në raport..

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Brenda javës së kaluar policia në Ferizaj shqiptoi 1567 gjoba dhe pezulloi 21 patentë shoferë

Published

on

Gjatë javës së kaluar, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1.567 gjoba për kundërvajtje në trafik si dhe ka pezulluar 21 patenta për shoferët që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Po ashtu, në këtë periudhë kohore janë regjistruar gjithsej 35 aksidente. Në 12 prej tyre kanë mbetur të lënduar 15 persona, ndërsa 23 aksidente të tjera ishin vetëm me dëme materiale

Sipas statistikave të publikuara, vetëm gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka gjobitur 6,914 shoferë për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion, që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar paraqet rritje prej 45.3%.

Continue Reading

Trending